Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: “Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet rezultat i jashtëzakonshëm”, ambasadori italian: Do punojmë ngushtë me qeverinë e re
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > “Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet rezultat i jashtëzakonshëm”, ambasadori italian: Do punojmë ngushtë me qeverinë e re
Lajmi i funditPolitike

“Marrëveshja Itali-Shqipëri për pensionet rezultat i jashtëzakonshëm”, ambasadori italian: Do punojmë ngushtë me qeverinë e re

Published: July 3, 2025
Shpërndaje

Shqipëria është shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Kështu shprehet ambasadori italian në Tiranë, Marco Alberti, ndërsa vlerëson punën që ka bërë vendi ynë me reformat.Një rezultat të jashtëzakonshëm e quan ambasadori Italian, Marco Alberti marrëveshjen Itali-Shqipëri për pensionet, nga e cila përfitojnë rreth 500 mijë shqiptarë.

“Një rezultat i jashtëzakonshëm, në pritje të cilit ishim prej vitesh. U përmbyll me sukses. Po flasim për rreth 500 mijë persona, pjesa më e madhe shqiptarë që kanë punuar në Itali. Jemi krenarë, sepse në me këtë marrëveshje patëm mundësi që t’u njohim atë që ata kanë dhënë për gjithë këto vete. Jam i bindur për energjitë që kanë ofruar shqiptarët në Itali, ka ardhur momenti që të arrijmë këtë sukses. Besoj se është një rezultat i jashtëzakonshëm”, tha Alberti në Report Tv.

Në emisionin “Studio Live”, me gazetarin Arbër Hitaj, ambasadori Alberti thotë se Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, pasi ajo është zgjedhja e duhur.

- Publicitet -

Për ambasadorin Alberti, edhe Bashkimit Europian i intereson që të fusë në “familje” Shqipërinë dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, ndërsa theksoi edhe njëherë se Italia është krah vendit tonë në këtë rrugëtim.

“Shqipëria po vijon me shpejtësi në procesin e reformave, gjithashtu negociatat janë hapur dhe tashmë më shumë se kurrë Shqipëria ndodhet shumë pranë hapit përfundimtar, anëtarësimit në BE. Besoj se kemi edhe përgjegjësi nga ana e BE, interes për të pasur jo vetëm Shqipërinë, por edhe vende të tjera të Ballkanit. Është e rëndësishme që reformat të zhvillohen edhe në gjirin e vetë të BE, që kjo familje të jetë sa më mikpritëse. Shqipëria duhet të zgjedhë Europën, jo se është e vetmja zgjedhje, por sepse është e duhura. Italia ka qenë një shoqërues si nga pikëpamja historike, por edhe besnikërisë. Italia ka treguar besnikëri edhe kur vendet e tjera nuk e kanë mbështetur Shqipërinë”, thekson Alberti.

Marrëdhëniet mes dy vendeve i konsideron strategjike, duke thënë se miqësia Itali-Shqipëri është e fortë.

“Politika italiane, ministri i Jashtëm italian, kryeministrja Meloni, por edhe Rama i kanë konsideruar strategjike marrëdhëniet mes dy vendeve. Miqësia është e fortë, e fuqishme, por duhet t’i shndërrojmë këto marrëdhënie në marrëdhënie strategjike, duhet të shndërrojmë idetë në projekte dhe projektet në rezultate”, theksoi Alberti në Report Tv.

Sa i takon zgjedhjeve të 11 majit, ambasadori shprehet se do të bashkëpunojnë ngushtë me Kuvendin dhe qeverinë e re.

“Një ambasador nuk bën komente sa i përket zgjedhjeve politike, në vendin ku është akredituar. I përmbahet zgjidhjeve të bëra nga populli. Do të punojmë ngushtësisht më parlamentin e ri, me qeverinë e re, por edhe shoqërinë civile. Do jemi në mbështetje të reformave që ka ndërmarrë Shqipëria dhe që patjetër do të çojnë në anëtarësimin me të drejta të plota në BE”, tha Alberti.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • 1 euro për të huajt, 100 pengesa për shqiptarët! Certifikimi i pronës, ndjenja e rëndë e pabarazisë para shtetit dhe pushtetit
  • A do arrestohet Balluku
  • Trump njofton marrëveshjen “historike” për çarmatimin e Hamasit
  • Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  • Këta janë dy shqiptarët që humbën jetën në aksidentin tragjik në Kretë

Komentet e Fundit

  1. K R on Bëhet zyrtare: Qeveria i jep kompanisë që promovon aktori i njohur turk 885 mijë metra katrorë tokë në Vlorë për 1 euro
  2. Shkoder locja on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  3. Kohë on Konsullatë serbe në Shkodër? Ish-diplomati i bën thirrje medias dhe opinionit publik për reagim të menjëhershëm
  4. Robin Hud on Hetimet për Ballukun, BKH ushtron kontrolle në 4 banesa dhe zyra në Tiranë dhe në Durrës
  5. S.Kasi on Koçeku për konsullatën serbe: S’ka krahasim me Bujanocin, vetëm 54 serbë të vetëdeklaruar janë në Shkodër

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?