Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: LISTA: Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën në Shqipëri
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Ekonomi > LISTA: Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën në Shqipëri
EkonomiLajmi i fundit

LISTA: Cilat janë profesionet më të kërkuara dhe paguara për 2025-ën në Shqipëri

Published: January 4, 2025
Shpërndaje

Nëse jeni të aftësuar në financë, teknologji informacioni apo kujdes shëndetësor… atëherë 2025-a është viti juaj.

Nuk është parashikim astrologjik, por analizë e mirëfilltë e bazuar te kërkesa dhe oferta e tregut të punës.

“Bazuar te artikujt e (revistës) Forbes dhe parashikimeve të ndryshme ndërkombëtare, aftësitë më të kërkuara të 2025-s vazhdojnë të jenë ato kompjuterike, inteligjenca artificiale… por me rritje të fokusit te aftësitë ndër-personale si dhe aftësitë teknike që kanë të bëjnë kryesisht me kujdesin shëndetësor”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut të punës, për A2 CNN.

- Publicitet -

“Teknologjia, inteligjenca artificiale do të jenë gjithmonë pozicione me kërkesë. Por nuk mendoj se kjo vlen për ne. Ne kemi të tjera probleme më emergjente”, tha Emin Shini, ekspert i tregut të punës.

Me krizë edhe më të thellë për burime njerëzore, e alternativa më të kufizuara, Shqipëria i ka të orientuara nevojat kryesisht te turizmi, ndërtimi e më pas te teknologjia e informacionit.

“Në vijim të trendit nga 2024-s, sigurisht një kërkesë e madhe mbetet për disa profesione që ne i quajmë “teknikë të mesëm” si elekstriçistë, mekanikë apo hidraulikë. Turimi dhe ndërtimi janë dy sektorët e tera që vuajnë dhe do të vuajnë për fuqi punëtore”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut të punës.

Kriza e veçanërisht dy viteve të fundit ka kthyer vëmendjen e sipërmarrjeve si kurrë më parë te punonjësit. Por bizneset ende nuk po arrijnë të joshin “Gjeneratën Z”, të rinj të lindur në fund të viteve 90’.

“Të rinjtë e ‘Gjeneratës Z’ i mëshojnë më shumë rëndësisë së mirëqenies mendore, trajtimit të barabartë në punë, të ndierit të motivuar për të bërë detyra kuptimplota. Ndaj shpesh ata kanë një përplasje kulturore”, tha Lutjona Lula, eksperte e tregut të punës.

2024-a ishte viti i tretë radhazi në Shqipëri ku pagat pësuan rritje. Mesatarisht një kamerier po paguhet nga 800 deri në 1 mijë euro, një shef kuzhine deri në 1 mijë e 200 euro. Me 700 deri në 900 euro paguhet edhe një punonjës ndërtimi, ndërsa rroga e një inxhinieri IT apo ndërtimi luhatet nga 1 mijë e deri në 2 mijë euro.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Sjellje të papërshtatshme dhe përfitime materiale të paligjshme: Ambasadorja amerikane në Athinë në prag të shkarkimit
  • 12 tetor 2026
  • Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  • Kërkohej prej 25 vitesh për tre vrasje në Shkodër, arrestohet në Nju Jork
  • Atentati me telekomandë në zemër të Gjirokastrës, zbardhen detaje

Komentet e Fundit

  1. Flamur on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  2. Urim on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  3. Ziu on Shqiptarët pas Skënderbeut, çfarë dimë për numrin e popullsinë, besimin dhe migrimet
  4. Phoenix on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës
  5. Ana on Në kërkim të një partie që rikthen dinjitetin e punës

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?