Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Lum ç’Sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Histori > Lum ç’Sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra…
Histori

Lum ç’Sokola ka le Lura, si Mark Ndreca, burrë mbi burra…

Published: April 24, 2023
Shpërndaje

Nga MEVLUD BUCI

 

Koha dhe jeta, njerëzit dhe traditat, bëmat dhe vlerat, sikur blerojnë, ato nuk vyshken, sepse gjurmët rrezatojnë, ndaj kurdoherë mbeten frymëzim për brezat. Madhështia, thjeshtësia, provat, përkushtimi, shëmbëllimi dhe nderimi për popullin, per detyrën e besuar, ngjajnë me mineralet, kurrë nuk treten. Lura (bajrak) , Lura e besës dhe e qëndresës, e bijve për liri e për flamur, e “300 nuseve me duvak”, u flet kohërave me gjurmët e atyre që jetojnë në altarin e lirisë. Ndër ata bij fisnikë është e do të jetë edhe Marka Ndrec Vladi .

- Publicitet -

***

Lura dhe lurjanët janë treva e Karareve, të cilët përbëjnë modelin e drejtësisë, e veçantë kjo dhe rrezatuese. Me Kararet e kullëse të fisit Vladi u rrit dhe u edukua Marka Ndreca. Historia e dëshmon  dhe e gdhend me provat e qëndresës, të mirësisë dhe të vlerave. Geni i të parëve të Marka Ndrecës dëshmon për atdhetari e luftë për të mbrojtur trojet, për liri e për flamur.

Epika historike thotë:

Dedë Mardeda e Can Neka

Po luftojnë me dy kuçedra.

Para vitit 1900, në këto beteja shquhet edhe paraardhësit e Marka Ndrecës, deri te babai Ndrec Nikolli , që vrau më sëpatë dy pushtues austriakë, e më pas mbeti i vrarë nga armiqtë, në moshë të re. Histori jete e qëndrese, plot dinjitet për atdhe e liri. Breza të patundur nxori kjo derë luftëtar trima për trojet e veta, për këtë tokë të përgjakur, për të ardhmen e brezave.

***

Marka Ndrec Vladi  u lind  më 10. 05. 1916 në Lurë të Vjetër. Ndonëse që në moshë të vogël mbeti jetim, ai u edukua me traditat e parve të tij , fisit, të dajave, të Doçit të atdhetarisë. Përfundoi katër klasë të shkollimit në Lurë me mësues, të nderuarin Tërshana, Jashar Kaci, Halit Gjon Doçi etj. Shquhej për intelekt  e zgjuarsi. E tregoi edhe jeta se ishte “me pak shkollë e mendjehollë, jo shumë shkollë e mendjeshollë”,jetoi pak e la gjurmë të mëdha patriotike atdhetare.

Mbeti jetim  dhe u strehua në shtëpinë më të afërt të trungut familjar të Dodë Bibë Vladit. Ishte nip te fisi atdhetar i Doçit. Mbasi u rrit dhe u martua, ndërtoi kullën me mure guri në vitin  1940 ku, në krye të derës,  u gdhend e u skalit shqiponja me flamurin kuq e zi  nga mjeshtri i  Fanit të Mirditës,  Llesh Ndue Vorfi .

Marka Ndreca përkrahu luftën NAÇL dhe dha ndihmesë në strehimin e partizanëve dhe në pajtimin dhe vllazërimin në popull. Ai u rrit dhe u burrërua në llogoret e luftës, në shtigjet e lirisë. ”Marka Ndreca-shkruan Nezir Mena-bashkë me shokun e tij,  Llan Kacin, Ahmet Përlekën, Selman Bucin, Dedë Bibë Vladin, Cen Morisenin, Kolë Dedën, Gjon Dedën, Isuf Dullë Hotin i pritën forcat partizane me përzemërsi dhe i strehuan në shtëpitë e fshatarëve. Ai, së bashku me Dodë Bibë Vladin dhe Bibën, djalin e tij, në kishën katolike të Fushë-Lurës,  strehuan komandën e Divizionit të  Parë, Dali Ndreun dhe Mehmet Shehun me anëtarë të tjerë të shtabit,  ku u krijuan kushte jo vetëm për banim, por edhe për punë të rëndësishme strategjike luftarake të çlirimit . Kur hynë forcat partizane në Lurë,  nuk pati asnjë të vrarë, as nga lurasit, as nga partizanët. Kjo ishte meritë e Markut dhe Dodë Bibës me shokë.

