Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreditë me probleme i rikthehen rënies në qershor
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreditë me probleme i rikthehen rënies në qershor
AktualitetEkonomi

Kreditë me probleme i rikthehen rënies në qershor

Published: August 9, 2024
Shpërndaje

Huatë që nuk kthehen në afat në banka, në raport me totalin, i janë rikthyer rënies në qershor, pasi kishin shfaqur tendencë rritëse në dy muajt e mëparshëm. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, treguesi “Huatë me probleme (bruto) ndaj totalit të huave” zbriti në 4.7% në qershor, nga 4.81% që kishte qenë muajin e mëparshëm.

Gjithsesi ai mbetet mbi nivelin më të ulët historik prej 4.64%, që u arrit në mars 2024. Rritja e kredive me probleme në prill e maj duket se ishte e lidhur më shumë me efektin e rritjes së normave të interesit në euro, sipas analizave të Bankës së Shqipërisë.

Segmenti ku është vërejtur rritja e kredive me probleme është kryesisht kredia për blerjen e pasurive të paluajtshme në euro, veçanërisht në segmentin e individëve. Për Bankën e Shqipërisë një rritje ishte e pritshme, duke pasur parasysh rritjen e fortë të normave të interesit për monedhën europiane, deri vitin e kaluar.

- Publicitet -

Banka Qendrore Europiane rriti me një ritëm të shpejtë normën bazë të interesit, duke arritur nivelin rekord historik prej 4.5%, në vjeshtën e vitit të kaluar. Kjo rritje u përcoll në interesat e tregjeve financiare dhe në treguesin kryesor benchmark që përdoren për kuotimin e kredive me norma të ndryshueshme interesi në euro, Euriborin.

Në fund të shtatorit 2023, Euribori arriti nivelin 4.23%, më i larti në 15 vitet e fundit. Euribori 12-mujor është treguesi kryesor benchmark që përdoret për ndërtimin e kredive me norma të ndryeshueshme interesi edhe nga bankat shqiptare. Gjithsesi, qershori solli një stabilizim të këtij treguesi. Ndërkohë, sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për sektorin privat ka vijuar të ketë një ecuri pozitive në tremujorin e dytë.

“Ritmi i rritjes së kredisë ka ardhur në rritje, duke regjistruar nivelin 14.6% në muajin qershor. Zgjerimi i kredisë vijon të mbështetet – në masën më të madhe —nga rritja e shpejtë e portofolit të kredisë në lekë, në pasqyrim të nivelit të ulët të normave të interesit.

Po ashtu, zgjerimi i kredisë vijon të ketë një bazë të gjerë, duke mbuluar nevojat e bizneseve dhe të familjeve, si për investime ashtu edhe për konsum e kapital qarkullues. Në të njëjtën kohë, portofoli i kredisë vijon të ketë një cilësi të mirë, sikundër dëshmohet nga nivelet e ulëta të treguesit të kredisë me probleme”, sipas deklaratës së fundit të BSH-së./ Monitor

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Pas marrjes së kompetencave të Veliajt, nis aksioni i gjerë për pastrimin e Tiranës: Ndërhyrje në Bregun e Lumit dhe Urën e Kamzës
  • Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  • Të shtëna me armë zjarri në Korçë, autori dhe i plagosuri kushërinj
  • Si nisi saga e vrasjeve mes fisit Reçi dhe Bardhi, që vijon ende të marrë jetë
  • Shpërthim me tritol në Durrës, pronari i lokalit i dënuar për vrasjen e një klienti

Komentet e Fundit

  1. Prishtija on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  2. agron on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  3. Skypion on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  4. Gani USA on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur
  5. prehistoriku on Nga falsifikimet e Kadastrës, te plumbat në Radhimë: Prapaskena e konfliktit Muça-Bedinaj, qeveria dha leje në pronën e mbivendosur

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?