Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lira Gjika: Ja çfarë duhet të flisni me fëmijët kur shkojnë për herë të parë në kopsht dhe në klasë të parë
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lira Gjika: Ja çfarë duhet të flisni me fëmijët kur shkojnë për herë të parë në kopsht dhe në klasë të parë
AktualitetLifestyleShendetesi

Lira Gjika: Ja çfarë duhet të flisni me fëmijët kur shkojnë për herë të parë në kopsht dhe në klasë të parë

Published: September 8, 2023
Shpërndaje

E ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report TV, me moderatore Androniki Kolka, ishte Lira Gjika, pediatre e njohur e cila dha disa këshilla për fëmijët që shkojnë në kopshte dhe klasa të para.

”Prindërit duhet të stërvisin durimin, pasi fëmijët janë shumë më të vëmendshëm për çdo gjë dhe kanë një memorie për t’u admiruar” tha ajo, duke shtuar se prindërit duhet të mahniten me gjetjet e fëmijëve të tyre, duke i lënë që të zhvillohen dhe të krijojnë.

”Shumë prindër nuk i qëndrojnë “lojës së habisë” kur fëmija i tyre u tregon për diçka që ata kanë zbuluar, por e neglizhojnë, ku në fakt mund të ndikojnë në rritjen e vetëvlerësimit të tyre” shtoi pediatrja e njohur.

- Publicitet -

”Çdo zbulim që fëmijët bëjnë, është më i madh se zbulimi i Ajnshtajn me teorinë e relativitetit, pasi psiqika e tyre është shumë më shumë sesa mendojmë ne” theksoi ajo.

Sipas Lirës, fëmijët duhet të shkojnë në kopshte për dy arsye kryesore, së pari për të zhvilluar fjalën dhe së dyti për të ndërtuar marrëdhënie me fëmijët e tjerë. ”Kur një fëmijë shkon për herë të parë në kopsht, duhet që prindi t’i flasë, pasi ai në ato momente mendon se mos e kanë braktisur dhe neglizhuar, por një komunikim i mirë, e shuan dhe këtë problem” nënvizoi ajo, duke theksuar se kopshtet, familja janë vendet ku mësohet dashuria për tjetrin.

Këshillat e pediatres ishin dhe për prindërit që dërgojnë për herë të parë fëmijët në klasa të para. ”Si fillim duhet që prindërit të flasin më fëmijët për shkollat, që në kopsht, më pas kur të nisi shkolla, fëmijët të qëndrojnë gradualisht në shkollë duke nisur nga 20 minuta në ditë” tha Lira.

Një pikë tjetër e rëndësishme është dhe komunikimi që kanë mësuesit, pasi fjala është ajo që fëmijët fokusohen, veçanërisht kur flet një i rritur.

”Kohët e fundit po shoh gjithmonë e më shumë baballarë të përfshirë me fëmijët dhe kjo është diçka që më pëlqën” u shpreh Lira Gjika, duke mos harruar të përmendë faktin se në një shtëpi fëmija ka nevojë për dy duar, babain dhe nënën që janë hallka të pazëvendësueshme.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Si dhe pse ndikon referendumi në Islandë rrugën e Shqipërisë dhe Malit të Zi drejt BE-së
  • Pezullohen dy policë për publikimin e fotove të Agasit dhe Shpatarakut pas arrestimit
  • Gara për Prokurorin e Përgjithshëm fut në sherr anëtarët e KLP-së
  • Pezullohen përkohësisht fluturimet në hapësirën ajrore të vendit
  • Ergys Agasi del para GJKKO-së, gjykata lë në fuqi masën e “arrestit me burg”

Komentet e Fundit

  1. xxx on Akuza e pazakontë e kryeministrit malazez: Serbia dhe Shqipëria duan të na destabilizojnë
  2. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  3. xxx on Pushtimi me kapital
  4. Një shqiptar në Itali on Çfarë ndodhi pas arrestimit të një “shqiptaro-amerikani”: Skema Meskuti-Ibro, një megaskandal ende pa ndëshkim
  5. Dashi on Për arsye sigurie, Rama zhvendos takimin me ministrat dhe drejtuesit politikë, ja ku do mbahet

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?