Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lindja e Mesme drejt një krize humanitare, çfarë do të bëjë BE me ndihmat?
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Bote > Lindja e Mesme drejt një krize humanitare, çfarë do të bëjë BE me ndihmat?
BoteKryesore

Lindja e Mesme drejt një krize humanitare, çfarë do të bëjë BE me ndihmat?

Published: October 9, 2023
Shpërndaje

 

 

Bashkimi Evropian është shprehur i shqetësuar për situatën e krijuar në lindjen e Mesme pas sulmeve ndaj Izraelit të organizatës Hamas, të cilën BE-ja e konsideron si organizatë terroriste.

- Publicitet -

Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka konfirmuar se përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thirrur një takim të ministrave të jashtëm të 27 vendeve anëtare për të diskutuar për situatën. Ky takim do të zhvillohet në Muskat ku ndodhen shumica e ministrave evropianë për takimin e Këshillit të bashkëpunimit në Lindjen e Mesme.

BE-ja ka përsëritur se Izraeli pa asnjë dyshim ka të drejtë të mbrohet nga sulmet e tilla, por duke respektuar të drejtën ndërkombëtare. Zëdhënësi i BE-së ka thënë se janë duke u zhvilluar shumë aktivitetet diplomatike, ndërsa ka bërë thirrje që Hamas-i t’i lirojë sa më parë pengjet që ka kapur.

Si një prej financuesve më të mëdhenj të ndihmës humanitare, BE-ja është duke shqyrtuar edhe këtë ndihmë për palestinezët pas sulmeve të fundit. Disa shtete anëtare kanë vendosur ta pezullojnë këtë ndihmë për të siguruar se nga to nuk përfitojnë organizatat, të cilat konsiderohen terroriste.

Ndërsa zëdhënësi i Komisionit Evropian, Eric Mamer, ka deklaruar se “BE-ja thotë se nuk financon në asnjë mënyrë Hamas-in apo cilëndo organizatë tjetër, e cila konsiderohet terroriste. Zëdhënësja e BE-së ka thënë se ndihma humanitare që i është dhënë popullit të Palestinës, u nënshtrohet rregullave të rrepta në mënyrë që mjetet financiare të BE-së të mos bien në duart e organizatave, me të cilat BE-ja nuk ka kontakte e Hamas-i është një prej tyre.

Bashkimi Evropian ndihmon nga ana tjetër autoritetet palestineze, të cilat ushtrojnë pushtetin më shumë në Bregun Perëndimor.

Bashkimi Evropian është duke bashkëpunuar edhe me organizatat humanitare ndërkombëtare për t’u përgjigjur ndaj krizës humanitare që pritet të krijohet pas shpërthimit të luftimeve në Lindjen e Mesme.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, po ashtu, ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se lufta në Lindjen e Mesme do të ndikojë në gatishmërinë e BE-së për të vazhduar ndihmën ndaj Ukrainës.

“Asgjë në asnjë moment nuk do të ndikojë në gatishmërinë tonë për të ndihmuar Ukrainën. Këtë e kemi përsëritur disa herë dhe e përsërisim prapë”, ka thënë zëdhënësi i KE-së Eric Mamer.

Ndërsa, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a po e analizon BE-ja rolin eventual të Rusisë në shpërthimin e konfliktit në Lindjen e Mesme, zëdhënësi ka thënë se “vendet e BE-së i shikojnë të gjitha mundësitë, kurse Rusia gjithmonë është e interesuar të shkaktojë destabilitet kudo në botë”.

 

 

 

 

p.k\dita

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  • Protestuesit zhvendosen te Bashkia, thyejnë derën dhe futen brenda, ndërhyn policia (VIDEO)
  • Dhëndri i Trump, me një “kukull të Sorosit”: Paradoksi i Sazan-Zvërnecit, si shembull deri ku arrin Diplomacia e Dollarit
  • Studentja: Më goditën me shkop gome, ndërkohë që nuk po bëja asgjë
  • Tensione në Rrugën e Durrësit, protestuesit hyjnë në biznes dhe djegin orenditë, iu vënë flakën edhe reklamave (VIDEO)

Komentet e Fundit

  1. L on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  2. Historia on Ndryshimet demografike pas rënies së Skënderbeut dhe hebrenjtë e Vlorës sipas arkivës osmane
  3. K R on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  4. Andi on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  5. Stop dhunës ndaj protestuesve shqiptar! on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?