Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Laporta hap “kutinë e Pandorës”: Reali ka 70 vite që dikton arbitrat dhe Federatën, Perez njeri cinik. Ceferin nuk ra në kurthin e tyre!
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Laporta hap “kutinë e Pandorës”: Reali ka 70 vite që dikton arbitrat dhe Federatën, Perez njeri cinik. Ceferin nuk ra në kurthin e tyre!
AktualitetSport

Laporta hap “kutinë e Pandorës”: Reali ka 70 vite që dikton arbitrat dhe Federatën, Perez njeri cinik. Ceferin nuk ra në kurthin e tyre!

Published: April 17, 2023
Shpërndaje

Barcelona prej javësh ndodhet në ‘syrin e ciklonit’ në Spanjë, në akuzë për trukim ndeshjesh dhe blerje gjyqtarësh. Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka dalë në një deklaratë të gjatë për mediet, duke folur për çështjen “Negreira” dhe hetimet për klubin e tij në lidhje me favorizimet e mundshme që mund t’i ketë bërë ish-zëvendëspresidenti i Komitetit të Arbitrave në Spanjë. Klubi katalanas është përfshirë në pagesa kundrejt një kompanie që drejtohej nga Negreira, me Laportën që ka thënë se nuk ka asnjë lidhje me favorizime, duke u hedhur në kundërsulm ndaj Realit të Madridit. “Ata nuk kanë zbuluar ende asgjë, sepse nuk ka asgjë. Ajo që ata bënë ishte përforcimi i një situate në të cilën një nga personat e lidhur me këto kompani ishte një ish-arbitër dhe një ish-nënkryetar i Komisionit të Arbitrave. Ai nuk ka pasur kurrë aftësinë për të ndryshuar rezultatet, sepse nuk ishte ai që i vendoste arbitrat. Nesër do të shpjegoj gjithçka”, tha presidenti i Barçës.

Më pas Laporta u ndal edhe te sulmet e Real Madrid, duke thënë se ata janë favorizuar historikisht. “Ne nuk jemi të interesuar të fitojmë duke u favorizuar nga arbitrat. Ka klube të tjera, veçanërisht një që është paraqitur në gjykatë (Real Madrid), i cili është favorizuar historikisht. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se kjo nuk ka kuptim. Barcelona u bë e madhe falë brezave që e bënë klubin të rritej. Ne nuk do të lejojmë që Barcelona të njolloset”, tha Laporta. Presidenti i Barcelonës vijoi me kundërsulmet kundër Real Madridit dhe i quajti cinikë, duke thënë se për 70 vite ata caktonin arbitrat. “Për 70 vjet, ata që kanë caktuar njerëzit që duhet të vendosin drejtësinë kanë qenë ish-partnerë, ish-lojtarë dhe ish-drejtorë. Që ky klub të shfaqet personalisht dhe të pretendojë se ndihet i dëmtuar në aspektin sportiv në periudhën më të mirë të historisë tonë, më duket një ushtrim i paprecedentë cinizmi”, vijoi kundërsulmin Laporta. Qejfmbetur ka qenë edhe me kolegun e tij Fiorentino Perez, për qendrimet e presidentit të Real Madridit ndaj zhvillimeve, duke iu bashkuar akuzave ndaj katalanasve dhe levizjeve ligjore. Edhe pse Laporta prej dy vitesh i qëndron në krah Perezit për Superligën duke sfiduar UEFA-n, ky i fundit duket se e ka lënë në baltë që në krizën e parë. Me nëntekst në konferencën e sotme ai e cilësoi Realin ekip të shtetit, arbitrave e federatës për 70 vite dhe gjithashtu nje klub me ‘president cinik’.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë është “Shqipëria e re”?
  • Dhunohet efektivi i Policisë në Shkodër
  • FIFA publikon formacionin ideal të Botërorit 2026
  • Zbardhet dokumenti konfidencial vetëm tri faqe, BE refuzon draftin e qeverisë për Zonat e Mbrojtura
  • Përmendet mbi 2 mijë herë në dosje, gjendet i vdekur rekrutuesi i modës që “peshkonte” për Epsteinin

Komentet e Fundit

  1. Vlora 97 on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  2. Xoni on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  3. Besnik Tirana on “Pastruesi” në dosjen Aruba, roli i tepelenasit që mbulonte “gabimet” e grupit kriminal
  4. chp on Dy “zbulime” nga zv.ministri i Ekonomisë: Jetojmë më mirë se në komunizëm dhe pse ka rënë euro
  5. Ilmi Mancaj on Kush do të jetë në krye të rendit të ardhshëm botëror?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?