Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëdhënia ekonomike Shqipëri-Francë? Rama: Sa një këpucë e Mbappe, po luftojmë për të dytën
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Marrëdhënia ekonomike Shqipëri-Francë? Rama: Sa një këpucë e Mbappe, po luftojmë për të dytën
KryesorePolitike

Marrëdhënia ekonomike Shqipëri-Francë? Rama: Sa një këpucë e Mbappe, po luftojmë për të dytën

Published: October 17, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama vuri theksin edhe tek marrëdhëniet ekonomike mes Shqipërisë dhe Francës. Gjatë konferencës së përbashkët me presidentin Macron, Rama u shpreh se Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët. Sipas tij, kur krahasohet sesi ishte kjo marrëdhënie vite më parë, kishte vlerë sa një këpucë e Mbappe, ndaj ai shtoi se do të luftojmë për këmbën e dytë të Mbappe.

“Sot Franca është e pranishme në Shqipëri me 111 kompani me kapital të përbashkët. 111 janë shumë pak dhe nga pikëpamja ekonomike janë sa një këmbë e Mbappe, por janë shumë krahasuar  me disa vite më parë, kur marrëdhënia jonë ekonomike vlente sa një këpucë e Mbappe, do të luftojmë së bashku për këmbën e dytë  të Mbappe” tha Rama.

Rama gjatë fjalës së tij tha se marrëveshja e nënshkruar sot është gur themeli për një rrugë të gjerë bashkëpunimi.

- Publicitet -

Kryeministri falenderoi Macronin pasi sipas tij, qeveria franceze është treguar e durueshme, në procesin e vështirë kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm.

“Jam i lumtur se presidenti mbrëmë e tha shumë qartë; zgjerimi i BE nuk duhet të pengojë ribashkimin e Europës. Për këtë unë jam shumë shpresëplotë, se presidenti do të udhëheqë një proces ribashkimi, për të ndërtuar dy binarë të një treni, ku nga një anë BE do të vazhdojë përpjekjet për t’u reformuar së brendshmi dhe se marrëdhëniet do të kenë impakt në jetën shoqërore. Janë 101 vite marrëdhënie diplomatike mes Francës dhe Shqipërisë. Marrëveshja që kemi nënshkruar, është gurë themeli që do të ndërtojmë, një rrugë e gjerë bashkëpunimi. Nuk dua të marr kohën tuaj president, pasi fakti historik i kësaj dite është prania e tij, jo e imja, duke shtjelluar se sa shumë e dëshirojmë Europa dhe Europa është e lidhur me emrin e Francës. Sot kemi një të dhënë inkurajuese, 80 mijë turistë francezë kanë vizituar Shqipërinë deri tani. Edhe numri mund të shtohet edhe në këtë kohë të ngelur të 2023-shit. Prania e turistëve, është kohë e besueshme se baza e lidhjes po fuqizohet ditë përditë nga njerëzit. Deri para ca vitesh, Shqipëria bënte lajm në Europë dhe Francë për arsye të gabuara. Sot është një lajm për arsye më të mira.

Për këtë dua ta falënderoj zemërgjerësisht presidentin. Qeverinë franceze, që janë treguar të durueshëm, në procesin e vështirë që kemi sëbrendshmi, kundër kriminalitetin dhe emigracionit të paligjshëm. Kanë qenë të gatshëm që të bashkëpunojnë për emigracionin dhe sigurinë. Kjo është kthyer dhe në një model edhe për të tjerët. Edhe kur kemi qenë sëbashku, ky model, ka shërbyer për të treguar se s’mund të thelohet dhe bëhet rezultative lufta kundër emigracionit. Kjo ka kërkuar durim, por është bërë nën një presion të brendshëm politik dhe mediatik. Sot jemi në një tjetër nivel, Mund të flasim për lajme të mira. Sot e kemi Francën këtu përmes disa flamujve sipërmarrës.”, tha Rama.

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Gjashtë dekada ëndrra dhe kujtime: Klasa e vitit 1966 bashkohet sërish, atje ku nisi gjithçka
  • Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  • FOTO: Dita 20 e protestës
  • Fati i Protestës
  • SPAK dërgon për gjykim kryebashkiakun e Ersekës dhe 11 zyrtarë: Kanë abuzuar me tenderat

Komentet e Fundit

  1. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  2. K R on Dosja e drogës Koçeku-Shehu-Hamzai: Dalin fotot e ‘samiteve’ në Aruba dhe Antwerp
  3. K R on Padia ndaj Dados, Veliaj: Më ka pezulluar nga detyra prej 500 ditësh një noter me pesa, kush i pastron plehrat në Tiranë?
  4. K R on VIDEO / Eurodeputetja: Rama po thotë të kundërtën e asaj që votuam, stop modelit që privilegjon një grusht të pasurish
  5. K R on Leksione morali me Aruba në sfond

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?