Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelenskyy: Në Zvicër do të shkruhet historia
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelenskyy: Në Zvicër do të shkruhet historia
BoteLajmi i fundit

Konferenca e paqes për Ukrainën, Zelenskyy: Në Zvicër do të shkruhet historia

Published: June 15, 2024
Shpërndaje

Në Luzernë të Zvicrës nisi sot një takim dyditor lidhur me arritjen e paqes në Ukrainë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Por ekspertët dhe kritikët thonë se në takim pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë.

Në Zvicër nisi të shtunën një takim dyditor, ku synohet të hidhën hapat e parë drejt paqes në Ukrainë edhe pse ekspertët dhe kritikët thonë se pritet pak përparim, ndërsa Rusia nuk po merrë pjesë. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskyy tha gjatë një konference shtypi me Presidenten zvicerane Viola Amherd, se në këtë takim do të “shkruhet historia”. Ai tha se ky takim kishte arritur suksesin e pritshëm. “Ne kemi arritur t’i kthejmë botës idenë se përpjekjet e përbashkëta mund të ndalojnë luftën dhe të vendosin një paqe të drejtë. Unë besoj se ne do të dëshmojmë që historia po bëhet këtu në këtë takim”, tha zoti Zelenskyy.

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris njoftoi më shumë se 1.5 miliardë dollarë ndihmë pjesërisht për sektorin energjetik të Ukrainës dhe situatën humanitare. Zonja Harris e bëri njoftimin pas mbërritjes në takimin që filloi të shtunën në Luzerne të Zvicrës. “Kjo ndihmë do të ndihmojë Ukrainën t’i përgjigjet sulmeve të fundit të Rusisë ndaj infrastrukturës energjetike duke mbështetur riparimin dhe rimëkëmbjen e tyre, duke përmirësuar qëndrueshmërinë e Ukrainës ndaj ndërprerjeve të furnizimit me energji dhe duke hedhur bazat për riparimin dhe zgjerimin e sistemit energjetik të Ukrainës”, thuhet në një deklaratë të lëshuar nga zyra e nënpresidentes amerikane.

- Publicitet -

Ajo njoftoi gjithashtu se 379 milionë dollarë do të jepen si ndihmë humanitare nga Departamenti i Shtetit dhe Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar për të ndihmuar refugjatët dhe njerëzit e tjerë të prekur nga lufta.

Zyrtarët zviceranë presin që në këtë konferencë të marrin pjesë rreth 50 krerë shtetesh dhe qeverish. Rreth 100 delegacione, përfshirë udhëheqës të Bashkimit Evropianë dhe të Kombet e Bashkuara do të jenë të pranishëm.

Ekspertët thonë se mospjesëmarrja e Rusisë lë pak shanse për arritjen e një suksesi. Ndërkohë, Turqia dhe Arabia Saudite kanë dërguar ministrat e tyre të jashtëm, ndërsa vendet kryesore në zhvillim si Brazili, India dhe Afrika e Jugut do të përfaqësohen në nivele më të ulëta.

Pekini nuk po merr pjesë në këtë takim, me arsyetimin se është humbje kohe përderisa në të nuk merr pjesë Moska. Plani i paqes i Ukrainës i hartuar nga presidenti Zelenskyy, përshkruan 10 propozime që përmbledhin pikëpamjet e presidentit për t’i dhënë fund luftës kundër agresionit të Rusisë, tashmë në vitin e tretë.

Plani paraqet synime ambicioze, përfshirë tërheqjen e trupave ruse nga territori i pushtuar ukrainas, ndërprerjen e armiqësive dhe rivendosjen e kufijve shtetërorë të Ukrainës me Rusinë, përfshirë Krimenë. Ky është një rezultat i pamundur në këtë periudhë të kësaj lufte, pasi Ukraina nuk është në gjendje të negociojë nga një pozicion i fortë. Ushtria ruse ka epërsinë me fuqinë e zjarrit dhe numrin e trupave, ndërsa vrulli i Kievit është bllokuar nga vonesat e furnizimeve ushtarake perëndimore. Për këtë arsye ka të ngjarë që elementet më të diskutueshme të planit të mos debatohen, thonë ekspertët. Vetëm tri tema do të jenë në tryezën e takimit: siguria bërthamore, përfshirë centralin bërthamor të Zaporizhzhias të kontrolluar nga Rusia; ndihma humanitare; dhe siguria ushqimore, jo vetëm në Ukrainë, por globalisht, veçanërisht efektet e përhapura të luftës në prodhimin bujqësor dhe eksportet e Ukrainës.

Të premten, presidenti rus Vladimir Putin e quajti takimin e Zvicrës “një dredhi për të larguar vëmendjen”. Presidenti rus ofroi një plan për armëpushim në Ukrainë dhe nisjen e bisedimeve nëse Kievi fillon të tërheqë trupat nga katër rajonet e Ukrainës të aneksuara nga Moska në vitin 2022 dhe heqjen dorë nga planet për anëtarësim në NATO.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 27 qetshor 2026
  • Dilni, z.President!
  • Mazhoritari si “fjalëkalim” për normalitet demokratik dhe protesta që i ve kapak protestave
  • “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  • Protesta, Brukseli dhe BE!

Komentet e Fundit

  1. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. demo on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  3. Vlora 97 on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  4. Vl on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  5. Phoenix on “Si do bënim ne pa ty”, letra tallëse e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?