Pas çlirimit, ai shërbeu në detyra të ndryshme, në Komandën e Vendit në Lurë dhe në Selishtë të Dibrës. I zgjedhur  në organet drejtuese të pushtetit lokal në Lurë  dhe si kryetar i organizatës së Frontit Demokratik  të Shqipërisë për Lurën,  Marka Ndreca me  shokët  e tij: Ramadan Gjoka, Ahmet Përleka, Osman Musa, Selman Buci, Ramadan Mena, Ahmet Kaçorri, Bibë Doda, krijoi këshillat antifashiste nacional-çlirimtare në Lurë. Ai luftoi për mbajtjen e rendit e të qetësisë, si njeri I maturisë, besës, urtësisë, pajtimit dhe i provës në ballë të detyrës. Bashkëpunon me Sheh Muratin duke forcuar e dritësuar bashkëjetesën fetare, pajtimin e gjaqeve, thelloi luftën kundërkrimit dhe konflikteve në vitet e para të pushtetit popullor. Ai njohu  dhe fitoi konsideratat e figurave të larta të kohës si Haxhi Lleshi, Jashar Mezenxhiu, Banush Goxha e shumë kuadro të tjerë drejtues nëDibër, MPB nëTiranë etj, sepse ishte i zoti për t`i kryer detyrat e besuara, i drejtë, i vendosur, misionar dhe  vizionar,shumë besnik ,por më shumë trim.

Im atë, kur isha mësuesi ri, më thoshte:”Ne Lukani dhe zona e Katër Grykëve (Selishtë) nuk e harrojmë ish-shefin  e sigurisë së rendit, Lurajanin Marka Ndreca dhe Bibë Dodë Vladin, që na kanë shërbyer si u ka hije. Ishin burra me karare, me urti e të guximshëm”, populli idonte .

Vërtet, Marka Ndreca ka lënë gjurmë të urtësisë prej intelektuali fisnik e punonjësi të devotshëm. Muza populloore, të urtët, më pleqtë, shpesh në dasma e valle të odave në Lukan, Selishtë, Lurë kujtojnë Marka Ndrecën për provat në shërbim të njerëzve. Në një dasëm në Lukan të Dibrës, kur martohej një djalë i vetëm, në fillim tëviteve 50, ishte i pranishëm edhe Marka Ndreca. Banorët iu lutën, që, sipas traditëstë merrnin pushkë për këtë gëzim, -tregon Dr. Hazis Ndregjoni. Marku u tha:Ju që i keni me leje dhe ata që i kanë të fshehura, të qëllojnë, vetëm të mos bëjnë aksident, më pas t`i dorëzojnë vetë sipas ligjit”. Ashtu u bë dhe malësorët e mbajtën fjalën.(ishin kohët e vështira e vendosjes rendit e qetësisë nga qeveria e re)

Marka Ndreca ishte valltar i talentuar, kënaqte të tjerët me vallet e tij, njihte mirë shpirtin dhe artin epopullit. Së bashku me bashkëshorten, Dilen, punuan dhe jetuan si u ka hije. Marku la tre djem:Ndrecën, Leninin dhe Dedën. I treti vetëm tre vjeç nuk mba mend të atin , kur Marku  ra heroikisht. Fëmijët e vegjël u rritën nën kujdesin e nënë Dilës,dhe kujdesit veçantë të pushtetit popullor . Dila një grua burrneshë, nënë dhe veprimtare e shquar, drejtuese e grave lurjane, shembull i traditave të kullës së Lleshit të Mërkurthit, ku ishte bijë  dhe vazhduese e vlerave të fisit patëriotik  Lufi  në Mirditë ku ishte mbesë. Nënë Dila rriti dhe edukoi djemtë me vlerat e kullës dhe të fisit, me dashurinë për dije. Më i madhi, Ndreca, u bë mjek i përkushtuar dhe shërbeu në disa zona si: Reç, Lurë, Kurbnesh. Lenini dhe Deda u bënë oficerë karriere dhe shërbyen me devotshmëri në forcat e armatosura deri sa dolën në rezervë. Lenini doli në pension me gradën e nënkolonelit, ndërsa Deda, me gradën e majorit. Në derën e kullës së Marka Ndrecës prej mermeri kuq ku është shqipja dykrenore e gdhendur, sikur rilind imazhi dhe vepra e Markut dhe e Dilës, të cilët lane aty gjurmë fisnikërie dhe atdhetarie.

