Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kostot e prodhimit u rriten me 2.8% në janar-mars, përpunimi i ushqimeve me vlera më të larta
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kostot e prodhimit u rriten me 2.8% në janar-mars, përpunimi i ushqimeve me vlera më të larta
AktualitetEkonomi

Kostot e prodhimit u rriten me 2.8% në janar-mars, përpunimi i ushqimeve me vlera më të larta

Published: June 6, 2024
Shpërndaje

Kostot e prodhimit në tremujorin e parë të vitit 2024 u rriten me 2.8%, një tregues që sinjalizon rritjen e çmimeve në tregjet e pakicës në të ardhmen. Sipas INSTAT një vit më parë ky ndryshim ishte 9,4%. Indeksi i Çmimeve të Prodhimit në tremujorin e parë 2024 shënoi rritje me 1,1%, krahasuar me tremujorin e katërt 2023.

Krahasuar me tremujorin e parë 2023, rritja më e madhe e çmimeve prej 7,2% vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe me ajër të kondicionuar”, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,9%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,8% dhe “Industri përpunuese” me 1,2%.

Brenda seksionit “Industri përpunuese” rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve të duhanit” me 4,5%, pasuar nga aktivitetet “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 4,1%, “Prodhimi i pijeve” me 3,8%, “Metalurgjia” me 3,1%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 2,6%, “Prodhimi i drurit dhe produkteve prej druri dhe dushku, përveç mobiljeve” me 2,2%, etj.

- Publicitet -

Nga ana tjetër, ulja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetin “Prodhimi i produkteve mineralë jo metalikë” me 2,5%, pasuar nga “Prodhimi i pajisjeve elektrike” me 2,2%, “Prodhimi i produkteve optikë, elektronikë, kompjuterikë” me 2,0% “Përpunimi i tekstileve” me 1,6%, “Prodhimi i kimikateve dhe produkteve kimike” me 1,1%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje me 3,5%. Rritja më e madhe e çmimeve vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 10,5%, pasuar nga seksionet “Industri nxjerrëse” me 3,8%, “Industria Përpunuese” me 1,2% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2023 shënoi rritje prej 0,5%. Rritja më e madhe e çmimeve është shënuar në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 4,0%, pasuar nga seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 3,9%, “Industria Përpunuese” me 0,1%.

Nga ana tjetër, seksioni “Energjia elektrike, gazi, avulli dhe ajri kondicionuar” ka shënuar ulje me 1,3%.

Krahasuar me tremujorin e katërt 2023, rritja më e madhe prej 1,9% vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 1,9%, pasuar nga seksionet “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 1,6%, “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” me 1,2% dhe “Industri Përpunuese” me 0,8%. Brenda këtij seksioni rritja më e madhe e çmimeve vërehet në aktivitetet “Metalurgjia” me 2,9%, “Përpunimi i produkteve ushqimore” me 1,7%, “Shtypshkrimi dhe rigrupimi i mediave të regjistruara” me 1,0%, etj.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për tregun vendas krahasuar me tremujorin e katërt 2023, indeksi shënoi rritje me 0,9%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 2,0%, pasuar nga seksionet “Industri Nxjerrëse” me 1,3%, “Industria Përpunuese” me 0,4% dhe “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,2%.

Indeksi i Çmimeve të Prodhimit të produkteve për eksport krahasuar me tremujorin paraardhës shënoi rritje me 0,3%. Rritja më e madhe vërehet në seksionin “Industri Nxjerrëse” me 2,5 %, pasuar nga seksioni “Energjia elektrike, gaz, avull dhe ajër i kondicionuar” me 0,1%. Nga ana tjetër seksioni “Furnizimi me ujë, aktivitete të trajtimit dhe menaxhimit të mbeturinave, mbetjeve” ka shënuar ulje me 0,9%.

Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kurthi i lidhjes së fatit të protestës me dorëheqjen e Ramës. Nëse ai është ai që protesta thotë, nuk e jep
  • Një rrëfim në korrikun e Aristidh Kolës: Ditëlindja e apostullit që zgjoi historinë e fjetur arvanitase
  • Samiti i unitetit politiko-ushtarak të Aleancës!
  • Misioni në Gaza, ministri Nufi: Shqipëria do dërgojë oficerët e shtabit
  • Mbi 113 mijë nxënës më pak dhe qindra shkolla të mbyllura në 10 vjet

Komentet e Fundit

  1. I juaji Edi Rama on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  2. Beluli on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  3. Komplotist i paparë on Mes tyre Shqipëria, kabllogram për 20 ambasada: Çfarë janë aktivistët “Antifa”, të cilat Trump kërkon t’i shpallë grupe terroriste
  4. durrsaku on Një cirk i dështuar
  5. Fjalë me vend on Një cirk i dështuar

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?