Presidenti francez Emmanuel Macron ka deklaruar se synon të largohet nga politika në vitin 2027, në fund të mandatit të tij të dytë 5-vjeçar.
Gjatë një vizite në Qipro, ai u shpreh se “nuk isha në politikë më parë dhe nuk do të jetë as pas saj”, duke lënë të kuptohet se nuk planifikon të vazhdojë aktivitetin politik pas presidencës.
Macron shtoi se në këtë fazë të mandatit, sfida më e madhe është të ruajë ekuilibrin mes mbrojtjes së arritjeve të tij dhe pranimit të atyre që “nuk kanë funksionuar”.
Ndërkohë, në Francë ka nisur tashmë diskutimi për zgjedhjet presidenciale të vitit 2027. Kandidatë të mundshëm nga e majta, qendra dhe e djathta ekstreme po përgatiten për garën, ndërsa po përpiqen të krijojnë një imazh më tërheqës për publikun.
Ekspertët mendojnë se deklarata e Macron mund të jetë pjesë e një strategjie politike, për të ndërtuar narrativën e trashëgimisë së tij dhe për të lënë hapësirë për pasardhësin e kampit të tij politik.
Por asnjë vendim politik nuk mund të konsiderohet përfundimtar.
Revista javore Le Point rilançoi një thashethem që qarkullonte në korridoret pariziene, sipas të cilit ish-kryeministri makronist Jean Castex, tani president i hekurudhave franceze SNCF, mund të kandidojë në vitin 2027 për të siguruar vazhdimësinë me vijën politike të Macron, i cili më pas mund të kandidojë përsëri në vitin 2032. Një skenar i fanta-politik, sigurisht, por jo aq absurd sa të mos merret në konsideratë nga media franceze.
Megjithatë, Macron mbetet aktiv në arenën ndërkombëtare, ku vazhdon të ketë rol të dukshëm në çështje globale si marrëdhëniet me SHBA-të, lufta në Ukrainë dhe politika evropiane.
j.l./ dita
