Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligji i ri shqiptar për tatimet përfshin edhe kriptomonedhat. Kush fiton, paguan
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligji i ri shqiptar për tatimet përfshin edhe kriptomonedhat. Kush fiton, paguan
AktualitetEkonomi

Ligji i ri shqiptar për tatimet përfshin edhe kriptomonedhat. Kush fiton, paguan

Published: May 9, 2023
Shpërndaje

Në ligjin e ri për tatimin mbi të ardhurat, përfshihen edhe kriptomonedhat.

Përcaktuar si “të ardhura nga mjetet virtuale”, çdo person brenda Shqipërisë që merr para nga tregtimi i kriptove do të tatohet.

Vlera që do të tatohet është diferenca midis shumës që është blerë aseti virtual dhe shumës që ajo është shitur. Në ligjin e sapomiratuar nuk ka një normë tatimi, por thuhet se ministria e Financave do të nxjerrë më vonë një udhëzim për mënyrën e llogaritjes.

- Publicitet -

Ky është akti i dytë ligjor që përfshin kriptomonedhat pas atij në 2020-n, për licencimin e kriptovalutave dhe aktivitetit të prodhimit të tyre.

Por, megjithëse ligji ka hyrë në fuqi dhe bashkë me të edhe rregulloret përkatëse nga AMF, deri më tani nuk ka asnjë subjekt të licencuar për ushtrimin e këtij aktiviteti, që do të thotë se nëse ligji për tatimin e të ardhurave i propozuar në këtë formë do të hynte në fuqi, ai s’ka çfarë të tatojë, pasi s’ka subjekte.

Metodologjia është e ngjashme me atë për tatimin e të ardhurave nga bastet online, që kush fiton, paguan 15% të vlerës.

Më herët në një mbledhje të Komisionit të Ekonomisë, deputeti socialist, Erion Braçe ngriti shqetësimin se tregu i zi i kriptomonedhave po lulëzon me para kriminale.

“Nuk është marrë asnjë licencë, ndërkohë që tregu i zi në asetet virtuale po lulëzon. Në këtë fushë ka marrë përmasa, është bërë i madh dhe i prin paraja e krimit të organizuar, korrupsioni vjen më poshtë”, deklaroi Braçe.

Nëse nuk ndërhyhet, sipas Braçes, vendi rrezikon që të përsërisë një krizë të ngjashme financiare si ajo e piramidave në mes të viteve ’90.

“Në atë kohë një copë letër kishte nga Banka e Shqipërisë, që thoshte se tregu ishte i palicencuar, ndërkohë që bankat kishin hyrë me kohë në tregun e palicencuar të fajdeve në 1995-1996. Duhet të jemi shumë aktivë në pjesën e licencimit se prandaj është bërë ligji. Duhet të jeni agresiv në këtë pjesë për të ftuar ata që janë avantgardë në këtë aktivitet. Agresivë edhe në pjesën e denoncimit”, deklaroi Braçe.

o.j/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Situatë e jashtëzakonshme në Krujë, zjarri jashtë kontrollit përfshin zonat e banuara, urdhërohet evakuim i menjëhershëm
  • Vrau 20-vjeçarin në Korçë, del emri dhe foto e autorit
  • Vrasje me kallashnikov në Korçë, ekzekutohet 20-vjeçari, autori në arrati
  • STUDIMI: Rendi i lindjes së fëmijëve ka ndikim në 150 sëmundje
  • Situata e zjarreve në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 2 mbeten në monitorim

Komentet e Fundit

  1. ANA on VIDEO: Sherr mes deputetëve në Kuvendin e Kosovës, deputetja e AAK gjuan me vezë drejt Kurtit
  2. Detari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  3. capi on Dy arsyet pse Spanja ka luksin të sfidojë hapur SHBA-në dhe Evropën
  4. Dashi on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump
  5. Vizion shqiptari on Eric Wendt u konfirmua nga Senati, reagon Ambasada e SHBA në Tiranë: Do të mbështesë vizionin e Trump

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?