Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kurti refuzoi takimin me Ramën, zbulohet kush do ta presë kryeministrin në Prishtinë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kurti refuzoi takimin me Ramën, zbulohet kush do ta presë kryeministrin në Prishtinë
KryesorePolitike

Kurti refuzoi takimin me Ramën, zbulohet kush do ta presë kryeministrin në Prishtinë

Published: July 5, 2023
Shpërndaje

Burime për Euronews Albania kanë konfirmuar se Edi Rama gjatë vizitës së tij në Prishtinë do të takojë presidenten Vjosa Osmani dhe kryetarin e Kuvendit, Glauk Konjufca.

Ende nuk dihen më shumë detaje sa i takon kohës së takimeve.

Albin Kurti u shpreh më herët se nuk do ta takojë kryeministrin Rama gjatë vizitës së këtij të fundit në Kosovë, nëse nuk do të mbahet mbledhja e dy qeverive.

- Publicitet -

Ai ftoi Ramën që gjatë vizitës dy ditore në Prishtinë më 6-7 korrik, të vijohet me mbledhjen e dy qeverive që u anulua në Gjakovë.

Ndërkohë, ky i fundit sot gjatë një deklarate për mediat pasi përfundoi mbledhja e qeverisë, nuk pranoi të komentonte refuzimin nga ana e kryeministrit të Kosovës, duke theksuar se do të flasë për këtë çështje kur të jetë koha për të folur, që sipas tij është nesër për Prishtinë.

Çfarë deklaroi Albin Kurti më herët?

“Unë miqësisht i kam kërkuar kryeministrit Rama që ta mbajmë edhe mbledhjen e dy qeverive, e cila u anulua paarsyeshëm. Në mënyrë që këto marrëveshjet e dakorduara të mos mbeten në sirtar unë i kam propozuar kryeministrit Rama që meqë po vjen dy ditë në Prishtinë ta mbajmë edhe një mbledhje të përbashkët të dy qeverive. Procesi i Berlinit është shumë i rëndësishëm dhe nuk ka në Ballkan liderë si kryeministri i Kosovës që e ka mbështetur e vazhdon ta mbështesë procesin e Berlinit. Është për mua e nevojshme që ta kemi mbledhjen e dy qeverive. Për takime personale ne të dy kemi kontakt të drejtpërdrejtë. Unë jam i gatshëm të takohem me kryeministrin Rama në kuadër të mbledhjes së dy qeverive, jo në takime të tjera”, u shpreh Kurti.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Veliaj kallëzon penalisht drejtoreshën e Burgjeve, shkak transferimi nga Durrësi në Fier
  • Ndryshojnë emrat e grupit të negociatorëve me BE-në për disa kapituj
  • Arrestohet në Greqi vëllai i sportistit të njohur Pirro Dhima
  • Dje u arrestua, drejtori i Spitalit të Fierit shtrohet me urgjencë, ka probleme me zemrën
  • Projektligji anti-SLAPP: Një nismë e pamjaftueshme për mbrojtjen e gazetarëve

Komentet e Fundit

  1. Colpo grosso on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  2. Phoenix on Ku është ndjerë më shumë ndërprerja globale e Microsoft: Bankat bëjnë thirrje për kujdes, paralajmërojnë mashtrime
  3. Flamur Struga on Pikëpyetjet për Samitin e NATO-s në Tiranë, Rama nga Dublini: Nuk do të ndodhë në vitin 2027
  4. rrena i ka kembet e shkurtera (pervec Rames) on Presidenti emëron këshilltaren e Kryeministrit në krye të SHISH
  5. Pensionisti on Një arritje historike për Shqipërinë në sportin e mendjes

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?