Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kreu i SPAK Dumani merr pjesë në takimin e prokurorëve në Argjentinë, prioritet goditja e karteleve të narkotrafikut
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kreu i SPAK Dumani merr pjesë në takimin e prokurorëve në Argjentinë, prioritet goditja e karteleve të narkotrafikut
AktualitetKronike

Kreu i SPAK Dumani merr pjesë në takimin e prokurorëve në Argjentinë, prioritet goditja e karteleve të narkotrafikut

Published: April 14, 2023
Shpërndaje

Organizatat shqipfolëse kriminale janë kthyer në një problem për organet ligjzbatuese në Shqipëri, për shkak të importit të sasive të mëdha të drogës, por edhe fshehjes së të kërkuarve në Amerikën Latine. Për këtë qëllim, kreu i SPAK, Altin Dumani dhe shefi i Sektorit të Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Arben Kraja, kanë marrë pjesë në një takim koordinativ në Buenos Aires, Argjentinë, të organizuar nga Rrjeti kundër Drogës i Prokurorëve të Amerikës së Jugut, EUROJUST dhe EUROPOL. Në takim ishte prioriteti për bashkëpunim kundër rrjeteve kriminale ndërkombëtare me risk të lartë. “Në takimin koordinativ morën pjesë përfaqësues të prokurorive homologe nga vendet e BE, Itali, Spanjë, Holandë, Belgjikë, Gjermani dhe Portugali, ashtu si dhe nga agjencitë e BE-së, EUROJUST dhe EUROPOL, si dhe përfaqësues nga prokuroritë homologe nga Amerika e Jugut, Argjentinë, Brazil, Ekuador, Kolumbi, Panama, Paraguaj dhe Kosta Rika”, thuhet në njoftim. Qëllimi i organizimit të takimit ishte forcimi i koordinimit dhe bashkëpunimit ndërmjet prokurorëve të Amerikës së Jugut dhe Europës, nëpërmjet vendosjes së kontakteve të drejtpërdrejta, krijimi i skuadrave të përbashkëta hetimore (JIT), përdorimi i metodave speciale të hetimit, me synim goditjen e organizatave dhe rrjeteve ndërkombëtare me risk të lartë të krimit të organizuar, e që merren me trafikimin ndërkombëtar të lëndëve narkotike.

Pjesëmarrja e përfaqësuesve të SPAK në këtë takim u mundësua nga projekti “lufta kundër krimit të rëndë në Ballkanin Perëndimor”-IPA 2019. “SPAK ka prioritet luftën kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe në këto kushte pjesëmarrja në këtë takim ishte e një rëndësie të veçantë dhe shumë produktive”, theksonte njoftimi.

 

- Publicitet -

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Bie Netanyahu? Opozita izraelite bashkon forcat, nisin negociatat për koalicionin e madh
  • ​Dita e zgjedhjeve në SHBA
  • Ndihmoi Ergys Agasin gjatë kohës në arrati, lirohet nga qelia Embro Sulejmani
  • PRIZREN: Promovohet libri “Vallëzim me hënën” i shkrimtarit Namik Dokle, i botuar në Sarajevë
  • “Je transferuar me urdhër të Ramës”, Veliaj letër gjykatëses së GJKKO-së: Hetoni urdhrin

Komentet e Fundit

  1. Ish-naftetar on Trump e quajti “nevojtore”, kush është sekreti i një prej vendeve me mirëqenien më të lartë në botë
  2. Luan Myrtaj on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  3. Fieri 11 on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  4. RROFTË QENDRESA !!! on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit
  5. Kokpalari 21 janarit on Kutia e Pandorës që zbardhi një skemë të gjerë korrupsioni dhe pastrimi parash, në qendër të së cilës ndodhet ish-zëvendës kryeministrja e vendit

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?