Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin
AktualitetBote

Marrëdhëniet e ndërlikuara të Turqisë me Izraelin dhe Hamasin

Published: May 1, 2024
Shpërndaje

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan po rrit përpjekjet për të luajtur një rol më të spikatur në konfliktin në Gazë. Siç njofton nga Stambolli korrespondenti i Zërit të Amerikës Dorian Jones, më 20 prill zoti Erdogan priti në një takim udhëheqësin politik të Hamasit, Ismail Haniyeh.

Takimi më i fundit mes Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe udhëheqësit të Hamasit Ismail Haniyeh ishte një përpjekje për të shuar kritikat e brendshme në rritje mbi qëndrimin e tij të ndërlikuar ndaj luftës. Udhëheqësi turk ka ruajtur lidhjet tregtare me Izraelin ndërsa njëkohësisht dënon luftën e Izraelit ndaj Hamasit.

“Për të bindur votuesit konservatorë se nuk ekziston një gjë e tillë siç është qasja hipokrite, Turqia mund të ofrohet si një vend kandidat potencial për të strehuar Hamasin, nëse Katari vendos t’i largojë nga vendi anëtarët e grupit”, thotë Selin Nasi, nga “London School of Economics”.

- Publicitet -

Turqia dëshiron të luajë një rol më të gjerë në zgjidhjen e konfliktit në Gazë. Vëzhguesit thonë se Ankaraja po sheh një mundësi për këtë tek njoftimet se Katari mund të dëbojë grupin e militantëve.

Në përpjekjen e tij për të rritur rolin e Turqisë si ndërmjetës në Gazë, zoti Erdogan ka rritur përpjekjet diplomatike me Egjiptin, duke pritur së fundmi ministrin e Jashtëm egjiptian Sameh Shoukry.

Marrëdhëniet mes Turqisë dhe Egjiptit janë ngrohur pas disa vitesh tensionesh dhe analistët thonë se ka vend për bashkëpunim.

“Të dy vendet janë shumë aktivë në hapësirën retorike sa i përket keqardhjes së thellë të treguar për palestinezët në Gazë. Në të njëjtën kohë, ata ruajnë lidhjet e tyre tregtare, diplomatike dhe të sigurisë me Izraelin”, thotë Jalel Harchaoui e Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara në Londër.

Por analistët thonë se sulmet publike të presidentit Erdogan ndaj kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, kufizojnë mundësinë e Turqisë për të luajtur një rol ndërmjetësues mbi konfliktin.

“Qeveria duhet të moderojë tonin e saj, duhet të përmirësojë dialogun me Izraelin, sepse ashtu siç është aktualisht, Turqia nuk perceptohet më si një palë e tretë e paanshme, që mund të luajë rolin e ndërmjetësit. Në vend që të mbështesë Hamasin, Turqia duhet të kalojë në një pozicion më të balancuar”, thotë Selin Nasi, e “London School of Economics”.

Presidenti Erdogan fajësoi këtë muaj Iranin dhe Izraelin për rritje të tensioneve, duke ndalur përkohësish qasjen që kritikonte vetëm Izraelin. Analistët thonë se lidhjet e ngushta të Turqisë me Hamasin mund t’i kundërvihen ndikimit të Iranit në grup.

Vëzhguesit i shohin raportet e presidentit Erdogan me Hamasin si faktorin që qëndron pas shtyrjes së një vizite të planifikuar në Uashington në muajin maj, për të cilin u tha se po nuk po ndodhte për çështje koordinimi.

“Me skenat dramatike që po shohim në Gazë, Erdogani do të ishte ndjerë i detyruar ta vendoste atë në krye të axhendës së bisedimeve. Nuk mendoj se Shtëpia e Bardhë ndodhet në ato pozita, për të pritur një udhëheqës botëror që do të kritikonte para kamerave qëndrimin e Shteteve të Bashkuara për Gazën për shumë arsye, përfshirë vështirësitë e brendshme lidhur me këtë çështje”, thotë Asli Aydintasbas i Institutin “Brookings” në Uashington.

Por pavarësisht shtyrjes së vizitës së presidentit Erdogan, si Uashingtoni ashtu edhe Ankaraja, thonë se mbeten të përkushtuar ndaj bashkëpunimit në nivel të lartë.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  • Kush janë biznesmenët e huaj që paguajnë udhëtimet me avion privat të kryeministrit shqiptar?
  • Mirësevini në “shtëpi”!
  • Fundi i tranzicionit është i mundshëm
  • Henry shpjegon pse Messi shënon gjithmonë duke u nisur nga e njëjta zonë në Botëror: Është Zona 14

Komentet e Fundit

  1. Gani USA on Flamingoja nuk mund të qëndrojë përgjithmonë mbi një këmbë
  2. prehistoriku on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  3. K R on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  4. Deni on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta
  5. Ethem Lalaj on Dritan Goxhaj flet lidhur me akuzat e Ramës për UÇK dhe Iranin: Ja nga varet si do vijojë protesta

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?