Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kryeministri i Bavarisë: Kampet e refugjatëve në Shqipëri, një model i mundshëm
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kryeministri i Bavarisë: Kampet e refugjatëve në Shqipëri, një model i mundshëm
AktualitetPolitike

Kryeministri i Bavarisë: Kampet e refugjatëve në Shqipëri, një model i mundshëm

Published: January 19, 2024
Shpërndaje

Italia dëshiron të hapë dy kampe refugjatësh në territorin e Shqipërisë.

“Një zgjidhje e tillë vërtet mund të na ndihmojë”, tha kryeministri i Bavarisë, Markus Söder gjatë vizitës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i cili mori pjesë në një mbledhje të grupit parlamentar të Partisë Kristian-Sociale, CSU, e cila u mbajt në manastirin Banz. CSU është parti e djathtë.

Söder tha se ai e konsideron këtë model si më bindës se synimi britanik për të ngritur kampe për refugjatët në Ruandë. Kurse kryeministri i Shqipërisë Rama theksoi se çdo gjë që bën Shqipëria është në përputhje me ligjet dhe vlerat e Bashkimit Europian.

- Publicitet -

Model më bindës se ai britanik

Nënkryetari i partisë CSU, Manfred Weber, i cili drejton grupin e Partive Popullore Evropiane në Parlamentin e BE-së, u bëri thirrje të Gjelbërve të heqin dorë nga qëndresa kundër marrëveshjes evropiane për politikën e migracionit. Pas vitesh diskutimesh torturuese në dhjetor u arrit një marrëveshje për reformimin e politikës evropiane për azilin. Megjithatë në Parlamentin Evropian nuk është e garantuar shumica për miratimin e saj, këtë  për shkak të qëndrimit të të Gjelbërve. Dështimi i kësaj marrëveshjeje do të çonte ujë në mullirin e populistëve të djathtë, tha Weber.

Marrëveshja Meloni-Rama në Gjykatën Kushtetuese

Në vjeshtë kryeministri socialist Rama nënshkroi  me kryeministren e djathtë të Italisë,Giorgia Meloni, një deklaratë lidhur me ngritjen e dy kampeve refugjatësh në tokën shqiptare. Synimi është frenimi i migracionit përmes Detit Mesdhe drejt Italisë dhe rrjedhimisht drejt BE-së. Megjithatë, në të dyja vendet ka dyshime nëse kjo marrëveshje është e realizueshme ligjërisht.

Në Shqipëri marrëveshja Meloni-Rama po diskutohet në Gjykatën Kushtetuese. Institucioni më i lartë gjyqësor në Shqipëri pritet të thotë fjalën e vet dhe të vendosë mbi fatin e marrëveshjes Rama-Meloni aq shumë të debatuar për strehimin e të paktën tre mijë refugjatëve që kapen në tentativë për të hyrë ilegalisht në brigjet italiane.

30 deputetë të opozitës e konsiderojnë marrëveshjen mes dy vendeve si cënuese të Kushtetutës së Shqipërisë por dhe të ligjit ndërkombëtar. Që pas firmosjes së marrëveshjes në Romë nëntorin e vitit të shkuar, ekspertë vendas dhe të huaj u shprehën skeptikë për një marrëveshje e cila i jep të drejtën e plotë Italisë për menaxhimin e krizës së emigrantëve, duke shfrytëzuar një territor të huaj të një shteti fqinj si Shqipëria, që nuk është vend anëtar i Bashkimit Europian.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Protestuesit sulmuan selinë, PS reagon me… pjesë nga fjalimi Ramës
  • Sulmohet edhe Bashkia, protesta përçan bashkiakët e PD-së në Shkodër
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  2. . on Protestat, reagon Rama me video, flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  3. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  4. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. Politeknikumi on VIDEO: “Ai pi kokainë, ju rrifni kalamajtë”. Tension mes një grupi policësh, mediave dhe kalimtarëve në qendër të Tiranës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?