Marka Ndreca ra në krye të detyrës më 1. 01. 1954 në shërbim të popullit në atë mot me stuhi dëbore në Zabel të Nikës me armë të policisë ,duke kryer misionin në shërbim të rendit. Provat  prej luftëtari dhe  aksionet  për rindërtimin e vendit, kanë qenë shembullore, veçanërisht në shpëtimin e jetës njerzve të gënjyer nga armiku  ,kontributi , ndihmesa në pajtimin e gjaqeve ,  veçantë në sigurimin e bashkëjetesës fetare, në vëllazërimin e pajtimin konflikteve në popull. Kontribut i veçant është shpëtimi i jetës të shumë lurjanve , sot do t`u rrezatojnë brezave që do vijn . Jeta e tij është një flakadan lirie, se ai luftoi dhe  ra në krye të detyrës, ndaj për të nuk do të mjaftonin dhjetëra shkrime, poema, balada, këngë.

***

Sot, 22  nipër dhe mbesa shkojnë në gjurmët ku rrezatojnë vlerat e Marka Ndrecës dhe i çojnë ato më përpara. Marku i Ri, prej këtu e27 vitesh është emigrant në Gjermani. Genci në Angli, Graniti në Amerikë, edhe atje,  i manifeston këto vlera që i përcjell gjyshi dhe gjyshja e tij. Edhe nuset e djemve si Martine Kolmarku, Tereze Vorfi, Frosina Koçi krenohen me vjehrrin dhe vjehrrën e tyre që u a lanë derën e hapur.

Për figurën e Marka Ndrecës, poeti Halim Laçi ka shkruar këto vargje:

Shtëpi e Markut me mur guri,

Pushka e varë mbështet për muri,

Sofra shtrue natë e ditë,

Luftë me hasmin grykë për grykë.

Në krye të sofrës, në kuven me burra,

Marka Ndreca nga Lura,

Emri i Markut nuk harrohet

Brez pas brezi do të kujtohet,

Vazhdoi punën në shi e në borë

Në krye të detyrës ra dëshmor.

 

Si kjo epikë e madhërishme është  vepra e Marka Ndrecës, i cili në moshën 36-vjeçare, ra për të mos u harruar kurrë. Dhe zemra të thotë që ky shkrim të mbyllet  me epikën më të re:

Nipi Doçit, i Doç trimërisë,

Ra në detyrë në armë të policisë,

Lum ç`sokola ka rrit Lura

Si Mark Ndrecën, burrë mbi burra. .

Si vetë shqiponja e gdhendur  në gurin e  derës së kullës, janë gdhendur  veprat e burrërisë, të Marka Ndrec Vladit, këtij luriani burrë i besës e qëndresës, i cili rron në zemrat e brezave, në altarin e lirisë dhe të historisë Lura e ka shpallur qytetar nderi të saj.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • PURCHASE OF TWO VEHICLES FOR FIRE MANAGEMENT, ENFORSA-SUPPLY-3
  • I riu që bëri thirrjen për marshim drejt Rinasit: Na ka ardhur në majë të hundës
  • Ibrahimaj në Indonezi, qeveria kërkon emigrantë nëpër botë për të zëvendësuar shqiptarët e ikur
  • FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  • Me “bukë me vete”? PO!

Komentet e Fundit

  1. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  2. Realisti on Me “bukë me vete”? PO!
  3. K R on Me “bukë me vete”? PO!
  4. Gani USA on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos
  5. Bodrumi shurrelit on FOTO VIDEO: Nuk ka dorëzim, as përçarje, rrugët e Tiranës sërish plot në ditën 17 të protestës. Ironizohet edhe Marta Kos

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?