Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Krizë botërore edhe për sheqerin? Çmimet rriten në nivelin më të lartë të 11 viteve
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Krizë botërore edhe për sheqerin? Çmimet rriten në nivelin më të lartë të 11 viteve
EkonomiKryesore

Krizë botërore edhe për sheqerin? Çmimet rriten në nivelin më të lartë të 11 viteve

Published: April 23, 2023
Shpërndaje

Çmimet e sheqerit u rritën pasi kërkesa në rritje u ndërlikua nga një perspektivë e përkeqësuar e motit. Analistët thonë se ka ende hapësirë që çmimet të rriten.

Kontratat e së ardhmes të sheqerit të papërpunuar, u rritën ditët e fundit në 24 cent për paund dhe arritën nivelin më të lartë të 11 viteve.

Girish Chhimwal, analist i sektorit në S&P, përmendi rreziqet e motit, që mundojnë prodhuesit kryesorë të sheqerit.

- Publicitet -

Rritja e kostove mund t’u kalojë konsumatorëve në formën e ëmbëlsirave më të shtrenjta.

“Rritja e çmimit të ëmbëlsirave dhe pijeve me bazë sheqeri, do të përfshijë rritjen e vlerës së sheqerit”, tha John Stansfield, analist në platformën e të dhënave të mallrave DNEXT.

Çmimet e produkteve ushqimore të përpunuara po rriten globalisht, shtoi Stansfield.

Shqetësimet e prodhimit

“Në javët e fundit, sezoni aziatik i shtypjes së kallamit, ka filluar të mbyllet dhe ne kemi parë rishikime të mëdha në rënie, të të korrave në vendet kryesore prodhuese, më së shumti në Indi, Tajlandë, Kinë dhe Pakistan”, tha Stansfield.

India është prodhuesi i dytë më i madh i sheqerit në botë pas Brazilit.

Stansfield shtoi se prodhimi më i ulët, u shoqërua nga një kulture e varfër e panxharit europian, që rezulton nga zvogëlimi i sipërfaqeve dhe thatësirës së rëndë në verë, si dhe kërkesa që vazhdon të rikuperohet nga periudha e Covid.

Rreth 80% e prodhimit global të sheqerit vjen nga kallami i sheqerit, sipas Organizatës Ndërkombëtare të Sheqerit, ndërsa 20% rrjedh nga panxhari.

Moti ekstrem mund t’i rrisë së tepërmi çmimet

Ndërsa Kina potencialisht mund të tërheqë rezervat shtetërore, për të lehtësuar presionin në tregjet globale, Chhimwal paralajmëron se ka shumë faktorë, që mund të rrisin çmimet.

“Sidoqoftë, rreziku i El Nino-s mbi perspektivën e prodhimit aziatik, mund të kompensohet në afat të mesëm dhe të çojë çmimet shumë më të larta”, paralajmëroi Chhimwal.

Sipas Administratës Kombëtare të Oqeanit dhe Atmosferës ka një shans 62% të kushteve të El Niño, nga maji deri në qershor.

Në varësi të reshjeve të musonit aziatik, tregu i sheqerit potencialisht mund të bëhet “shumë i paqëndrueshëm” dhe i nxitur nga moti në afat të mesëm, shtoi ai.

Shirat në prodhuesin numër një, Brazili, po ngadalëson gjithashtu fillimin e korrjes në prill.

Korrja e kallamsheqerit në rajonin jug-qendror të Brazilit – që përbën 90% të prodhimit të vendit – zgjat nga prilli në dhjetor dhe rendimenti i tij do të ishte një matës kyç për t’u monitoruar, tha analisti i mallrave i Fitch Solutions, Matthew Biggin.

Por “çmimet e sheqerit janë aq të larta tani, saqë edhe nëse çmimet ftohen ndjeshëm kur të korrat braziliane të dalin në treg, çmimet mund të konsiderohen ende të rritura mbi nivelet historike”, tha ai.

Një faktor tjetër, që shtyn rritjen e çmimeve, është vendimi i fundit i papritur i OPEC-ut për të ulur prodhimin e naftës me rreth 1.16 milionë fuçi në ditë.

“Vendimi i OPEC-ut dhe rritja e çmimeve të naftës, ka të ngjarë të mbajë çmimet të larta”, theksoi gjithashtu Biggin.

Shtytja drejt rritjes së mandateve të biokarburanteve do të vendosë gjithashtu një dysheme nën çmimet në një afat më të gjatë, tha Biggin.

Lajm i keq për disa

Ashtu si me çmimet më të larta të ushqimeve, vendet që përballen me nivele të larta të pasigurisë ushqimore, do të goditen më rëndë nga rritja e çmimeve të sheqerit, tha Chhimwal i S&P.

Kjo do të godasë “veçanërisht rëndë” vendet e Afrikës së Veriut dhe Afrikës Sub-Sahariane, ku konsumi i sheqerit dhe kërkesa për import janë të larta, tha ai.

“Konsumatori mesatar, tashmë po e sheh ndikimin e çmimeve më të larta”, tha Stansfield i DNEXT.

Burimi: CNBC

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 03 korrik 2026
  • Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  • Gjyqtarja e Kushtetueses: Arresti ndaj Erion Veliajt nuk është mbështetur në prova të mjaftueshme dhe konkrete
  • Dalin emrat e 12 oficerëve që mbetën të plagosur pas protestës para Kuvendit
  • Hapet zyrtarisht gara: 30 ditë kohë për të zgjedhur kryeprokurorin e ri

Komentet e Fundit

  1. K R on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  2. demo on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  3. Ela on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive
  4. Aldrin on Protesta para Kuvendit, Rama nga takimi me pensionistë: ‘Sorra dhe korba, monopolin e forcës e ka shteti, populli flet në zgjedhje”
  5. Doktori on Zv.Presidenti i PE e quan qeverisjen e Ramës “diktaturë”

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?