Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Politike > Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH
Politike

Lobisti që shiti Berishën si pensionist, korrigjon letrat në DASH

Published: August 4, 2025
Shpërndaje

Kompania lobuese e kontraktuar nga Partia Demokratike përpara zgjedhjeve të 11 majit ka ndryshuar letrën që i dërgoi në 22 korrik Departamentit Amerikan të Shtetit ku argumentonte se Sali Berisha nuk është më një politikan aktiv dhe si i tillë ai nuk duhet ketë më statusin non grata të vendosur nga DASH.

Ndërsa e shitën te zyrtarët e lartë amerikanë, si pensionist për t’i hequr non gratën, lobistët e Berishës vetëm tetë ditë më vonë e ndryshuan variantin e parë të letrës, duke e quajtur tani aktiv në politikë, por jo në Qeveri.

Pas publikimit të këtij lajmi nga Top Channel, Continental Strategy nxituan të paraqesin një tjetër profil të Berishës, këtë herë si një udhëheqësi popular i opozitës dhe aktiv në rajon.

- Publicitet -
“Ky raport i korrigjuar rregullon një version të mëparshëm. Versioni i korrigjuar tani pasqyron saktësisht që, ndonëse z. Berisha aktualisht nuk mban asnjë post qeveritar, ai mbetet një figurë aktive politike në rajon dhe udhëheqësi aktual popullor i partisë opozitare në Shqipëri, diçka që versioni i mëparshëm e kishte saktësisht të shënuar në faqen 15.

Përmbajtja e plotë e raportit mbetet e padiskutueshme, që është se z. Berisha dhe familja e tij nuk është dashur kurrë të ishin objektiv, shpallja e tij nuk ishte e justifikuar, dhe heqja e kësaj shpalljeje mbështetet si nga faktet ashtu edhe nga ligji dhe është në interesin më të mirë të Shteteve të Bashkuara dhe popullit shqiptar”, thuhet në letrën e dëguar nga kompania lobuese Continental Strategy në Departamentin Amerikan të Shtetit.

Përcaktimi i Sali Berishës si një politikan “jo aktiv” në letrën e parë, tërhoqëi vëmendjen e opionionit publik, në rrethanat kur lideri i opozitës del ccdo ditë në media për të demoncuar atë që ai e quan farsën zgjedhore të 11 majit, ndërkohë që vijon të kontrollojë Partinë Demokratike pa asnjë shenjë që mund të japë dorëheqjen.

Megjithatë ky përcaktim ka zgjatur vetëm tetë ditë, derisa kompania lobuese ka amenduar letrën e parë, duke e quajtur tashmë Berishën aktiv në politik, por pa post qeveritar.

Continental Strategy është një kompani amerikane konsulence dhe lobimi që ka lidhje të ngushta me figura nga rrjeti politik i Partisë Republikane dhe ekipi i Donald Trump. Për Partinë Demokratike të Shqipërisë (PD), marrëdhënia zyrtare me këtë firmë konsiston në një kontratë lobimi afatgjatë, me vlerë deri në 6 milionë dollarë, dhe shërbime të strategjisë politike për të përmirësuar imazhin ndërkombëtar dhe për të lobuar në Uashington në favor të PD-së.
Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon.

Shpallja sipas nenit 7031(c) ndaj ish-presidentit dhe ish-kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në degradimin e Shqipërisë në atë që kritikët tashmë e quajnë “shtet narkotik.” Ndërkohë që demokracia e Shqipërisë është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk mban asnjë funksion qeveritar aktualisht, por mbetet një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon. (TCH)

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Simon Zereci zgjidhet Kreu i ri i Gardës së Republikës
  • Strasburgu i jep të drejtë ish-prokurorit të Krimeve të Rënda, gjen shkelje në procesin e Vettingut
  • GJKKO pezullon afatet e paraburgimit për Erion Veliajn, ja kur do të jetë seanca e radhës
  • “Lugëndryshkurit e familjes sonë…”, Spiropali ironizon Ramën: Algoritmet, konspiracionet haluçinante…
  • E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…

Komentet e Fundit

  1. Vurko on E PLOTË: Rama i dërgon letër protestuesit: Eja tek unë, edhe unë jam i vetmuar si ty…
  2. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  3. Llafollogu Kalemxhi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  4. Leksi on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?
  5. ROTA on ​Koreografia e Élysée-së: Çfarë duhet të presim pas “kapjes për dore” mes Macron dhe Ramës?

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?