Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri dhe Penxherja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kryeministri dhe Penxherja
KryesoreLajmi i funditopinion

Kryeministri dhe Penxherja

Published: April 15, 2024
Shpërndaje

Nga Artan Xh. Duka

Botuar në DITA

Ndonse nuk i ka votat për reformimin e ligjit zgjedhor, Rama është ende në kohë të nxisë hapjen e bisedimeve për rishqyrtimin në themel të tij. Qartazi vëndi ka nevojë për sistem mazhoritar “vot-për-kok” që përmes përshtatjeve si votimi me dy raunde dhe plotësimi përpjestimor kombëtar, mundëson shanse për këdo dhe përfaqësim më të denjë të votuesit në Kuvënd.

- Publicitet -

Po nuk e bëri, do të mbahet mënd jo vetëm si kryeministri që u ul më gjatë në atë post por edhe si kryeministri që u fut gjithnjë nga… penxherja atje. Ndryshe nga Bashkia, Rama si kryeministër asnjëherë nuk pati tagrin e fituesit gojëplotë sa kohë i shmanget garës dhe fiton në hava në tavolinë me listat “spanjolle” të 2008. Sot kuvëndorët e qeveria janë të gjithë të poftisur nga dritarja. Nuk kanë guxuar deri më sot të trokasin në “derë” se druajnë se votuesi nuk ua hap dhe kanë gjetur karar pushtet e opozitë duke hapur dritaret kanat.

Janë bashkë, pa kanë kuptim!

Rama e Berisha nuk janë në ujdi sikundër përfolen nga syresh. Janë të papajtueshëm brënda asaj “varke” që vozitin bashkë duke trazuar e llokoçitur ujrat për qytetarët që e kanë marrë me not. Janë “jetik” për njëri-tjetrin. Një lloj binomi “quantum entanglement” i fizikës kuantike (lidhje mes dy entiteve, pavarësisht distancës ku çdo ndryshim në njërin prek dhe tjetrin), ndasi mes binjakësh “siamez” politik pa të cilin ata nuk pozicionohen dot ndryshe tek qytetari përballë.

Kjo lloj lidhje në “distancë” mes tyre si premisë dhe kusht për vegjetizmin e tyre politik, ky lloj eposi “Gjergji e Bajlozi” i tyre me shpurat pas po i kushton shumë shoqërisë e demokracisë.

Qytetari nuk ia ka borxh askujt cënimin e mirëqënies dhe mirëkuptimit shoqëror përmes çertifikimit të abuzimit, klientelizmit, nëpërkëmbjes së pronës e pasurisë publike e të tjerë litarë pafund etj të gjitha nën “emrin” e tij!

Politizimi i shoqërisë, ardhja si kali në lëmë i politikës, medias, opinionit për të njëjtat tipa, retorika, politika, një qeverisje që e ka shndërruar karshillëkun në rutinë, një opozitë që i ka mbetur “marshi” pas tek Berisha etj dhe që trazojnë më shumë se llagarojnë, janë mjerimi ynë i sotëm demokratik.

Nuk hapin udhë e media u jep një dorë!

Jeta nuk ka pse rrotullohet rreth Ramës e Berishës. Qytetari ka nevojë për një zë të tretë, ose më saktë, një të dytë sepse Rama e Berisha janë “sirenat” e së shkuarës për të cilët qytetari është vetëm “mish” për… politikë! Tregu politik ka sot boshllëk majtas dhe në qëndër të tij. PD, me vulë apo pa vulë dhe ajo Social-ishte, janë sot bashkë parti “majthtas”, një shartim frankeshtain populist politik që ironikisht vetëm qytetarin ka pas liste.

Ka kohë që në tregun politik lëvrojnë plot parti e politikanë të rinj por mjerisht ato akoma mbeten nën hije dhe larg tatimit të “pulsit” qytetar. Jo gjithmonë për kusuret e tyre. Sistemi hileqar zgjedhor që kemi sot, privilegjet financiare nga buxheti i shtetit për partitë historike, “eunikizimi” i medias etj nuk lënë shumë hapësirë për risinë në politikë.

