Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligji i ri për Bletarinë, ministrja Krifca: Rrisim vlerën tregtare të mjaltit, hapim rrugën për eksport të certifikuar
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligji i ri për Bletarinë, ministrja Krifca: Rrisim vlerën tregtare të mjaltit, hapim rrugën për eksport të certifikuar
AktualitetEkonomi

Ligji i ri për Bletarinë, ministrja Krifca: Rrisim vlerën tregtare të mjaltit, hapim rrugën për eksport të certifikuar

Published: January 30, 2023
Shpërndaje

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca prezantoi sot në Komisionin e Kuvendit për Veprimtarinë Prodhuese Tregtinë dhe Mjedisin, një projektligj shumë të rëndësishëm për sektorin e bujqësisë, “Projektligjin për Bletarinë”.

Ministrja u shpreh se “ky pr/ligj do të formalizojë e rregullojë të gjithë prodhimin, transportin, paketimin e përpunimin e produkteve të bletarisë. Ky projektligj do t’i japë vlerë produktit të bletarisë, produktit të mjaltit, duke synuar më tej rritjen e prodhimit në vend dhe daljen në tregje ndërkombëtare”.

“Sektori i bletarisë ka pasur një zhvillim të konsiderueshëm në vitet e fundit, rritemi me 10% në prodhimin e mjaltit çdo vit, e kemi mbështetur këtë sektor çdo vit dhe duam që ky ligj, i cili rregullon sektorin dhe mbron bletarët, të japë impulsin e duhur për ta zhvilluar më tej këtë sektor dhe orientuar drejt eksporteve”, tha ministrja Krifca.

- Publicitet -

Sipas ministres Krifca, ligji mbi bletarinë ka në përbërje të vet një strategji tre vjeçare e cila do të shërbejë për mbështetjen e sektorit të bletarisë, ku së bashku me ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, do ti jepet më shumë vëmendje dhe mbështetje në shërbim të agroturizmit dhe ekosistemit.

Ministrja vuri në dukje se, rolet e institucioneve janë të përshkruara në ligj dhe një ndër objektivat kryesorë është mbrojtja e specieve të bletëve dhe promovimi i specieve autoktone shqiptare.

Bleta është jetike për bujqësinë. Projetkt ligji njeh rolin e veçantë të bletarisë në bujqësi, ekonomi dhe në të ardhurat e familjeve fermere.

Komisioni pas diskutimeve miratoi me vote unanime këtë projektligj të rëndësishëm.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë ndodh kur njerëzve u humbet besimi?
  • Bullgaria, histori paralajmëruese: Gjenerata Z ndihmoi rrëzimin e një qeverie, por sistemi i diskredituar pas saj mbeti i paprekur
  • Stipe Mesić dhe Edi Rama: Mes dialogut me qytetarët dhe monologut të pushtetit
  • Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  • U arrestua gjatë protestave, Apeli ndryshon masën e sigurisë për Klevi Metajn

Komentet e Fundit

  1. Te lumte ajo penë! on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  2. Ymer on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  3. cuf dabjoni on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  4. nje shqiptar on Gjeopolitika, gjaku, identiteti
  5. Babameto on Gjeopolitika, gjaku, identiteti

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?