Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mandati i Xhaçkës, BE: Vendimi i parlamentit jo në drejtimin e duhur
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Mandati i Xhaçkës, BE: Vendimi i parlamentit jo në drejtimin e duhur
Lajmi i funditPolitike

Mandati i Xhaçkës, BE: Vendimi i parlamentit jo në drejtimin e duhur

Published: September 13, 2024
Shpërndaje

Vendimi i mazhorancës socialiste që abstenoi vendimin për të çuar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e Olta Xhaçkës, është konsideruar nga zyra e delegacionit të Bashkimit Evropian në Tiranë si një hap jo në drejtimin e duhur. Në reagimin zyrtar pas votimit në Kuvend, delegacioni i BE shprehet se zbatimi i vendimeve të GJK nga Parlamenti, është thelbësor pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit.

“Ne kemi shprehur shqetësimet tona edhe në raportin e fundit mbi Sundimin e Ligjit në Shqipëri, lidhur me faktin që disa vendime të Gjykatës Kushtetuese nuk janë zbatuar nga Parlamenti, përfshirë edhe në lidhje me këtë çështje, ku vendimi i Gjykatës Kushtetuese daton më shumë se një vit e gjysmë më parë.

Na inkurajoi fakti që Kryetarja e Parlamentit, gjatë hapjes së sesionit parlamentar javën e kaluar, theksoi si prioritet nevojën që Kuvendi të ndjekë vendimet e mbetura të Gjykatës Kushtetuese. Ajo çka ndodhi dje nuk është një hap në drejtimin e duhur. Zbatimi i vendimeve të Gjykatës Kushtetuese nga Parlamenti është një çështje thelbësore pasi lidhet me kontrollet dhe balancat institucionale në sistemin demokratik të vendit”

- Publicitet -

Mazhoranca socialiste ka abstenuar me 65 vota, 9 kanë votuar kundër, ndërsa pro votuan 25 deputetë të opozitës.

9 deputetët që votuan kundër dërgimit në Gjykatën Kushtetuese te mandatit të deputetes socialiste Olta Xhaçka ishin Jurgis Çyrbja, Bledi Çuçi, Damian Gjiknuri, Anduel Tahiraj, Paulin Stërkaj, Petro Koçi, Klodiana Spahiu, Shkëlqzim Bullari dhe Bujar Çela. Në votim nuk mori pjesë kryeministri Rama, i cili nuk ishte i pranishëm në sallë.

Në përfundim të votimit, kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali tha se do t’i drejtohej Komisionit të Venecias për të dhënë një opinion rreth kësaj çështje. Është e disata herë që nga viti 2022 që socialistët refuzojnë me votat e tyre dërgimin në Kushtetuese të mandatit të deputetes Xhaçka e akuzuar nga opozita se ishte në konflikt interesi, duke qenë se bashkëshorti i saj, ish-deputeti socialist Artan Gaçi, kishte përfituar nga qeveria Rama statusin e investitorit strategjik për ndërtimin e një hoteli në bregdetin e Dhërmiut në një kohë kur ajo mbante detyrën e ministres së Jashtme.

i.b./dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Momenti kur dhunohet kamerieri nga pronarët e hotelit në Golem, i riu: Kërkova pagën
  • Vdekja e gruas shtatzënë, nis procedimi penal për tre mjekët në maternitetin e Pogradecit
  • Jep dorëheqjen Sekretari i Përgjithshëm i Bashkisë Tiranë, Veliaj rikthen Alban Dokushin
  • Gazetarët kundërshtojnë hyrjen në fuqi të rregullores kufizuese të GJKKO-së
  • Kafshët e Kopshtit Zoologjik të Tiranës përballen me vapën ekstreme

Komentet e Fundit

  1. Detari on Nën hijen e Beratit: Beteja për mbijetesë e bashkive të Dimalit dhe Poliçanit
  2. Antiturk on LVV dhe LDK pajtohen që Bekim Sejdiu të jetë kandidat për president
  3. demo on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI
  4. Dashi on Mosmarrëveshja e vjetër në Egje po hyn në një fazë të re tensioni
  5. aqif kapertoni on Gjendet e vdekur ish e dashura e Charles McGonigal, zbuloi aktivitetet e paligjshme të ish-zyrtarit të FBI

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?