Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran
AktualitetBote

Konflikti në Lindjen e Mesme, Trump konsideron sekuestrimin e uraniumit në Iran

Published: March 31, 2026
Shpërndaje

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli po vazhdojnë sulmet e tyre masive në Iran, ndërsa lufta hyn në javën e saj të pestë. Po a po planifikon Presidenti i SHBA, Donald Trump një  ofensivë tokësore në Iran ? Sipas Wall Street Journal, që citojnë zyrtarë amerikanë,  Presidenti i SHBA, Donald Trump  aktualisht po vlerëson se sa e rrezikshme do të ishte një operacion për nxjerrjen e uraniumit për trupat tokësore. Thuhet se Presidenti ende nuk ka marrë një vendim. Megjithatë, Trumpi është përgjithësisht i hapur ndaj kësaj ideje, pasi një operacion ushtarak i tillë mund t’i ndihmojë të arrijë qëllimin e tij kryesor – pra, të parandalojë që Irani të prodhojë ndonjëherë armë bërthamore.

Përpara se Izraeli dhe Shtetet e Bashkuara të nisnin sulmet ajrore kundër Iranit qershorin e kaluar, gjatë të cilave u bombarduan tre objekte bërthamore, vendi zotëronte, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), më shumë se 400 kilogramë uranium me një pastërti prej 60%. Për prodhimin e armëve bërthamore, kërkohet një pastërti mbi 90%. Sipas vlerësimit të Drejtorit të Përgjithshëm të IAEA-së, Grossi, uraniumi ndodhet kryesisht në tunele nëntokësore dhe vende depozitimi në objektet bërthamore të Isfahanit dhe Natanzit, të dyja të cilat u bombarduan nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli  qershorin e kaluar.

Ishulli Kharg në fokus të planeve për ofensivë tokësore

- Publicitet -

Washington Post kishte raportuar më parë gjithashtu për planet për një ofensivë tokësore. Planet janë tashmë në një fazë të avancuar dhe përfshijnë operacione tokësore nga forcat speciale dhe trupat tokësore konvencionale në ishullin Kharg – i cili është jetik për eksportet e naftës iraniane – si dhe në vende bregdetare pranë Ngushticës së Hormuzit, raporton gazeta. Vetë Trumpi mbeti i paqartë kur foli për Financial Times: “Ndoshta do ta marrim ishullin Kharg, ndoshta jo. Ne kemi shumë opsione.” Irani trajton rreth 90 për qind të eksporteve të tij të naftës përmes Khargut. “Për të qenë i sinqertë, do të preferoja ta largoja naftën nga Irani,” tha Presidenti amerikan.

Pentagoni kishte urdhëruar dislokimin e rreth 10.000 trupave të trajnuara për kapjen dhe sigurimin e territorit. Sipas ekspertëve, një sulm ndaj Khargut do të ishte i rrezikshëm. Pasi të ishte kapur dhe pushtuar ishulli, ushtarët amerikanë mund të bëheshin objektiv i lehtë për sulmet iraniane.

Irani paralajmëron SHBA të mos nisë ofensivë tokësore

Kryetari i Parlamentit iranian, Ghalibaf i ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara kundër përshkallëzimit. Ai pretendoi se Uashingtoni po sinjalizonte një gatishmëri për të negociuar, por po planifikonte fshehurazi një sulm tokësor. Ai e përshkroi këtë si taktikë diversioni. Irani tha se është i përgatitur dhe nuk do të pranojë asnjë poshtërim. Zëdhënësi i forcave të armatosura iraniane i tha transmetuesit shtetëror IRIB se një ofensivë tokësore ose pushtimi i çdo pjese të territorit iranian do të ishte një “ëndërr e kotë” – dhe se ata thjesht po prisnin një veprim të tillë.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Largimi i Arlinda Pogajt, Jonaid Myzyri emërohet në krye të Operatorit të Blerjeve të Përqendruara
  • VIDEO: Protestuesi i veçantë, me dhi para Kryeministrisë
  • VIDEO: Presidenti i SHBA dhe Iranit nënshkruajnë marrëveshjen që synon t’i japë fund luftës
  • Shtrenjtohet më tej Shqipëria, çmimet e ushqimeve kalojnë për herë të parë mesataren e BE
  • Sot seancë plenare, zbardhet rendi i ditës, çfarë pritet të diskutohet në Kuvend

Komentet e Fundit

  1. Phoenix on Shkrihet’ kadastra e Dibrës, 14 urdhër-arreste për zyrtarë, mes tyre kandidati për deputet
  2. Tutu on Rama: Pasuritë tona lakmohen nga Kina dhe Rusia
  3. Kavaja on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”
  4. Trapajane hesapi on The Economist: Revolta e brezit të ri në Tiranë, kundër një elite që kapardiset me pasurinë
  5. Tefta on Largimi që ka hapur një “Kuti Pandore”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?