Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi miraton me votat e PS rezolutën anti-korrupsion
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Kuvendi miraton me votat e PS rezolutën anti-korrupsion
Lajmi i funditPolitike

Kuvendi miraton me votat e PS rezolutën anti-korrupsion

Published: May 27, 2024
Shpërndaje

Kuvendi miratoi të hënën vetëm me votat e mazhorancës një rezolutë të iniciuar nga kryeministri Edi Rama për reforma anti-korrupsion, që parashikon ngritjen e një komisioni të posaçëm parlamentar.

Rezoluta u miratua me 76 vota pro dhe 2 kundër të deputetëve të opozitës Agron Shehaj dhe Dashnor Sula.

Grupimi më i madh i opozitës, i njohur si “Rithemelimi” nuk mori pjesë në votim me argumentin se nuk mund të ndërmerrte nisma anti-korrupsion me një qeveri të korruptuar, por e la të paqartë pjesëmarrjen në komisionin që do të ngrihet në bazë të rezolutës.

- Publicitet -

Kryetari i grupit parlamentar demokrat Gazment Bardhi njoftoi që në nisje të seancës vendimin për të abstenuar duke mos marrë pjesë në votim.

“Ne çmojmë si të panevojshme miratimin e një Rezolute për t’i caktuar vetes axhendën apo se çfarë duhet të bëjmë”, tha ai duke argumentuar se opozita kishte treguar gjithmonë vullnetin për të luftuar korrupsionin, ndërsa qeveria bënte propagandë me këtë gjë.

“Ne i qëndrojmë fort vullnetit për ta konsideruar domosdoshmëri jetike për të ardhmen e vendit thellimin e luftës ndaj korrupsionit e fenomenit të pandëshkueshmërisë në mënyrë kapilare në të gjitha nivelet”, tha ai, duke shtuar se “për këtë kemi qenë gjithmonë të gatshëm të luajmë rolin tonë, e kemi bërë detyrën tonë dhe do të vazhdojmë ta bëjmë atë me shumë përkushtim…”

I pyetur nga BIRN nëse do të bëhen pjesë e komisionit të posaçëm që do të ngrihet, Bardhi nuk u përgjigj.

Edhe kryetar i PD-së zyrtare, Lulzim Basha, që kontrollon një grup më të vogël deputetësh në Kuvend, tha se nuk do ta votonte këtë rezolutë duke e cilësuar nismën si “akt elektoral” dhe “komplot të pisët kundër SPAK”.

Ai tha se “do të denoncojë me forcë çdo përpjekje kundër drejtësisë e në veçanti kundër SPAK-ut që për momentin është institucioni kryesor për të mos thënë i vetëm që po arrin të godasë korrupsionin e lartë qeveritar”.

Deputetët Shehaj dhe Sula që votuan kundër aluduan se kjo rezolutë tentonte të kapte drejtësinë në një moment kur drejtësia po jepte rezultatet e para të luftës anti-korrupsion me hetime ndaj zyrtarëve të lartë qeveritarë.

“Kjo është një përgatitje e terrenit për të goditur drejtësinë”– tha Shehaj duke u kërkuar deputetëve që të votonin kundër.

Ndërsa Sula hodhi dyshime mbi mënyrën se si do të funksiononte komisioni i posaçëm dhe për qëllimet që kishte mazhoranca për ngritjen e tij.

“Ne nuk jemi republikë parlamentare, jemi republikë kryeministrore dhe kjo bëhet me urdhër të kryeministrit”, tha ai duke i cilësuar “demagogji” argumentet e socialistëve.

E titulluar rezoluta: “Për thellimin e reformave për mirëqeverisjen, sundimin e ligjit dhe antikorrupsionin për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Evropian”, ajo u mbrojt nga socialistët si një instrument për të përfshirë parlamentin në reformat që duhet të ndërmerren për procesin e integrimit evropian.

Kryeministri Edi Rama e cilësoi luftën anti-korrupsion si lajtmotiv të qeverisjes së tij dhe i cilësoi fantazi akuzat se po tenton të vërë në kontroll SPAK-un.

“SPAK-u është ilaçi i hidhur, që o e pi, o vdes dhe që kush e pi një herë po, e një herë jo, siç bëni ju të tjerët, jo nuk ka shans të vetëpastrohet dhe të vazhdojë vetëm përpara, por vetëm zgjat agoninë e vet dhe tretet siç po treteni ju tek ‘rrugica e shpresës‘”- u tha ai deputetëve të opozitës, duke aluduar për liderin e “Rithemelimit”, ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili gjendet në arrest shtëpie i akuzuar për korrupsion.

Sipas Ramës, ajo që po ndodh me reformën në drejtësi ka ndryshuar rrotën e historisë që nga 1912 dhe për këtë është merita e mazhorancës socialiste.

Sipas tekstit të rezolutës, synimi është që Kuvendi të rrisë rolin e tij mbikëqyrës dhe llogarikërkues ndaj qeverisë, institucioneve të pavarura dhe agjencive ekzekutive ligjzbatuese, megjithatë krijohet paqartësi mbi institucionet dhe ligjet që do t’i nënshtrohen reformës.

Nisma e PS-së vjen në një kohë kur raportet e organizmave ndërkombëtare referojnë të dhëna se ka një rritje të perceptimit të korrupsionit dhe një rënie të vazhdueshme të efikasitetit të mekanizmave kundër korrupsionit në sektorin publik./BIRN

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Lamallari: Mund të shpallim persona të tjerë “Non Grata”
  • Dalin emrat e subjekteve juridike nga Shqipëria që janë në listën e zezë amerikane
  • Lëkundje tërmeti në Berat
  • VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  • A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  2. Kol @ seferi 1989 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  3. Kol @ seferi 560 on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  4. X on VIDEO: Veprimi i këtij polici në protestë flet më shumë se fjalimet dhe kordonet ndarës
  5. 👺 n'burg, 🥶 n'burg on A mund të zhvillohet Shqipëria pa humbur veten?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?