Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krahas asfaltimit të rrugës, tek Liqeni i Thatë do ndërtohen edhe 2 shkolla të reja  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Krahas asfaltimit të rrugës, tek Liqeni i Thatë do ndërtohen edhe 2 shkolla të reja  
AktualitetLajmi i fundit

Krahas asfaltimit të rrugës, tek Liqeni i Thatë do ndërtohen edhe 2 shkolla të reja  

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

Në vijim të aksionit për sistemimin e çdo aksi rrugor të lagjeve në kryeqytet, po vijon puna për asfaltimin e rrugicave edhe tek Liqeni i Thatë. Gjatë inspektimit të punimeve që po bëhen në këto rrugë, kryebashkiaku Erion Veliaj, bën me dije se paralelisht po zhvillohet edhe urbanizimi i plotë të lagjes, ku banorët nuk do të kenë më nevojë t’i marrin shërbimet në Njësinë 5.

“Kjo është një njësi, e cila ka marrë formë të ndërmjetme mes ish Komunës Farkë, ku janë dhënë shumica e lejeve të këtyre pallateve, nuk jam këtu për t’i gjykuar – dhe Njësisë 5, ku jepen shumica e shërbimeve. Vërtet lejet janë dhënë nga ish Komuna e Farkës, por shumica e shërbimeve jepen te Njësia 5. Lagja 13 është krijuar për t’i dhënë një dimension tjetër një komuniteti të ri, ku edhe investimet, edhe shërbimet bëhen nga e njëjta njësi. Lagja 13 duhet të ketë edhe një super fushatë investimesh. Disa rrugë janë të menaxhueshme – rruga e Liqenit të Thatë, rruga “Eduart Mano”, janë disa segmente ku po punojmë, ndërkohë kemi filluar disa degëzime rreth Kopshtit Botanik dhe Kopshtit Zoologjik,” u shpreh Veliaj.

Kreu i Bashkisë dha edhe dy lajme të rëndësishme për banorët e kësaj zone.  “Kam dy lajme të jashtëzakonshme për njësinë! Sapo kemi miratuar fondin, për një shkollë 9-vjeçare te Liqeni i Thatë, në cep të Kopshtit Botanik, në një pronë shtet. Nuk dua të alarmohet askush, që do të prishim Kopshtin Botanik. Bëhet fjalë për ta ndërtuar në një pronë të Bashkisë së Tiranës dhe për t’i dhënë zonës një shkollë 9-vjeçare dhe një kopsht, që do të shërbejë për të gjitha nevojat e zonës, ashtu siç kemi bërë edhe në disa zona të tjera, ku shkollën 9-vjeçare e kemi integruar me kopshtet. Lajmi i dytë i mirë është se te zona e Parkut Olimpik do të kemi gjimnazin “Dritëro Agolli”, tha Veliaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se po planifikohet edhe kthimi i një rruge me dy kalime për të çliruar trafikun në këtë zonë.

“Një lajm tjetër për zonën është se aksi i rrugës që shkon nga Liqeni i Thatë te Kopshti Zoologjik do të kthehet me dy kalime, që të sigurohemi që rrethrrotullimi i Kopshtit Zoologjik, edhe pse aty është bërë një parking për të çliruar trafikun, prapë ka shumë ngarkese, sidomos në kohën e pikut. Bëhet fjalë për orën 08:00 të mëngjesit, kur të gjithë shkojnë në punë, kopshte, shkolla, çerdhe dhe Sigurisht, ora 5-7 pasdite, kur të gjithë kthehen në shtëpi. Duke e kthyer rrugën me dy kalime javën tjetër besoj se do bëjmë prapë një shkarkim të trafikut, duke përdorur edhe autostradën që del te Radisoni dhe pastaj përdor le të themi rrugën dytësore, apo dhe atë nga drejtimi i Kopshtit Zoologjik drejt Liqenit të Thatë,” nënvizoi Veliaj.

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?