Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë, si përgjigjen Rama dhe Scholz
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë, si përgjigjen Rama dhe Scholz
AktualitetPolitike

Largimi i bluzave të bardha drejt Gjermanisë, si përgjigjen Rama dhe Scholz

Published: March 7, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama dhe kancelari gjerman Olaf Scholz kanë zhvilluar këtë të martë një konferencë të përbashkët për shtyp. Ata u pyetën në lidhje me largimin e mjekëve dhe infermierëve drejt Gjermanisë.

Rama tha për këtë çështje se duhen gjetur mekanizma që Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman.

Ndërsa Shcolz tha se vendi i tij nevojën e madhe për forca pune nuk do mbulojë vetëm nga shtetet anëtare të BE-së, por edhe përtej.

- Publicitet -

Pyetje: Shumë mjekë dhe infermierë në vite kanë lënë Shqipërinë dhe kanë ardhur të punojnë në Gjermani. Shumë të tjerë janë duke u bërë gati të vijnë. Ju kryeministër Rama keni thënë në Tetor që nuk ka më vend që Shqipëria të përgatisë mjekë për Gjermaninë dhe ky investim një ditë të kthehet. A po kërkoni të kthehet dhe si do kthehet ky investim? Dhe për ju kancelari Scholz a e njihni ju këtë borxh dhe a jeni ju të gatshëm të paguani për mjekët që ne ju sjellim?

Edi Rama: E kemi diskutuar dhe këtë çështje. Natyrisht që nuk mund ti kërkojmë as Gjermanisë dhe asnjë vendi të BE-së dhe madje as Britanisë së Madhe që nuk është në BE që të ndalojë lëvizjen e lirë të kapitalit njerëzor dhe të ndalojë lëvizjen e lirë të atyre që nga Shqipëria duan të sprovojnë veten në fushën e profesionit të tyre apo në tregjet e Gjermanisë dhe të vendeve të tjera. E kemi diskutuar me kancelarin se si duhet të gjejmë mënyra dhe mekanizma që faktikisht Shqipëria të mos jetë financuesi i drejtpërdrejtë i sistemit shëndetësor gjerman, ndërkohë që i kam shpjeguar kancelarit që studentët tanë të mjekësisë paguajnë 1/16 e kostos ndërkohë që pjesën tjetër e paguan qeveria. Këto janë tema të kohës, janë tema diskutimi në një kohë kur vendet kanë nevojë për forcë të kualifikuar, por edhe për forcë të pakualifikuar mesa kuptoj, pune dhe me numra të mëdhenj. Shumë e rëndësishme që të gjejmë një rrugë që duhet të jetë europiane për të balancuar atë që faktikisht vende si Shqipëria dhe vende të rajonit humbasin në këtë fazë të rëndësishme kur duhet nga një anë të plotësojmë kushte për t’u bërë vende anëtare të BE dhe të rrisim cilësinë e jetës dhe shërbimeve për vendet tona.

Olaf Scholz: Me të vërtetë ne folëm për këtë. Kjo është një sfidë e madhe. Lëvizja e lirë është një nga arritjet shumë të mëdha të BE-së. Ajo u ka dhënë shumë qytetarëve dhe ndjesinë e lirisë të drejtpërdrejtë që nuk mund të shkosh thjesht si turist, por që në çdo kohë mund t’i hipësh trenit, avionit dhe të punosh aty ku ke dëshirë. Më kujtohen shumë mirë kohët, kur ishte e vështirë të bëhej brenda BE-së, ishte sfidë e madhe. Me këtë liri sot janë lidhur edhe shumë sfida. Është shumë e rëndësishme që vendi ynë ndihet përgjegjës që nevojën e tij të madhe për nevoja pune të mos e mbulojë vendet nga shtete të BE-së, por edhe përtej BE-së. Ne po punojmë për legjislacionin për emigrimin e fuqisë punëtore të kualifikuar në Gjermani. Me këtë hapje tregu, i Gjermanisë dhe i Evropës dhe kjo ndoshta është diçka që e bën më të menaxhueshme situatën edhe në Europë.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 13 korrik 2026
  • Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  • Ndahet nga jeta në moshën 74 vjeçare një nga njerëzit më të pasur në botë
  • Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  • Misteri i korrikut 2006: Komunikimi i fundit në helikopterin ku vdiq Gramoz Pashko, i biri, mjeku dhe tre ushtarakë të lartë

Komentet e Fundit

  1. R. on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  2. K R on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  3. demo on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja
  4. Phoenix on Krimi dhe “zhvillimi”: Një leksion i aktualitetit shqiptar i shkruar rreth 160 vjet më parë
  5. Vl on Në shitje, tre apartamentet luksoze: Historia e kryeministrit të dënuar për korrupsion, nga përgjimet, te protesta dhe arratisja

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?