Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Elbasan dhe Pogradec
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Elbasan dhe Pogradec
AktualitetKronike

Konfiskohen pasuritë e Florenc Çapjas në Elbasan dhe Pogradec

Published: January 27, 2023
Shpërndaje

Policia e Shtetit ka konfiskuar pasuritë e Florenc Çapjas në Elbasan dhe Pogradec.

Në vijim të operacionit ‘Golden Bullet’ janë konfiskuar 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec.

Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan, nën drejtimin e SPAK. Pasuritë e konfiskuara sipas Policisë janë në pronësi të Çapjas, i cili është i shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë.

- Publicitet -

Pasuritë e sekuestruara:

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec;

-Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2;

-Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan;

-Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan.

Njoftimi i Policisë:

Policia e Shtetit/Konfiskohen 5 ambiente (4 banesa dhe 1 aktivitet tregtar) dhe 4710 m2 sipërfaqe toke, të ndodhura në Elbasan dhe në Pogradec, si rezultat i hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”. Hetimet e thelluara u zhvilluan nga Drejtoria Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me DVP Elbasan, nën drejtimin e SPAK-ut. Pasuritë e konfiskuara, në pronësi të një shtetasi në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë dhe në pronësi të familjarëve të tij. Njësia “E” për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Drejtorinë Hetimore në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në vijim të hetimeve të thelluara në kuadër të operacionit policor të koduar “Golden Bullet”, ka referuar materialet në Prokurori për iniciimin e një procedimi pasuror dhe në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në zbatim të vendimit të datës 09.12.2022, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, kanë konfiskuar pasuri të paluajtshme, në pronësi të shtetasit F. Ç., 42 vjeç (në kërkim ndërkombëtar për vrasje të dyfishtë) dhe të familjarëve të tij, konkretisht:

-Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe 500 m2, në Udënisht, Pogradec; -Pasuri e llojit truall me sipërfaqe 36.2 m2 dhe ndërtesë me sipërfaqe 25.73 m2, në lagen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; -Pasuri e llojit arë+truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 1756 m2, truall me sipërfaqe 450 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 214 m2; -Pasuri e llojit godinë banimi, me sipërfaqe trualli 498.8 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 293.8 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; -Pasuri e llojit truall+ndërtesë, me sipërfaqe totale 360 m2 dhe sipërfaqe ndërtese 120 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 720 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 764 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; -Pasuri e llojit arë, me sipërfaqe totale 1380 m2, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan; -Subjekt me aktivitet lavazh dhe bar-kafe, në lagjen “Emin Matraxhiu”, Elbasan. Vijon puna për gjurmimin dhe konfiskimin e pasurive të tjera me burime kriminale, të cilat ky shtetas mund t’i ketë regjistruar në emër të tij apo të familjarëve të tij. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Florenc Çapja është i akuzuar për vrasjen e babë e birm Nezir dhe Gentian Beqiri në 2012 në Elbasan. Ndaj tij gjithashtu ka nisur edhe një hetim nga SPAK për vrasje të mbetur në tentativë ndaj Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut të Elbasanit, Qazim Sejdini.

Si ndodhi vrasja e babë e bir në Elbasan?

Gjithçka nisi pas vrasjes së Sokol Çapjas në Elbasan, më 26 dhjetor të vitit 2005. Gentian Beqiri bashkë me babain e tij është një nga autorët e vrasjes së Sokol Çapjas. Në 26 dhjetor të vitit 2005, në një lokal pranë universitetit të Elbasanit, tre persona qëlluan ndaj Sokol Çapjas. Autorët pasi hynë në lokal iu kërkuan të klientëve që të shtriheshin ndërsa iu drejtuan Sokol Çapjes dhe e plagosën atë, i cili më pas vdiq në spital. Të dyshuar për këtë krim, policia arrestoi Armand Hasanin, kunati i Fadil Memës Dritan Shemen, si dhe Gentian Beqirin, i njohur edhe me emrin Ardian Meta. Vrasja e Gentian Beqirit dhe babit të tij, Nezirit ndodhën në vitin 2012. Ky i fundit ishte i njohur edhe si një nga miqtë e ngushtë të Fadil Memës. Për këtë krim, policia arrestoi Arben Jaçen dhe Florenc Çapjen, ndërsa në kërkim Jorgo Leka. Edhe në këtë rast ashtu si në rastin e Rexhepit, personat u lanë të lire për mungesë provash. Jaçe pati pretenduar se gjithçka ndaj tij ishte një inskenim pa asnjë provë. Ndërsa Bardhi në dëshmi ka deklaruar se bashkë me Lekun qëlluan Gentianin.Më pas Jorgo Leku ka qëlluar babain e tij. Vrasja është kryer me sende të forta si rrahje dhe mbytje me jastëk.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 11 korrik 2026
  • Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit

Komentet e Fundit

  1. PANO HALLKO on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  2. Esat on Mazhoritari dhe kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës (nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep)
  3. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  5. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?