Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Kuvendi miraton sot rezolutën për Kosovën, sulmi serb në Banjskë konsiderohet “akt terrorist”
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Kuvendi miraton sot rezolutën për Kosovën, sulmi serb në Banjskë konsiderohet “akt terrorist”
KryesorePolitike

Kuvendi miraton sot rezolutën për Kosovën, sulmi serb në Banjskë konsiderohet “akt terrorist”

Published: October 12, 2023
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë sot njëzëri rezolutën për sulmin në Veri të Kosovës, duke mbështetur plotësisht të njëjtën rezolutë të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës.

Gati tre javë pas sulmit në fshatin Banjskë të Kosovës, maxhoranca dhe opozita janë darkodësuar për miratimin e një rezolute me tre pika kryesore.

Në një prej pikave, sulmi në Veri të Kosovës cilësohet si një “akt terrorist”, një term i shmangur prej disa politikanëve në Shqipëri.

- Publicitet -

Rezoluta kërkon angazhimin e të gjitha strukturave në Shqipëri, Kosovë dhe ato ndërkombëtare, për hetimin e sulmit.

Pas diskutimeve të gjata mes palëve në Konferencën e Kryetarëve, socialistët ranë dakord me qëndrimin e opozitës për të mbështetur pa rezerva rezolutën e Kosovës, duke bërë të mundur kështu që Kuvendi i Shqipërisë të unifikojë qëndrimin me Kuvendin e Kosovës, sipas parimit “Një komb, një qëndrim”.

Në këtë mënyrë, Shqipëria unifikon plotësisht qëndrimin me Kosovën, duke mbajtur përgjegjëse Serbinë për sulmin e 24 shtatorit dhe duke bërë gjithçka që të ketë një hetim ndërkombëtar ndaj Serbisë. Por çfarë parashikon rezoluta e Kuvendit të Kosovës dhe që pritet të mbështetet sot nga Kuvendi i Shqipërisë?

“Duke marrë për bazë gjendjen e sigurisë nëpër të cilën po kalon vendi pas sulmit terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë ndaj sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës; duke vlerësuar rëndësinë e ruajtjes dhe mbrojtjes së sovranitetit shtetëror dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe përcaktimin dhe angazhimin shtetëror për t’i kontribuuar paqes dhe stabilitetit në rajon; të vendosur që Republika e Kosovës të jetë vend i lirë, demokratik, paqedashës dhe atdhe i qytetarëve të saj, të cilëve iu garantohen të drejtat, liritë dhe barazia para ligjit. Të përkushtuar për të luftuar dhe parandaluar me mjete kushtetuese dhe ligjore çfarëdo veprimi dhe përpjekje për të cenuar, rrezikuar apo sulmuar rendin kushtetues të Republikës së Kosovës”, – thuhet në rezolutë.

Kuvendi i Republikës së Kosovës “dënon me termat më të ashpër sulmin terrorist të organizuar nga Republika e Serbisë mbi Policinë e Kosovës më datën 24 shtator 2023, si dhe kërkon nga faktori ndërkombëtar që të ushtrojë ndikimin e tij për ta ballafaquar Serbinë me rolin e saj në raport me organizimin dhe mbështetjen e çdollojshme që i ka bërë grupit terrorist për sulmin në veri të Republikës së Kosovës; vlerëson punën, angazhimin dhe rezultatet e jashtëzakonshme të institucioneve të sigurisë së Republikës së Kosovës dhe të institucioneve partnere ndërkombëtare të sigurisë (Eulex dhe KFOR), në aksionin e përbashkët për të sprapsur dhe asgjësuar sulmet terroriste të organizuara nga Serbia në veri të vendit; ofron mbështetjen e plotë dhe të parezervë për Policinë e Kosovës në ushtrimin e përgjegjësisë për ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike në tërë territorin e Republikës së Kosovës. Kërkon nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të vazhdojnë punën e përbashkët për integrimin e plotë dhe bashkëjetesën mes të gjitha komuniteteve pa dallim që jetojnë në Republikën e Kosovës”.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria
  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Komentet e Fundit

  1. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  2. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Rexha on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?