Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Ligji për barazinë, Luarasi: Nuk janë shtuar gjini të reja, nuk kërcënohet familja
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Ligji për barazinë, Luarasi: Nuk janë shtuar gjini të reja, nuk kërcënohet familja
AktualitetPolitike

Ligji për barazinë, Luarasi: Nuk janë shtuar gjini të reja, nuk kërcënohet familja

Published: November 7, 2025
Shpërndaje

Nga kryesia e Kuvendit këtë të premte, deputetja e Partisë Socialiste Iris Luarasi, në një deklaratë për mediat, foli për barazinë gjinore, projektligj i cili u miratua ditën e enjte nga Parlamenti Shqiptar.

Sipas Luarasit, është pretenduar se ligji kërcënon familjet shqiptare dhe shton numrin e gjinive, por ajo e ka konsideruar këtë si gënjeshtër të qëllimshme dhe e hodhi poshtë.

“Në realitet, ky ligj nuk shton asnjë realitet të ri ligjor. Ai nuk krijon kurrsesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua. Është pretenduar se ligji kërcënon familjen tradicionale dhe shton numrin e gjinive. Le të jemi të qartë: narrativa që ‘po legalizohen 70 gjini në Shqipëri’ është një gënjeshtër e qëllimshme, e përsëritur aq shumë sa disa filluan ta besonin. Ligji nuk krijon kurrësesi gjini të reja, vetëm synon të garantojë barazi reale midis dy gjinive që janë burrë dhe grua.

- Publicitet -

Kemi dëgjuar gjatë kësaj periudhe se projektligji detyron përdorimin e ‘gjuhës gjithëpërfshirëse gjinore’, duke zëvendësuar termat ‘nënë’ dhe ‘baba’ me shprehje neutrale si ‘prind 1’ dhe ‘prind 2’. As unë dhe as kolegët e mi të Partisë Socialiste nuk do votonim kurrë për një ligj që nuk do na jepte mundësinë që fëmijët mos na thërrasin nënë dhe baba, dhe termat prind 1 dhe prind 2 në ligj janë vetëm një gënjeshtër e shpikur nga ata që nuk e kanë lexuar projektligjin, por besojnë çdo gjë që lexojnë në rrjetet sociale.

Në projektligj nuk përdoret termi ‘gjuhë gjithëpërfshirëse gjinore’, por flitet për gjuhë me ndjeshmëri gjinore, e cila nuk përfaqëson asgjë më tepër sesa korrektësi gramatikore në terma, që kolegët e mi në vendimmarrje mos të nënshkruajnë me termin Ministër, por të nënshkruajnë me termin Ministre. Mos të përdorim termin drejtor, por drejtore kur drejtuesja e institucionit është një grua, e kështu me radhë”, është shprehur Luarasi.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • AKU: Salmonelë dhe antibiotikë të rrezikshëm në mishin e importuar nga Brazili
  • “Territorialja”, tensione mes Ramës dhe kryebashkiakut të Poliçanit, përfshihet edhe aktorja
  • Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  • Pyetja që mbetet
  • Inteligjenca Artificiale mund të na dalë nga kontrolli’, alarmi i CEO-s së Anthropic

Komentet e Fundit

  1. Socialpis i nershëm... on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it
  2. Kostandin Shpataraku on Ndahet nga jeta papritur këngëtari grek Giorgos Mazonakis
  3. Socialpis i nershëm... on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  4. Socialpis i nershëm... on Përplasja për pagat në gjyqësor, Rama publikon tabelën: Janë vetë zot, vetë shkop dhe paguhen më shumë se në Greqi
  5. Ethem Lalaj on Zbulohen pjesë nga teksti i padisë së Pacollit në Arbitrazh: Konçesioni i Aeroportit të Vlorës po na merret për t’iu dhënë Ron Yeffet-it

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?