Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfirmohet/ Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi do mbahet në Galatsi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konfirmohet/ Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi do mbahet në Galatsi
AktualitetPolitike

Konfirmohet/ Takimi i Ramës me emigrantët shqiptarë në Greqi do mbahet në Galatsi

Published: May 9, 2024
Shpërndaje

Mediat greke shkruajnë se është vendosur që fjalimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi.

Mediat greke shkruajnë se është vendosur që fjalimi i kryeministrit Edi Rama me emigrantët shqiptarë në Greqi të mbahet në Galatsi.

Shkrimi i medias greke:

- Publicitet -

Në Galatsi do të zhvillohet tubimi ku kryeministri shqiptar Edi Rama do t’i drejtohet bashkatdhetarëve.

Sipas informacioneve të transmetuara nga televizioni MEGA, tubimi do të zhvillohet në stadiumin e brendshëm të zonës. Sipas të njëjtave informacione, leja është dhënë nga Shoqëria Shtetërore e Pasurive të Paluajtshme dhe marrëveshja është mbyllur nga personi privat që administron objektet olimpike në Galatsi.

Qëndrimi i qeverisë

Më herët, zëdhënësi i qeverisë vuri në dukje se qeveria greke është informuar për vizitën e Ramës – e cilësuar si private – të martën, më 7 maj. Vihet re se gjatë intervistës së tij në faqen protothema.gr, kryeministri Kyriakos Mitsotakis i është referuar vizitës në fjalë, duke theksuar se “ndoshta është e panevojshme”, megjithëse siç theksoi ai qeveria as nuk do ta ndalojë, as nuk do ta lehtësojë një ngjarje ku merr pjesë kryeministri shqiptar Rama.

“Nuk është një vizitë, do të thosha, me karakteristika dypalëshe. Ai vjen, e kuptoj, për të folur me bashkatdhetarët e tij. Ai ka të drejtë ta bëjë këtë. Përtej kësaj, mendoj se edhe ky është një opsion që në situatën aktuale, në funksion të zgjedhjeve europiane, më duket mjaft i panevojshëm”, tha kryeministri grek në mënyrë karakteristike dhe vazhdoi: “Qeveria greke nuk mundet, ne jemi demokraci. Ne nuk e ndalojmë të drejtën e tubimit e cila është e mbrojtur me kushtetutë, kështu që nuk i kushtoj aq rëndësi.”

Ai theksoi se qeveria nuk mund të ndalojë të drejtën e vizitës apo tubimit. “Ishte një zgjedhje e panevojshme. Kemi probleme në marrëdhëniet greko-shqiptare”, tha ai. Lidhur me tubimin, ai vuri në dukje se “sigurisht nuk është diçka që ne kemi ndonjë arsye të veçantë për ta lehtësuar. Ne as nuk do ta ndalojmë dhe as do ta lehtësojmë atë”.

Rama: Vizita ime nuk lidhet me çështjet e brendshme të Greqisë apo zgjedhjet europiane

Vetë kryeministri i Shqipërisë iu përgjigj kritikave që mori, duke theksuar se “siç ka theksuar me të drejtë kryeministri mundi dhe kontributi i çmuar i emigranëve është jo vetëm për vendin ku ata banojnë, por edhe për atdheun e tyre”.

Rama vuri në dukje se vizita e tij “nuk lidhet me çështjet e brendshme të Greqisë, zgjedhjet europiane në Greqi apo me narrativa specifike që mund të zgjojnë interesin e politikanëve grekë.”

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Ambasada e Izraelit në Portugali kërkon anulimin e koncertit të Kanye West
  • Tre anëtarë të një familje shqiptare humbin jetën në Gjermani
  • Nismë për Referendum pas rreth 70 ditësh protestë: Kërkohet shfuqizimi i ligjit që cenon Zonat e Mbrojtura
  • Episodi që trazoi verën e BE-së
  • “Smart City” premton siguri në shkolla, por kush e garanton sigurinë nga kamerat?

Komentet e Fundit

  1. K R on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”
  2. xxx on Gjykata e Tiranës lë në burg aktivisten turke, pavarësisht azilit politik nga Franca
  3. demo on Një simptomë e skemës së PPP-ve, me kosto të tjera të larta financiare për taksapaguesit
  4. lato on Ndotja kërcënon ambicien tonë për t’u kthyer në destinacion turistik në Adriatik
  5. Dashi on “Evis kujdes, nuk është thjesht vrimë…”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?