Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lëshonte dëftesa false kundrejt 3200 eurove, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Shkodër  
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lëshonte dëftesa false kundrejt 3200 eurove, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Shkodër  
AktualitetKronike

Lëshonte dëftesa false kundrejt 3200 eurove, arrestohet drejtori i shkollës 9-vjeçare në Shkodër  

Published: April 20, 2023
Shpërndaje

 

Drejtori i një shkolle 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, në Shkodër, ka përfunduar në prangat e policisë, pasi është kapur në flagrancë duke përdorur vulën e falsifikuar të një shkolle të mesme për të lëshuar dëftesa false, kundrejt shumës prej 3200 eurosh.

Sipas policisë, në pranga është vënë edhe një shtetas tjetër, bashkëpunëtor i 54-vjeçarit, pasi u kap në tentativë për të shitur dëftesën false. Gjatë kontrollit, policia bën me dije se janë sekuestruar 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

- Publicitet -

 

Njoftimi i policisë:

Strukturat operacionale të DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DPPSH-së, si rezultat i një hetimi proaktiv të kryer në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Dëftesa”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

-Gj. K., 54 vjeç, banues në Shkodër, me detyrë Drejtor i shkollës 9-vjeçare në fshatin Hot i Ri, për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”;

-Gj. F., 66 vjeç, banues në Shkodër, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.

Nga veprimet hetimore të kryera në kuadër të këtij operacioni, dyshohet se këta shtetas bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për të falsifikuar dëftesa, duke përdorur vulën e falsifikuar të shkollës së mesme në fshatin Breg Lumi, dhe për të pajisur me këto deftesa, shtetas të ndryshëm, kundrejt përfitimeve monetare.

Në cilësinë e provës materiale, 26 dokumente shkollore të paplotësuara, por të pajisura me vulën e shkollës së mesme, vula e shkollës 9-vjeçare, 5 USB, 1 celular, si dhe shumat e parave 640 euro dhe 16 000 lekë, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale.

Vijojnë veprimet hetimore për të identifikuar dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale shtetasit e tjerë që mund të jenë të implikuar në këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.


p.k\dita 

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Kush fshihet pas kokainës në Durrës
  • Daja i saj akuzohet për dhunë e përdhunim, reagon deputetja Zegjine Çaushi: Më thanë se do martoheshin
  • 16 shtator 2026
  • VIDEO: “O hajdut”! Protestuesit detyrojnë Taulant Ballën të ikë nga lokali
  • Gjyqi i Historisë

Komentet e Fundit

  1. driver on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  2. Petrit on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  3. arbri on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  4. Kënua on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend
  5. Vjosa on “Fol mirë, se ne jemi sovrani”: Kreu i Unionit të Gjyqtarëve përplaset me Ulsi Manjan në Kuvend

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?