Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kush i fiku kamerat, para sulmit me armë ndaj lokalit të biznesmenit në Laç?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Kush i fiku kamerat, para sulmit me armë ndaj lokalit të biznesmenit në Laç?
AktualitetKronike

Kush i fiku kamerat, para sulmit me armë ndaj lokalit të biznesmenit në Laç?

Published: April 21, 2023
Shpërndaje

Ferhat Tugaj, pronari i biznesit që u sulmua me armë zjarri në Gjormë të Kurbinit mbrëmjen e së mërkurës thotë se nuk ka pasur asnjëherë konflikte. Në fjalën e tij për mediat tha se breshëria e automatikut iu duk si zhurmë fishekzajrreje por reagoi pasi ishte më e fortë se aq. Ai tregon se kamerat e sgirusië fikur pak sekonda para se të nisnin të shtënat ndaj është fiksuar vetëm momenti kur makina e autorëve mbërrin para biznesit. Tugaj thotë se policia e Lezhës nuk po kujdeset për rastin ndaj planifikon që të bëjë ankimim në Tiranë.

“Rreth orës 23:00, 23:20 të darkës, unë kam shkuar te dhoma ime. Mami doli dhe iku se i kemi shtëpitë ngjitur këtu, as u bënë 10 minuta kur u dëgjua breshëria e automatikut. Unë me mend se janë fishekzjarre se bëhet ndonjëherë ndonjë ditëlindje. E pashë që ishte më e fortë dhe normalisht u dëgjua shumë si zhurmë, u frikësova me thënë të drejtën. Nuk e di se si është puna, ku është puna, por me thënë të drejtën jam i tronditur. E kuptova se është thjesht një tip atentati ose ndonjë diçka për t’u frikësuar se normalisht një që ka diçka me mua personale vjen më kap mua, s’ka nevojë të vijë t’i fusë plumba biznesit. U çova, erdhi dhe mami, pastaj normalisht mora policinë. Konflikte s’kam pasur kurrë në jetën time. Më bën përshtypje shumë reagimi i vonshëm shumë.

Ngjarja ka ndodhur që parmbrëmë. Ata s’kanë ardhur të marrin kamerat e shtëpisë time, imagjino, prej këtu deri në Laç ke 30 biznese. Të gjithë kanë kamera. U mërzita dje, shkova te Drejtoria e Lezhës për të bërë një ankimim më tepër. Tani e kam në plan të shkoj në Tiranë, të bëj ankimim dhe atje. Atje nuk më pritën në Lezhë, kërkova drejtorin, drejtori kishte punë se ishte në një ngjarje tjetër. Unë mendoj se në Shqipëri nuk ka shtet, sepse besoj unë, ka funksionuar e do funksionojë gjithmonë miku, kush ka lekë e të bëjë diçka më plus, kush s’ka lekë ngelet në vend. Kur hapa kamerat për të parë ngjarjen, shifet shumë qartë makina që vjen këtu, ndalohet para oborrit aty edhe fiks 4-5 sekonda vetëm stakohen kamerat edhe mbrapa dëgjohet breshëria, domethënë nuk e ka kapur fare”, tha Tugaj.

- Publicitet -

Ai shtoi se nuk mund të vërë gishtin tek askush për ngjarjen ndërsa e konsideron shqetësuese situatën.

“Të kesh frikë të jetosh në shtëpinë tënde, në hallet e tua, në shtëpinë tënde. Dyshimet e mia me thënë të drejtën nuk kam asnjë. Asnjë dyshim tek kurrkush. Dua drejtësi, vetëm drejtësi, kushdo që të jetë autori të shkojë te vendi ku i takon. Të paktën të rrish i qetë në punën tënde. Taksat i paguaj, kur vjen puna s’ke asnjë lloj sigurie”, tha Tugaj. Pronari i biznesit u shpreh se ka rreth 7-8 mijë euro dëme. Nga raportimet mësohet se drejt biznesit është qëlluar me rreth 30 plumba.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Shqipëria, një ndër vendet e NATO-s që shpenzon më shumë për mbrojtjen (në raport me të ardhurat)
  • A do të shohin drejtësi sa janë gjallë prindërit e Aleks Nikës? Kreu i SPAK pyetet në komision për 21 janarin
  • Rënie dramatike: Për herë të parë në histori, euro zbret poshtë 94 lekëve
  • Kroacia i thotë lamtumirë Botërorit dhe Modriçit
  • Veliaj hyn në Administrative me romanin ‘Zoti President’ në dorë

Komentet e Fundit

  1. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  2. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  3. Aldrin on Kreu i SPAK në Kuvend: Korrupsioni ka përfshirë administratën dhe drejtësinë. Imuniteti? Deputetët para ligjit duhet të ishin si të gjithë
  4. Altini on Premtoi tërheqje të ligjit por Rama sapo ka firmosur 1 milion m2 tokë në Vlorë për biznesmenin turk që ka si imazh aktorin e famshëm të telenovelave
  5. TIRANA on Qeveria italiane anulon lejen për rezortin luksoz në Sardenjë pas protestave masive

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?