Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Macron, Starmer, Meloni dhe Merz: Kërkojmë hapjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Macron, Starmer, Meloni dhe Merz: Kërkojmë hapjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit
AktualitetBote

Macron, Starmer, Meloni dhe Merz: Kërkojmë hapjen e plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit

Published: April 18, 2026
Shpërndaje

Presidenti i Francës Emmanuel Macron, kryeministri britanik Keir Starmer, kryeministrja e Italisë Giorgia Meloni dhe kancelari gjerman Friedrich Merz dolën para mikrofonëve së bashku në Paris. Paraqitja e përbashkët kishte për qëllim të dërgonte një sinjal të unitetit evropian. Megjithëse Irani sërish kërcënoi me bllokim të ri, Macron e përshëndeti fillimisht njoftimin e Iranit për hapjen e Ngushticës së Hormuzit për kohëzgjatjen e armëpushimit, por theksoi se kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Duke iu drejtuar Iranit, por edhe Shteteve të Bashkuara, Macron kërkoi hapje të përhershme të ngushticës. Ky ishte mesazh i përbashkët i rreth pesëdhjetë shteteve dhe organizatave që ishin lidhur përmes videokonferencës në Paris, ai deklaroi: “Ne kërkojmë hapjen e menjëhershme, të plotë dhe të pakushtëzuar të Ngushticës së Hormuzit nga të gjitha palët e përfshira. Ne kërkojmë rivendosjen e lëvizjes së lirë si para luftës dhe respektimin e plotë të së drejtës ndërkombëtare detare.”

“Mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës”

- Publicitet -

Sipas të dhënave të Pallatit Élysée, rreth 50 përfaqësues të shteteve dhe organizatave morën pjesë në konsultime. Shumica e tyre vinin nga Evropa, por në bisedime morën pjesë edhe Kina, India dhe Australia. Nga ana tjetër, palët ndërluftuese – SHBA-ja, Izraeli dhe Irani – nuk ishin të pranishme.

Merz u shpreh i impresionuar nga vendosmëria e pjesëmarrësve në konferencë: “Të jem i sinqertë, më habiti disi se sa e madhe ishte pajtueshmëria në vlerësimin e situatës dhe sa të qarta dhe të njëjta ishin edhe përfundimet.”

Siç pritej, Macron dhe Starmer njoftuan synimin për të ngritur një mision shumëkombësh për sigurimin e Ngushticës së Hormuzit. Operacioni do të nisë sapo rrethanat ta lejojnë, tha kryeministri britanik Starmer: “Ky do të jetë një mision rreptësisht paqësor dhe mbrojtës, për të garantuar lundrimin tregtar dhe për të mbështetur pastrimin e minave.” Më shumë se një duzinë shtetesh kanë premtuar mbështetje.

Merz ofron mbështetje gjermane

Merz në Paris la të kuptohet se edhe Gjermania do të jetë pjesë e misionit: “Nga këndvështrimi ynë, një pjesëmarrje e tillë mund të përfshijë pastrimin e minave dhe vëzhgimin detar.” Prandaj, Gjermania do të marrë pjesë në bisedimet e mëtejshme të planifikimit ushtarak.

Megjithatë, kancelari federal shpjegoi gjithashtu se kjo pjesëmarrje gjermane do të kushtëzohej me përfundimin e luftimeve në terren dhe ekzistencën e një mandati ndërkombëtar për misionin.

DW

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Aktivistja e njohur goditet në fytyrë nga predha e gazit, transportohet e gjakosur drejt Spitalit të Traumës
  • Përse kaq shumë vëmendje për deklaratat e Saliut në mediat e qeverisë?
  • Tirana digjet, po kryeministri?
  • Gjuha që ushqen dhunën
  • Kultura politike, kultura qytetare dhe kuptimi demokratik i dorëheqjes

Komentet e Fundit

  1. Mirësia on Grupe të rinjsh rrethojnë dhe godasin selitë e PS-së dhe PD-së në Shkodër, shikoni çfarë shkruajnë në fasadë (VIDEO)
  2. xxx on Kapitali njerëzor motor zhvillimi, si e transformon një vend të vogël arsimimi
  3. . on Rama flet për “të tjera duar” dhe thotë që “do ta paguajnë”
  4. Lesh lesh on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”
  5. abdiaga on “Nuk e jap dorëheqjen”, Rama në Reuters për protestat, flet për “forca brenda dhe jashtë vendit”

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?