Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontrabanda e naftës, Konfindustria: Përveç goditjes së buxhetit, dëmtohet konkurrenca
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kontrabanda e naftës, Konfindustria: Përveç goditjes së buxhetit, dëmtohet konkurrenca
AktualitetEkonomi

Kontrabanda e naftës, Konfindustria: Përveç goditjes së buxhetit, dëmtohet konkurrenca

Published: March 12, 2023
Shpërndaje

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vend  Në një njoftim për mediat, kreu i Konfindustrias thotë se vlera e shitjes me pakicë e sasisë së kapur arrin në 45-55 milionë euro.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

DEKLARATA E KONFINDUSTRIAS

- Publicitet -

Konfindustria kërkon marrjen e masave të jashtëzakonshme kundër kontrabandës masive të karburanteve në vend.

Konfindustria vlerëson, se mbështetur vetëm në të dhënat e bëra mediatike të institucioneve shtetërore, në një periudhë 4-5 mujore janë sekuestruar mbi 35-45 mijë tonë karburant kontrabandë të kapur në anije tregëtare në Portin e Porto Romanos/Durrës. Vlera e shitjes me pakicë e sasisë së mësipërme shkon në 45-55 milion euro.

Nga sasia e mësipërme, vlera e kontrabandës/fshehjes së detyrimeve fiskale, që duhet të derdheshin në buxhetin e shtetit, mund të shkojë në 30-40 milionë euro. Sa më sipër, vjen si pasojë e drejtëpërdrejtë e shkallës së lartë të taksimit të karburanteve në Shqipëri si dhe subjektivizmit dhe korrupsionit të agjensive përgjegjëse shtetërore.

Vlerësohet, se sasitë e karburanteve të kapura në përgjithësi vijnë si pasojë e sinjalizimeve të agjensive të specializuara ndërkombëtare për shkak të shkeljes së embargos nga vende si Libia, Rusia, Irani, etj. Fitimi real në këto raste për kompanitë është shumë i lartë për shkak, se çmimi i blerjes është pothuaj 1/3 e cmimit të bursës ndërkombëtare, ndërkohë që çmimet e krahësimore të shitjes në tregun e Shqipërisë janë nga më të lartat në nivel kontinenti.

Sasitë e mësipërme janë vetëm pjesa e kontrabandës së karburanteve të kapur në anije transportuese. Këtu nuk përfshihet kontrabanda e anije transportuese, që nuk janë kapur. Gjithashtu, nuk përfshihen sasitë e karburanteve të kontrabanduara me anije peshkimi, nga rafineritë e vendit, lëvizjet ndërkufitare, etj.

Sasia e vërtetë e kontrabandës së karburanteve në Shqipëri është mjaft e lartë. Krahasimi i konsumit të karburanteve ndërmjet Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë tregon, se vlera e kontrabandës mund të shkojë mbi 300 milion euro/vit.

Konfindustria vlerëson, se shkalla e lartë e “fshehjes fiskale” pasojë e kontrabandës masive të karburanteve, përveç dëmtimit të rëndë të buxhetit të shtetit, shkakton edhe prishje dhe çrregullime të rënda të konkurrencës ndërmjet bizneseve në gjithë sektorët e ekonomisë shqiptare më pasoja shkatërrimtare në afatgjatë.

m.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kur pushteti i një njeriu djeg sërish Tiranën: Historia përsëritet 30 vite më pas
  • Pamje apolitike nga Tirana! Fiken dritat në bulevard, protestuesit hedhin molotovë dhe pllaka guri drejt policisë (VIDEO)
  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit lotsjellës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?

Komentet e Fundit

  1. populli on Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  2. + on Tirana në flakë
  3. xxx on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. Kumlla avdalle on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. info analitike on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?