Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lamtumirë, shoku im!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Komunitet > Lamtumirë, shoku im!
KomunitetKryesoreShendetesi

Lamtumirë, shoku im!

Published: January 19, 2023
Shpërndaje

 

 

Prof. Dr. Ahmet Kamberi*

- Publicitet -

Botuar në DITA

Më erdhi si një befasi tronditëse lajmi i vdekjes së shokut tim Isuf Kalo. M’u duk si një buçimë bombe. Para syve më doli fytyra e tij gjithnjë e qeshur dhe me ndonjë shaka në majë të gjuhës. Më erdhën në mendje dhjetë vjet pune të përbashkët në Ekipin mjekësor të Enver Hoxhës.

Kohë e largët por kujtime të pashlyeshme për mendjen e një mjeku që si objekt thelbësor të punës së tij ka kujdesin mjekësor të përkushtuar ndaj pacientëve të vet.

Më erdhën në mend të gjithë shokët tjerë, të cilët nuk janë më e që Isufi ynë, sot, u bashkua me ta fizikisht, por për të lënë pas kujtimet e një jete produktive, krijuese e organizative në shërbim të njeriut; të një jete shoqërisht të gjallë e të paharrueshme.

E, më ra mua, ta përmbledh atë me pak fjalë, sepse jeta e tij flet vetë dhe nuk ka nevojë për zbukurime.

Isufi lindi në Luzat, Tepelenë në vitin 1942. Anëtar i Ekip-it që nga fundi i vitit 1977. Studimet për Mjekësi i mbaroi në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë (1964). Mjek i Klinikës speciale menjëherë pas
mbarimit të Fakultetit të Mjekësisë.

U specializua për endokrinologji në Kinë dhe për diabetin në spitalin Hotel Dieu de Paris, Francë (Hotel Dië).

Mjek personal i Hysni Kapos deri në vitin 1972. Nga viti 1972 deri në vitin 1985 me një shkëputje nga fillimi i vitit 1976 deri nga fundi i vitit 1977, mjeku personal i Pacientit. Kontribues i shquar në zhvillimin e endokrinologjisë moderne dhe sidomos, në mjekimin modern të diabetit. Bashkëbisedues i shkëlqyer.

Pas shpërbërjes së Ekipit vazhdoi kontributin e tij në ngritjen e nivelit e të cilësisë së kujdesit mjekësor të diabetit. Pedagog dhe shef i Katedrës dhe shërbimit të endokrinologjisë në Fakultetin e Mjekësisë, Tiranë.

Pas vitit 1991 për rreth 14 vjet shërbeu në Organizatën Botërore të Shëndetësisë, Rajoni i Europës, fillimisht si ekspert dhe pastaj si drejtor i Cilësisë së Kujdesit, Parrezikshmërisë dhe Akreditimit të Institucioneve për Sëmundjet Jongjitëse.

Pas kthimit në Shqipëri vazhdoi kontributin e tij në ngritjen e cilësisë, parrezikshmërisë dhe akreditimit të institucioneve mjekësore në Shqipëri, duke ngritur Qendrën Kombëtare të Cilësisë, Parrezikshmërisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

Konsulent i Bankës Botërore për projektet shëndetësore dhe i pesë ministrave të shëndetësisë. Lektor në Universitetin e Dubrovnikut. Ekspert i Ministrisë së Shëndetësisë të Turqisë për programin e diabetit.

Themelues i shoqatave mjekësore “Hipokrati” e “Jetë dhe Shëndet”. Themelues dhe dekan i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Europian të Tiranës. Kryeredaktor i revistës mjekësore “Medicus”. Anëtar themelues i Akademisë Shqiptare të Arteve dhe Shkencave, Shqipëri.

Botues i disa librave për shëndetësinë dhe së fundmi i librit “Blloku”, mbështetur në vrojtimet, vlerësimet, reflektimet dhe analizat e tij për regjimin e diktaturës së proletariatit, i komentuar gjerësisht në mediat shqiptare.

Mban Urdhrin Flamuri i Kuq i Punës i “Klasit I” dhe titullin “Punonjës i Shquar i Shkencës Shqiptare”.

Lamtumirë shok! Ti e përmbushe jetën tënde dhe le kujtime që do të të mbajnë gjallë në familje, midis shokëve, miqve dhe të gjithë atyre që të njohën.

—–

*Ish koleg i Dr. Isuf Kalos në Ekipin mjekësor të Enver Hoxhës. Ish-ministër i Shëndetësisë

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Xhafaj kritika KLGJ: Gabim i madh zbatimi i hartës së re gjyqësore, ua thashë që në fillim
  • Çfarë do të ndodhë me protestën
  • Dështon konsensusi në Strasburg për rezolutën Shqipëri-BE, PS dhe PD përplasen për amendamentet
  • EMRAT: Krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten në Shkodër, bie në pranga
  • I akuzuar për trafik droge, GJKKO lë në burg djalin e Erzen Breçanit

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Çfarë do të ndodhë me protestën
  2. K R on Çfarë do të ndodhë me protestën
  3. ¿? on Çfarë do të ndodhë me protestën
  4. Dashi on Çfarë do të ndodhë me protestën
  5. Katiu on Çfarë do të ndodhë me protestën

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?