Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kremlini akuza Ukrainës: Sulm me dronë ndaj rezidencës së Putin, do hakmerremi
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kremlini akuza Ukrainës: Sulm me dronë ndaj rezidencës së Putin, do hakmerremi
AktualitetBote

Kremlini akuza Ukrainës: Sulm me dronë ndaj rezidencës së Putin, do hakmerremi

Published: December 30, 2025
Shpërndaje

Moska akuzon forcat ukrainase se kanë kryer një sulm me afro 100 dronë ndaj rezidencës së presidentit rus Vladimir Putin në rajonin e Novgorodit. Akuza u mohua menjëherë nga presidenca e Ukrainës.

“Janë vetëm gënjeshtra”, deklaroi presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky pak minuta më vonë, duke theksuar se një sulm i tillë do të mund të trondiste seriozisht negociatat që janë aktualisht në zhvillim për konfliktin.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, tha se Moska do të rishikojë pozicionin e saj negociues, duke e cilësuar situatën si “kalimin përfundimtar të regjimit të Kievit drejt një politike të terrorizmit shtetëror”.

- Publicitet -

Lavrov shtoi se “objektivat dhe afatet kohore” të një përgjigjeje ruse tashmë janë përcaktuar, por theksoi se Rusia nuk ka ndërmend të tërhiqet nga procesi negociues i lidhur me planin e paqes.

Nga ana tjetër, akuza ndaj Moskës erdhën edhe nga një ministër i qeverisë ukrainase, i cili i bëri thirrje botës të dënojë këtë që e quajti një “pretendim të rremë” për një sulm ukrainas ndaj rezidencës së Putinit.

“Rusia synon të krijojë një justifikim të rremë për sulme të tjera ndaj Ukrainës”, shtoi ai.

Rezidenca e Putinit që pretendohet se ishte në shënjestër të sulmit ndodhet pranë liqenit Valdai, afër fshatit Dolgiye Borody, brenda një parku kombëtar, dhe konsiderohet një rezidencë luksoze.

Edhe pse rezidenca zyrtare e presidentit rus është Kremlini, Putin zotëron disa vila të tjera nëpër Rusi, përfshirë edhe atë në Novo-Ogaryovo, në periferi të Moskës, e cila ishte shënjestër e një sulmi ukrainas në vitin 2023. Por ajo ishte një fazë tjetër e luftës.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • FOTO: Dhunohen të rinjtë italianë në Tiranë: Policët bënë sikur nuk panë gjë
  • Qeveria i jep OSHISH-it dializën dhe Check-Up-in pas mbarimit të koncesioneve
  • Cilat janë shërbimet sekrete më të forta në Europë?
  • Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  • U lirua nga burgu, reagon për herë të parë Ilir Beqaj

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Nga tuneli i Llogarasë te vila në Dhërmi: Si po thellohet dosja e SPAK për Belinda Ballukun
  2. Anonymous on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  3. Vl on Shqipëria “parajsë” për pensionistët amerikanë
  4. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës
  5. Dashi on 534 shkencëtarë nga 32 vende i kërkojnë qeverisë Rama të ndalojë projektet në deltën e Vjosës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?