Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: ‘Kumbari’ i Inteligjencës Artificiale paralajmëron “rrezikun e zhdukjes së njerëzimit”: Si ta parandalojmë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > ‘Kumbari’ i Inteligjencës Artificiale paralajmëron “rrezikun e zhdukjes së njerëzimit”: Si ta parandalojmë
BoteKryesoreTeknologji

‘Kumbari’ i Inteligjencës Artificiale paralajmëron “rrezikun e zhdukjes së njerëzimit”: Si ta parandalojmë

Published: June 2, 2023
Shpërndaje

Yoshua Bengio është njëri nga tre “kumbarët” e Inteligjencës Artificiale (AI). Por nuk ka entuziazmin e fillimit.

Në një intervistë me BBC, Bengio shprehet se po ta dinte se sa shpejt do të zhvillohej Inteligjenca Artificiale, do të kishte bërë prioritet të punës së vet sigurinë mbi dobinë e saj.

“Mund të thuhet se ndihem i humbur”, tha Bengio. “Por duhet të vazhdoj përpara, të angazhohem, të diskutoj dhe të inkurajoj të tjerët të mendojnë me mua.”

- Publicitet -
Komentet e shkencëtarit kanadez të kompjuterave vijnë pasi ai nënshkroi një letër të hapur bashkë me një grup drejtuesish të kësaj industrie, që paralajmëron “rrezikun e zhdukjes së njerëzimit” që paraqet AI, së bashku me bashkëkumbarin e Inteligjencës Artificiale, Geoffrey Hinton, i cili kohët e fundit la punën e tij në Google pasi erdhi në një konkluzion të ngjashëm.

Një nga shqetësimet e Bengio-s për momentin është mundësia që “aktorë të këqinj” mund të abuzojnë me Inteligjencën Artificiale.

“Mund të jetë një ushtarak, mund të jetë një terrorist, mund të jetë një individ shumë i zemëruar, psikotik”, tha Bengio për BBC. “Pra, nëse është e lehtë t’i programosh këto sisteme të Inteligjencës Artificiale për t’u kërkuar atyre të bëjnë diçka shumë të keqe, kjo mund të jetë shumë e rrezikshme.”

Bengio thekson se qeveritë duhet t’i monitorojnë kompanitë që zhvillojnë Inteligjencën Artificiale në të njëjtën mënyrë që monitorojnë çdo sektor tjetër si ndërtimi i aeroplanëve, makinave ose farmaceutikëve.

Për ta bërë këtë në mënyrë efektive, ai propozon që njerëzit të cilët punojnë në këto sisteme të Inteligjencës Artificiale t’i nënshtrohen njëfarë certifikimi në formën e “trajnimit etik”.

Zakonisht nuk është kurrë mirë kur shpikësit pionierë e krahasojnë punën e tyre me bombën atomike. Megjithatë, Bengio dhe Hinton e kanë bërë në intervistat e tyre përkatëse.

Por “kumbari” i tretë i mbetur, Yann LeCun, me sa duket nuk është i bindur se Inteligjenca Artificiale përbën një kërcënim ekzistencial për njerëzimin, pasi ai është i vetmi nga treshja që nuk ka nënshkruar deklaratën, madje është një kundërshtar i zëshëm i një moratoriumi të propozuar për zhvillimin e Inteligjencës Artificiale.

Megjithatë, Bengio mendon se sfida është e kapërcyeshme.

“Asnjëherë nuk është vonë për t’u përmirësuar”, thotë ai në intervistë. “Është saktësisht si ndryshimi i klimës. Ne kemi hedhur shumë karbon në atmosferë. Dhe do të ishte më mirë nëse nuk do ta kishim bërë, por le të shohim se çfarë mund të bëjmë tani”.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • E dënuar për lidhje me organizatë terroriste, arrestohet në Sarandë 36-vjeçarja turke
  • Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  • Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  • Mali i Zi priti në fundjavë më shumë vizitorë sesa ka banorë
  • Aksident në aksin Korçë-Maliq, humb jetën një 26-vjeçar, plagosen dy të tjerë

Komentet e Fundit

  1. demo on Përplasje diplomatike: SHBA i revokon vizën ambasadores së Brazilit
  2. demo on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  3. Udhetoj me tren neser on Igli Tare grabitet në tren pas ceremonisë mortore të Franco Baresit
  4. Ethem Lalaj on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  5. Brunilda Stefa on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?