Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Manastirliu në OKB: Shqipëria, progres në shërbimet digjitale dhe fuqizimin e grave dhe vajzave
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Manastirliu në OKB: Shqipëria, progres në shërbimet digjitale dhe fuqizimin e grave dhe vajzave
AktualitetLajmi i fundit

Manastirliu në OKB: Shqipëria, progres në shërbimet digjitale dhe fuqizimin e grave dhe vajzave

Published: March 15, 2023
Shpërndaje

 

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu po merr pjesë në Sesionin e 67-të të Komisionit për Statusin e Gruas që po zhvillon punimet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York.

Gjatë fjalës së saj në OKB, Ministrja Manastirliu ka theksuar progresin që ka bërë Shqipëria në lidhje me fuqizimin e grave dhe vajzave dhe zgjerimin e shërbimeve digjitale, si një mjet që ka rritur aksesin në shërbimet publike.

- Publicitet -

“Shqipëria ka bërë progres në drejtim të shërbimeve digjitale. Përmes platformës e-Albania janë më shumë se 1220 shërbime të cilat aksesohen, janë më shumë se 2.7 milion përdorues, ku 53 për qind e të cilëve janë gra, që tregon se sa shumë shërbimet digjitale kanë përmirësuar dhe kanë rritur aksesin në shërbime dhe se sa shumë gra përfitojnë nga shërbimet digjitale, duke marrë shërbime të cilat janë tashmë pa barriera, pa burokraci dhe që kanë mundësuar përmirësimin e statusit të grave dhe vajzave në shoqëri”,- theksoi në fjalën e saj ministrja Manastirliu.

Duke folur  për shtrirjen më tej të shërbimeve online, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh se: “Qoftë përsa i përket strategjive sektoriale dhe qoftë edhe në ombrellën e strategjisë për zhvillim dhe integrim europian, e sapo miratuar nga Këshilli i Ministrave është vendosur një fokus i veçantë tek shtrirja e shërbimeve digjitale, në mënyrë që të rritet aksesi në shërbimet publike, që ka lidhje direkt me fuqizimin ekonomik të gruas dhe mbështetjen përsa i përket programeve të fuqizimit në bujqësi, ato të mbështetjes në shëndetësi apo në shërbimet sociale, por edhe në shërbime të tjera publike, fokusi i rëndësishëm i është vënë zgjerimit të bazës së shërbimeve online, si një mjet i rëndësishëm për uljen e barrierave, për krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë dhe mbi të gjitha për fuqizimin ekonomik dhe social të grave dhe vajzave tona”.

Në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në New York po zhvillohet Sesioni i 67-të i Komisionit për Statusin e Gruas, me përfaqësues të lartë të shteteve anëtare, organizatave të OKB dhe organizatave të ndryshme nga e gjithë bota, për të shkëmbyer eksperiencat për aksesin në shërbimet publike dhe krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për nxitjen e barazisë gjinore. Sesioni i këtij viti i Komisionit për Statusin e Gruas (CSW67) është fokusuar tek inovacioni, ndryshimet teknologjike, edukimi në epokën digjitale drejt arritjes së barazisë gjinore dhe fuqizimi i rolit të grave dhe vajzave në shoqëri.

p.k\dita 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?