Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kontratat në shëndetësi, deputetët e PS ftesë opozitës për vizitat në institucionet zbatuese
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kontratat në shëndetësi, deputetët e PS ftesë opozitës për vizitat në institucionet zbatuese
AktualitetPolitike

Kontratat në shëndetësi, deputetët e PS ftesë opozitës për vizitat në institucionet zbatuese

Published: May 10, 2024
Shpërndaje

Anëtarët e mazhorancës në Komisionin Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check up në Shëndetësi, nëpërmjet një shkrese zyrtare ftojnë përfaqësuesit e opozitës në këtë komision të zhvillojnë sëbashku vizitat në institucionet zbatuese të kontratave objekt i hetimit parlamentar.

Shkresa për marrjen e masave i drejtohet sekretarit të Përgjithshëm të Kuvendit, Genc Gjonçaj dhe kryetares së Komisionit Hetimor, Albana Vokshi. Bashkëlidhur shkresës është edhe programi i vizitave me lokacionet dhe datat përkatëse.

“Duke ripërsëritur edhe një herë tjëtër vullnetin e mazhorancës në Komisionin Hetimor parlamentar, për të zbatuar vendimin e Kuvendit të datës 21.03.2024, në zbatim të Planit të Hetimit të miratuar në mbledhjen e datës 25.04.2024 dhe kalendarit bashkëlidhur tij, ne anëtarët e komisionit kemi planifikuar vizita në institucionet shtetërore përfituese të dy kontratave objekt i hetimit parlamentar, si dhe intervistimin e mundshëm të drejtuesve përkatës, sipas programit bashkëlidhur”, thuhet mes të tjerash në shkresën e anëtarëve të mazhorancës.

- Publicitet -

Në vijim të dokumentit të dorëzuar zyrtarisht në Kuvend, deputetët e shumicës theksojnë se “nëpërmjet këtij njoftimi jo vetëm kemi si qëllim informimin e kolegëve në komision dhe ftesën ndaj tyre për t’ju bashkuar vizitave dhe intervistave në institucionet përkatëse, por edhe informimin e strukturave administrative të Kuvendit të marrin masat logjistike, administrative dhe financiare, për lëvizjen e deputetëve si dhe për evidentimin dhe dokumentimin e këtyre vizitave dhe intervistave në këto institucione”.

Referuar kalendarit vizitat janë parashikuar të zhvillohen në Tiranë dhe qytete të tjera të vendit, në qendrat dhe institucionet që po zbatojnë kontratat koncensionare të sterilizimit dhe kontrollit bazë mjekësor.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Meloni i përgjigjet urimit të Ramës
  • Zjarri në Fier, ministri publikon pamjet: 55 efektivë dhe 2 helikopterë në terren
  • VIDEO: Pamje të frikshme me dron, si dukej Himara nën pushtetin e zjarrit shkatërrues
  • Dyshohen si piromanë për zjarrin që përfshiu Himarën, pas çobanit Policia shoqëron edhe dy persona të tjerë
  • “7 fëmijët e Ursulës të ulen në tryezë!” Rama nga Italia: Ja si duhet të funksionojë integrimi gradual dhe zgjerimi i BE

Komentet e Fundit

  1. demo on Rama reagon për zjarret në Himarë: Nis vlerësimi i dëmeve, dëmshpërblim për të prekurit
  2. Mutdhënësi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  3. nje shqiptar on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  4. MAKS on Sherri i biznesmenëve në Vlorë, Rama: Toka do shpronësohet, do kthehet në ullishte
  5. Ardi on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?