Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kushtojnë 21.7% më shumë se mesatarja europiane! Pajisjet elektroshtëpiake në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > Kushtojnë 21.7% më shumë se mesatarja europiane! Pajisjet elektroshtëpiake në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë
EkonomiKryesore

Kushtojnë 21.7% më shumë se mesatarja europiane! Pajisjet elektroshtëpiake në Shqipëri, ndër më të shtrenjtat në Europë

Published: June 30, 2023
Shpërndaje

Pajisja e shtëpisë me televizorë, frigoriferë, mikrovalë, lavatriçe etj për apartamentet e reja, apo zëvendësimi i tyre për ato ekzistuese, është një dhimbje koke e vërtetë për familjet shqiptare.

Këto të fundit, ndonëse janë më të varfrat në Europë për të ardhurat, do të duhet të paguajnë shumë më tepër se të gjitha shtetet e Europës me përjashtim të Islandës, madje shpesh përballen dhe me produkte me cilësi të dobët.

Sipas Eurostat, në Shqipëri, pajisjet elektroshtëpiake kushtonin sa 122% e mesatares europiane për vitin 2022, që do të thotë që një pajisje që mesatarisht në Europë kushton 100 euro, në Shqipëri e gjen me 122 euro.

- Publicitet -

Shqipëria renditet e katërta pas Islandës, me 130.6 të mesatares europiane dhe Norvegjisë (124.%), – me të dyja këto shtete që kanë një nivel të ardhurat për frymë shumë më të larta sesa të shqiptarëve – dhe Maltës (128.1%).

Sipas përkufizimit të Eurostat, Pajisje shtëpiake përfshijnë: frigoriferë dhe ngrirës; Lavatriçe; pjatalarëse; soba; furra me mikrovalë; fshesa me korrent; aparate kafeje; kazanët; tosteret etj (përjashtohen riparimet e elektroshtepiakeve).

Në rajon, pajisjet elektronike janë shumë më lirë se në Shqipëri, psh në Maqedoninë e Veriut janë sa 95.3% e mesatares së BE-së, në Mal të Zi 96.3%, në Bosnjë 101.4%, ndërsa në Serbi janë 6.1% më shumë se mesatarja europiane (106.1%).

Familjet italiane shpenzojnë 4% më pak se mesatarja europiane (96.1%), ndër më të lirat në Europë.

Ndërsa shtetet që i kanë më të lira pajisjet elektroshtëpiake janë Rumania (86.8%) dhe Polonia (84.6%).

Televizorët kushtojnë 22% më shumë se mesatarja europiane, e dyta më e shtrenjtë në Europë

Edhe në grupin tjetër, atë të pajisjeve elektronike për konsumatorët, Shqipëria rezulton e dyta më e shtrenjtë në Europë.

Këto pajisje kushtojnë 21.7% më shumë sesa mesatarja europiane, duke na e kaluar vetëm Islanda, me 139.6%.

Sipas përkufizimit të Eurostat, produktet elektronike konsumatorë përfshijnë: televizorë; DVD player; marrës; sisteme audio; MP3 player; kamera; kompjutera desktop dhe laptop; monitorues; printera; skanerë; softuer; CD muzikore; DVD filmash; CD dhe DVD bosh etj (përjashton riparimin e pajisjeve të tilla).

Në Itali, pajisjet elektronike kushtojnë sa 92% e mesatares europiane, të dytat më të lirat në Europë, pas Turqisë (78.9%). Në rajon, pajisjet elektronike kushtojnë mesatarisht 6-17% më shumë sesa mesatarja europiane.

Të dhënat e Eurostat bëjnë të ditur se pijet alkoolike (125.3%), produktet elektroshtëpiake (122.2%), pajisjet elektronike (121.7%), komunikimi (116.2%), qumështi djathi e vezët (111.7%), pijet joalkolike (108.8%) dhe vajrat dhe yndyrnat (106.7%) kushtojnë më shumë sesa mesatarja euroopiane, ndërsa më i liri është duhani dhe cigarja (44%).

Ndërkohë, Shqipëria kishte në vitin 2022 të ardhurat më të ulëta për frymë në Europë (pa përfshirë Kosovën) si në raport me prodhimin e brendshëm bruto, 34% të mesatares europiane, ashtu dhe për konsumin individual, sa 40% e mesatares europiane.

Monitor

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush është aktivistja Eva Pango, e cila ndodhet nën monitorim intensiv pasi u godit në kokë gjatë protestës
  • ​Kërkim falje Kuvendit të Vlorës 1912
  • Ky djalë ju mundi
  • Çfarë po i thotë Berlini Ramës
  • VIDEO: Pamje të pazakonta, protestuesit hedhin në Lanë deputetin Klevis Balliu

Komentet e Fundit

  1. Prind on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  2. Otto on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  3. Qerratai on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  4. Polici kriminelesh on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)
  5. Detari on Pamje të rënda, polici përplas të riun përtokë dhe e dhunon, tentojnë t’i thyejnë këmbën (VIDEO)

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?