Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lojë me ‘spiunë’ te Bajern Mynih, Nagelsman shkarkohet për sukseset! Vjen Tuchel
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Lojë me ‘spiunë’ te Bajern Mynih, Nagelsman shkarkohet për sukseset! Vjen Tuchel
AktualitetSport

Lojë me ‘spiunë’ te Bajern Mynih, Nagelsman shkarkohet për sukseset! Vjen Tuchel

Published: March 24, 2023
Shpërndaje

Vetëm pak ditë pasi u shpreh se në ekipin e tij kishte një spiun (El topo), drejtuesit e skuadrës legjendare nuk ia kanë kursyer aspak përgjigjen teknikut të ri Julian Nagelsman, duke e shkarkuar nga detyra. Vendimi për të ndryshuar trajnerin në këtë fazë të sezonit nga shumëkush mund të konsiderohet një çmenduri, për më tepër që Bajern Mynih ishte në çerekfinalet e Champions League, ku kaloi pretendentët e Paris Saint Germain dhe pret Manchester City. Lajmi më i rëndësishëm i ditës ishte pa dyshim shkarkimi i Julian Nagelsman nga stoli i Bayern Munchen. Ky vendim padyshim mund të konsiderohet një nga më çuditshmit kur na ndajnë më pak se tre javë nga dueli kundrejt gjigantëve anglez të Manchester City. Bayern Munchen ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e Nagelsman. Trajnerit 35-vjeçar i humbi respekti në dhomat e zhveshjes duke pasur përplasje të menjëhershme me figurën simbol të Bayernit: Manuel Neuer. Një përplasje e cila shkaktoi shumë polemika në atë periudhë.

Rasti më i fundit ishte kur ai deklaronte: “Kemi dikë pjesë të ekipit i cili po na zbulon taktikat dhe po i shpërndan kudo, a mund të jetë pjesëtar i stafit, a mund të jetë lojtar”? Duke nënkuptuar që në ambientet e brendshme të klubit kishte diçka që nuk funksiononte. Klubi Bayern nuk vonoi me zëvendësimin e tij, duke sjellë një trajner të mirënjohur për publikun. Ai është një trajner i ri dhe karizmatik, gjerman i njohur, i diplomuar në shkollën e Mainz 05 dhe një nga 3 studentët më të dalluar të Ralf Ragnick. Bëhet fjalë për Thomas Tuchel, një trajner i cili ka pasur eksperienca të kënaqshme në Mainz 05, në Dortmund te Borussia dhe në Francë te PSG, por nuk duhet të lëmë pa përmendur eksperiencën e fundit dhe atë më lavdishmen, me Chelsea në Londër ku mbi të gjitha bie në sy triumfi në Champions League.

Bayern nuk e kishte të vështirë të firmoste me Tuchel, pasi ishte pa një ekip. Hera e fundit që Tuchel drejtoi një ekip ishte në ndeshjen e tij të 100 me klubin e Chelsea, ku humbi kundrejt Dinamo Zagreb me rezultatin 1-0 në Kroaci. Në Gjermani thuhet se emërimi i Tuchel në pankinë, në vendin e Nagelsmann, është vendimi më i mire duke marrë shkak edhe nga historiku I trajnerit. Tuchel mori drejtimin e Chelseat në një faze të njëjtë të sezonit dhe askush nuk e priste që të arrinte sukses, por historia flet vetë. Tuchel është trajneri i duhur për Bayernin sepse krahas sukseseve në Gjermani mund të sjellë atë që Nagelsmann nuk fitoi dot, trofeun e Champions League. Nagelsmann tashmë është e shkuara e Bayern dhe Tuchel tani duhet të marrë frerët e klubit ku fillimisht ai duhet të rregullojë marrëdhëniet në dhomat e veshjes dhe më pas të bëjë më mirën për ekipin.

- Publicitet -
Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Çfarë pritet t’i ndodhë ekonomisë shqiptare nëse lufta kundër drogës dhe pastrimit të parave do shkojë më tej
  • Takimet në ishullin e famshëm kanë hedhur dritë mbi një nga dyshimet më të forta të hetimit
  • Nga Sazani në Australi: Perandoria miliardere e familjes Trump ndesh në revoltë qytetare
  • Kush është zyrtari i lartë afër kryeministrit Rama që ka marrë pjesë në takimin e Arubës?
  • Takimet në Aruba dhe Monako, vetëdorëzohet në polici Erjon Rama, i akuzuar si pjesë e grupit të Artur Shehut

Komentet e Fundit

  1. Kokpalari 21 janarit on Leksione morali me Aruba në sfond
  2. Po on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. nje shqiptar on Iu hoq non grata? Berisha nuk ftohet në 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së në Tiranë
  4. Ilir Troplini on Leksione morali me Aruba në sfond
  5. Katiu on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?