Të dërguarit amerikanë Jared Kushner dhe Steve Witkoff kanë mbanë mbërritur në Moskë këtë mëngjes për t’u takuar me Presidentin rus Vladimir Putin, dhe më vonë do të udhëtojnë për në Dublin për të takuar homologun e tij ukrainas, pas bisedimeve ruso-ukrainase të ndërmjetësuara nga SHBA-të në Abu Dhabi.
Mediat ndërkombërare raportojnë se, dy amerikanët u pritën në aeroportin Vnukovo të Moskës nga përfaqësuesi special i presidentit rus, Kirill Dmitriev. Nga ana e tjetër, Volodymyr Zelensky tha me mbërritjen e tij në Dublin se mund të shihte “një dritare mundësie” që palët ndërluftuese të bien dakord për një armëpushim para vitit 2027.
“Ajo që është e rëndësishme është që amerikanët shkuan të takonin Putinin me informacione specifike. Do të doja shumë që ata të ktheheshin në Dublin me informacione specifike”, shtoi ai.
Në të njëjtën kohë, presidenti ukrainas tha se, pala amerikane po i qaset çështjes së konfliktit, në një mënyrë më pozitive. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte vlerësoi se negociatat e mbajtura në Abu Dhabi vërtetuan se SHBA-ja, Ukraina dhe Evropa janë plotësisht të bashkuara dhe të orientuara.
Ndërsa pak rezultate të prekshme kanë dalë nga bisedimet, të cilat synojnë të gjejnë një rrugëdalje nga një luftë që ka zgjatur më shumë se katër vjet, Rusia dhe Ukraina kanë folur për progres dhe kanë thënë se bisedimet do të vazhdojnë.
Uashingtoni dhe Kievi besojnë se negociatat në një moment duhet të zgjerohen për të përfshirë evropianët, të cilët mbështesin Ukrainën. Zelensky të mërkurën përshëndeti pjesëmarrjen e tyre në negociata, duke theksuar se kjo nuk ishte e thjeshtë. Një ditë më parë, ai i kishte kërkuar Evropës të emëronte një përfaqësues për bisedimet deri në nëntor. Por Rusia po kërkon ta mbajë Evropën jashtë bisedimeve dhe nuk duket se ka ndryshuar mendje.
j.l./ dita
