Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore
Kronike

Korrupsion zgjedhor në Universitetin e Elbasanit ende pa filluar fushata zgjedhore

Published: May 30, 2024
Shpërndaje

Përjashtim i kandidatit për të siguruar fitore pa garë në Universitetin e Elbasanit

Kush po e pengon të futet në fushatë zgjedhore kandidaten për postin e rektorit të universitetit të Elbasanit?

Ajo çka po ndodh në këtë universitet që ka shqetësuar opinionin akademik dhe intelektual të qytetit, lidhet me pengesat për të shmangur nga gara për postin e Rektorit të këtij universitetit të kandidates Profesoreshës së nderuar Majlinda Perriu, duke mos e miratuar si Kandidate  me një vendim të paligjshëm të KIZ(Komisioni Institucional Zgjedhor) të këtij universiteti, Komision që i merr urdhërat direkt nga zv.rektorja nga Rektori aktual, për të favorizuar zv. rektoren e tij e cila kandidon për postin e rektorit, duke synuar të realizojnë formulën e riciklimit të njëri tjetrit.

- Publicitet -

Shkelja e parë: KIZ, ka tejkaluar kompetencat  duke dhënë vendime në shkelje të Ligjit të Arsimit të Lartë, Rregullores Zgjedhore të Universitetit(Kreu II, neni 6/g) ku citohet se “KIZ regjistron kandidatët për rektor…”, dhe jo gjykon kandidatët, duke marrë  rolin e gjykatës duke interpretuar edhe ligjet për institucionet e tjera jo universitare.

Kështu, me vendim  Nr. 12 të datës 26.05.2024 KIZ ka vendosur të mosmiratojë regjistrimin e kandidaturës për të marrë pjesë në zgjedhjet për postin e rektorit, të profesoreshës me një karrierë 25 vjeçare në fushën e arsimit Majlinda Perriu, pavarësisht përmbushjes nga ana e saj të të gjithë dokumentacionit të përcaktuar në rregulloren e zgjedhjeve të universitetit.

Shkelja flagrante: në këtë vendim të KIZ thuhet se; aktualisht kandidatja ushtron detyrën e Prefektit të Qarkut, ndërkohë që është lehtësisht e vërtetueshme se me Vendim të Këshillit të Ministrave, znj. Majlinda Perriu është liruar nga ky pozicion më dt. 24.05.2024, VKM Nr. 314, pra 2 ditë përpara se të merrej vendimi i KIZ i datës 26 maj.

Është e pakonceptueshme dhe e papranueshme se si mund të merret ky vendim nga KIZ më 26.05.2024, datë kur Zj Majlinda Perriu nuk rezulton më në pozicionin e pretenduar nga vendimi i KIZ, gjë që tregon se jo vetëm nuk është bërë asnjë verifikim në këtë rast, por vendimi është marrë në mënyrë arbitrare, madje dhe pa kërkuar asnjë informacion sqarues nga kandidatja në fjalë. Ku e gjen guximin ky komision të shkelë Vendimet e Qeverisë dhe të vendosë padrejtësisht për skualifikimin e një pedagogeje me titullin akademik “Professor” që plotëson të gjitha kriteret.

Kërkojmë ndërhyrjen e menjëhershme të Ministrisë së Arsimit, të instancave kompetente ligjzbatuese, për të hetuar dhe për të vënë para përgjegjësisë paligjshmërinë dhe shkeljet e të drejtës demokratike për zgjedhje të ndershme dhe të lira në universitetin e Elbasanit.

I bëjmë thirrje Ministrisë së Arsimit të ngrijë procesin zgjedhor në universitetin e Elbasanit për postin e rektorit, deri në një interpretim juridik të bërë nga strukturat juridike të kësaj ministrie, kërkesë që duhej të ishtë bërë nga vetë universiteti i Elbasanit.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on “Si do bënim ne pa ty”, letra e arkitektit holandez për Ramën: Mos bëj më zgjedhje, shpallu mbret se ke shumë shije
  2. L.H on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  3. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on Vajzat e Revolucionit të Flamingove
  4. demo on Një turist në protestë
  5. Vlora 97 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?