Teksa mori lirimin nga burgu me kusht, 2-3 muaj para kohe me Vendim te Gjykates se Larte, na rane ne sy forcat e shumta te policise se burgut, qe shoqeronin pa kuptim z. Salianji, nderkohe qe ai fitoi pak muaj lirine para kohe, pikerisht ne saj te sjelljes se tij te mire.
Zoti Salianji në “shkeputjen” perfundimtare nga regjimi i burgut, ngriti dy gishtat lart, deklaroi denimin e tij politik dhe tregoi se do te botonte nje liber me kujtime nga burgu e do te jepte nje konference shtypi ne PD.
Pasi pame ” pritjen ” qe ju be nga udheheqesit e PD-se kur shkoi per konference per shtyp, prisja me interes daljen e librit te tij me mendimin se e kishte filluar qe nga burgu dhe do ta kishte ne perfundim e siper!
Te Salianji u pa nje ndryshim estetik i fytyres se tij, dhe ky ndryshim me beri edhe me kurioz, ( nga ato qe do lexoja nga libri qe premtoi) se sa poshtersisht do te qe sjellja e policise se burgut ndaj nje të “burgosuri politik”, (i zbukuruar aq dukshem), i aluduar me shume nga vete ai ,e simpatizante personale te pakte te tij si nje konkurues i denje per detyren e Kryerarit te PD-se.
Ne vijim u be me dije se Salianji kishte kryer dy operacione plastike:nje per rregullimin e flokeve dhe tjetri per rregullimin e hundes, qe ky operacion kerkon dhe afat kohor per sherim , per kontroll te herepasshershem deri sa ai te siguronte nje pamje qe ti pelqente jo vetem atij por edhe ndonje simpatizanti/ nte.
Ky ndyshim i sforcuar i fytyres ne kushtet e nje lirie te privuar nuk mund ti jepnin aq avantazhe ne karriere sa do deshironte,sepse udheheqesit drejtojne popujt jo me bukuri por me mencuri- sic eshte sot Trump e Macron etj.
U be me dije se Salianji per te bere keto nderhyrje kishte siguruar nje diagnoze te fallsifikuar , nga mjeke te papergjegjshem dhe se operacionin e mjekimin i kishte bere ne nje spital privat. Pra kishte siguruar me ane te mashtrimit nje diagnoze fallco.
Me “mashtrim” ne fakt kjo nuk ben pershtypje pasi eshte nje cilesi e njerezeve te politikes , dhe here e dyte zyrtarisht qe jep prova per mashtrim,por ky eshte precedent ne sistemin e drejtesise ne teresi, si eshte trajtuar nje i burgosur objekt i SPAK dhe i GJKKO duke filluar nga gjithe zinxhiri i drejtesise;qe nga Ministria e Drejtesise, Drejtoria e Pergjitheshme e Burgjeve, deri te polici i thjeshte i burgut.
Rasti ne fjale nuk eshte i vetem. Kjo lloj” vuajtje denimi “e Salianjit shtron nje sere akuza duke filluar nga dystandartizimi… Kujtojme kur ai i denuar u percoll nga partia e tij si hero dhe krahasojme menyren e arrestimit te Zotit Veliaj pa asnje akuze.
Kujtojme si e ka vuajtur paraburgimin z.Veliaj me politikane te nivelit te larte ( te opozites) ku keta te fundit kane shkelur cdo rregull, dhe as qe ju eshte vene fare polic te dera e baneses ne rastin e arrestit shtepiak, kur hynin e dilnin vendas e te huaj, rregulla te percaktuara keto nga vet SPAK, dhe nuk kontrollohej zbatueshmeria e ketyre kufizimeve,nderkohe qe te tjeret persekutohen ne dhomat e paraburgimit deri duke u marre masa ndaj tyre sic eshte rasti i zotit I. Metaj .
Rregullat e te burgosurve jane per te gjithe njelloj, sepse sic dihet te gjithe jane te barabarte para ligjit.
Neper burgje jane gjendur shkelje flagrante te kushteve te burgut , jane gjendur sende te paligjshme ku jane vrare dhe te denuar, trajtim skandaloz i te burgosurve por edhe pishina luksi ,takime misterioze e absolutisht te ndaluara per takim e me dokumente fallco, raste qe nuk mund te mjaftojne me nje pushim nga detyra.
Dhe cuditshem heshtet per keto shkelje skandaloze nga ana e SPAK!
Dihet qe edhe keta persona qe operojne ne keto struktura jane profesioniste por me pare jane njerez;kane ndjeshmeri, urrejtje, simpati, nostalgji, neveri , hakmarrje, vuajne nga deliri i madheshtise per shkak te profesionit dhe origjines, mosformimit si duhet e paaftesise se paket profesionale, intimidues, kercenues, kane kaluar vetingun ne menyre te paligjshme,e prej gjithe ketyre mund te kete dhe ” thyerje” te ndonjerit perballe ketyre kercenimeve apo pagesave.Sado prova qe ata kane dhene per paanshmeri e objektivitet, ka pasur raste per veprime apo mosveprime te ndonjerit prej tyre , dhe per keto procedura te shkelura dukshem te dukshme, askush nuk guxon te ” korigjoje” nje shkelje me vendime me ekstreme.
Arritjet e SPAK dhe GJKKO jane prekese sidomos ne arrestimin dhe goditjen e grupeve kriminale , por e kunderta ne denimin e personaliteteve te larta partiake e shteterore, qe flet se ose kane paaftesi, ose kane frike,ose jane kapur prej tyre.
Nese do botohet , sic premtoi z. Salianji libri me kujtime nga burgu, ne do te shohim ” ditet e tortures” dhe ” ditet e mjaltit” te tij, qe do te flasin shume;
Pse opozita flet non stop kunder SPAK dhe SPAK eshte kaq ” i sjellshem “me te..!
