Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Mjekëve specialistë do t’u rritet paga me 50 mijë lekë të reja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Mjekëve specialistë do t’u rritet paga me 50 mijë lekë të reja
KryesorePolitike

Kongresi i Shëndetësisë, Rama: Mjekëve specialistë do t’u rritet paga me 50 mijë lekë të reja

Published: March 6, 2023
Shpërndaje

Ditën e sotme çeli punimet Kongresi i Parë i Shëndetësisë, i cili do të mbahet në datat 6 dhe 7 në Pallatin e Kongreseve në Tiranë. Kryeministri i vendit, Edi Rama fjalën e tij e nisi duke falënderuar bluzat e bardha të të gjitha nivelet për punën dhe përkushtimin e treguar në shërbim të qytetarëve.

Ai tha se sot ka një kapital njerëzor në shëndetësi, i cili është i mirëtrajtuar në të gjitha aspektet.

“Dua t’i falënderoj të gjithë bluzat e bardha, për mundin, përkushtimin dhe për rezultatet e arritura në një fushë, e cila çdo ditë ju përball me domosdoshmërinë për të garantuar jetën dhe shëndetin e njerëzve tanë. Kemi një kapital njerëzor në shëndetësi, shumë më të qëndrueshëm, shumë më të mirë të trajtuar dhe shumë më garanci për të sotmen dhe të nesërmen”, tha Rama.

- Publicitet -

Në kushtet globale, ku gara mes vendeve të zhvilluara për të siguruar mjekë është rritur ndjeshëm, Rama u shpreh se kjo duhet të rrisë vigjilencën e vendit tone për të mbajtur kapitalin njerëzor

“Të gjitha vendet, kanë hyrë në një fazë ku nevoja për të siguruar personel shëndetësor po bëhet gjithmonë dhe më therëse, edhe si rezultat i plakjes së popullsisë dhe i rritjes së nevojës së kujdesit shëndetësor dhe social.

Rama theksoi se duke filluar nga 30 prilli, mjekët specialistë do të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Ai shtoi se do të mbajnë zotimin për mjekët dhe specialistët e tjera për rritje page me 7%, ashtu sikurse është deklaruar edhe më parë.

Ne duhet të garantojmë pagë dinjitoze. Në këtë prill,  mjekët specialistë do fillojnë të marrin 50 mijë lekë të reja plus në pagën e tyre. Janë 6 mijë dollarë në vit, nëse aritmetika është e saktë. Dmth janë nga muaji prill, Do të mbajmë zotimin për rritjen 7% të rritjes së pagës për mjekët specialistë dhe të tjerët”, tha Rama.

“Nëse në muajin prill, ne ngjitemi lart në pagat e rajonit, e barazohemi me Serbinë, të njëjtën gjë do bëjmë edhe me pagat e tjera brenda këtij mandati, por kjo është lufta ime, duke nisur nga 2024. Kjo ua bën Kongresin më të ëmbël dhe qëndrimin këtu sado të gjatë më të rehatshëm, se kështu do shtyni ditët kur të merrni plusin mbi pagën”, tha Rama.

j.l./ dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?