Teksa Tirana digjej, Belo Këlliçi, si për të sfiduar dy mjekrat klasike të opozitës Çim Pekën dhe Alfred Lelën, u shfaq në oborrin e SHQUP-it për të ekspozuar mjekrën e tij, këtë herë dukshëm më të plotë, më të errët dhe më të gjatë.
Si pretekst për sfilatën e mjekrës përdori denoncimin e tymosjes së SHQUP-it nga regjimi i Edi Ramës, meqenëse disa zjarrvënës të maskuar, duke i ikur policisë, mësynë për strehim në derën e SHQUP-it.

Një burim pranë PD-së tha se disa ditë më parë, Brisi i Tatimeve, e cila hap çdo derë në SHQUP dhe Syri Tv, i ka lyer mjekrën Belo Këlliçit me një furçë dhëmbësh, duke përdorur një bojë të zezë, të cilën e kishte harruar në selinë e partisë Lulzim Basha, për të cilin thuhet se kontrollonte çdo dy-tre ditë para pasqyrës për ndonjë thinjë, duke e eliminuar me merak. Në videon më poshtë shihet Brisi i Tatimeve në zyrat e Syrit:
Sipas burimeve, Belo Këlliçi kishte një padurim për t’u shfaqur me mjekrën e lyer dhe për të pritur më pas përshtypjet e miqve dhe reagimet e rivalëve në parti. Dhe rasti më i volitshëm ishte tymosja e SHQUP-it nga dora e Edi Ramës.
Belo Këlliçi vendosi të ndryshonte look, duke mbjellë flokët, gjatë ‘verës depresive’ të vitit 2023 pasi u ‘rrah’ nga Erion Veliaj me 60 mijë vota në Tiranë.

Tre vite më vonë, Belo, i cili dyshohet se ka gisht në hedhjen e çunit të Fahriut në Lanë, hodhi hapin tjetër, duke lënë mjekrën, çka provokoi atë që konsiderohet ‘lufta e mjekrave’ në SHQUP.
Mjekra e Belos u lexua si një sfidë ndaj Çim Pekës dhe Alfred Lelës. Ky i fundit iu përgjigj Belos duke hequr mjekrën e tij dhe lënë mustaqet, ndërsa Çim Peka, disa ditë më pas, bëri një shkallë në mjekrën e tij të famshme si dhe lyeu pjesën e lëshuar me të bardhë, duke i dhënë një mesazh të qartë Belo Këlliçit.


Marrë nga Prapaskena