Por ndërsa nuk pritet shumë nga dyshja e vjetër për garën e lirë në politikë, ajo që nuk shkon është anësia mediatike. Sot mikrofonat e kamerat shkojnë e vijnë sa nga dritarja e Berishës tek atletet e podcastet e Ramës, sa nga dhuna e oborrit e militantëve ndaj institucioneve, alpinizmi maleve e hekurave etj tek shfaqjet e asfalteve, kullave, projekteve, fletë-lavdërimet e “stemat” e botës etj. Shumë pak, për të mos thënë aspak mbulesë për zërin ndryshe dhe ata që mund të jenë një ditë politikanët e denjë që qytetari meriton.

Kjo prishje e barazpeshave nuk dëshmon liri të medias por vet-robëri të saj dhe klientelizëm ndaj politikës që fshihet pas botës së biznesit dhe reklamave. Gjë që nuk shkon kur dëgjon pastaj kundërshtitë ndaj projektligjeve për disinformim nga media e kapur që nuk vet-çlirohet dot nga “filtri” i lajmit në vënd.

Parti e zë krejt ndryshe në politikë

Votuesi ka nevojë sot për një parti apo koalicion partish që janë gjithshka përveçse PD e PS. Një formacion politik që nuk diferencon votuesin sepse, përtej majtas-djathtas, jemi në një varkë si qytetar dhe ndërkohë secili prej nesh është i majtë dhe i djathtë njëkohësisht apo evoluojmë si të tillë në kohë.

Një parti e tillë vepron pa hezitim majtas kur e lyp e mira e shoqërisë, nevoja e dinjteti njerëzor. Si kur përkujdeset për shtresat e brishta si pensionistët, të papunët, rrit sa duhet pagën minimale, siguron e garanton shërbime cilësore publike, ka prioritet mjedisin,habitatin urban etj. Por që ndërkohë si e djathtë beson tek prona, kompesimi real, biznesi, tregu i hapur konkurrenca e barabartë bazuar në rregulla e taksa parimore si garanci për zhvillim e forcim të ekonomisë, shkencës, mbrojtjes etj.

Një parti e qeverisje që e ka të çmuar dhe e respekton vërtet trinomin SHBA-MB-BE e nuk e katandis shtetin në “kone” por sillet si ortak i denjë me ta. Ajo vendos reciprocitet me fqinjët e mbetur peng të paudhësive antishqiptare e nuk miklohet nga “stemat” e dekoratat e paqëtorit prej perëndimit në kurriz të kauzave shqiptare në rajon. Që nuk bën Ballkan të Hapur por Ballafaqim të Hapur me Sërbinë duke i kujtuar se Kosova nuk është më për diskutim dhe nëse ka çështje pezull janë Lugina e Sanxhaku. Që e shndërron Çamërinë në kryefjalë me fqinjin jugor dhe kur flet për arbëreshët, flet edhe për arvanitasit e harruar gjatë.

Një parti e qeverisje për të cilën e majta dhe e djathta kapërcen historinë duke hequr dorë nga metri bardhë e zi ndaj së shkuarës padallim dhe vlerëson çdo epope e këdo në dritëhijet e tyre. Që vlerëson Luftën, Punën dhe Disidencën bashkë dhe nuk kompleksohet ndaj askujt nga Zogu, Enveri, Regjenca, Balli Kombëtar, Legaliteti, politikanët e tranzicionit etj.

Që nuk shpotit para të huajit të shkuarën dhe heq dorë nga “38” e krahasimit si deri sot. Që nuk bën turizëm denigrues me ikona të së shkuarës qoftë edhe bunkerët, strehimet, agjenturën etj që i bota i ka patur, i ka dhe i shton vazhdimisht. Strehime u bënë edhe nëpër lagje dikur mbuluar sot nga shumëkatësh klientelist, ushtria e djeshme e armatosur deri në dhëmbë nuk është sebep për romuz politik sepse koha po tregon se gjethja e ullirit nuk mjafton etj.

Me PS e PD në kohë hua, një parti apo grupim i tillë ka kohën në favor. Media sociale ndihmon por bën mirë të jetë gati që kur një ditë media e lirë t’i ofrojë mikrofonin e kamerën e saj e mundësinë për të folur, të ngjiti në opinion!

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. K R on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. K R on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  3. Ana on Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  4. K R on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë
  5. Një vlonjat pa parti në Londër on Taksixhiu dhe Agjentët Grekë

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?