Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm, kthehen në atdhe 1 mijë shqiptarë, nuk përfituan azil
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kryesore > Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm, kthehen në atdhe 1 mijë shqiptarë, nuk përfituan azil
KryesoreLajmi i fundit

Marrëveshja me Britaninë për emigracionin e paligjshëm, kthehen në atdhe 1 mijë shqiptarë, nuk përfituan azil

Published: April 25, 2023
Shpërndaje

Ekipet operacionale të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin, me qëllim menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë.

Bëhet me dije se nga 13 dhjetori deri në javën e parë të prillit, janë kthyer në atdhe 1000 shtetas shqiptarë. Përkatësisht shqiptarë që kanë dështuar për të marrë një azil në Britani, por edhe kthime vullnetare në Shqipëri.

NJOFTIMI I PLOTË

- Publicitet -

Në vijim të Komunikatës së Përbashkët mes Kryeministrave të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar, për të frenuar emigracionin e paligjshëm, skuadrat policore të Mbretërisë së Bashkuar dhe Shqipërisë kanë intensifikuar punën operacionale për të adresuar migracionin e paligjshëm, veçanërisht kalimet me varka drejt Anglisë.

Autoritetet shqiptare dhe britanike po punojnë së bashku për të parandaluar hyrjen dhe qëndrimin e paligjshëm të emigrantëve ilegalë në Britaninë e Madhe.

Që nga nënshkrimi i Komunikatës, mbi 1 000 shtetas shqiptarë janë kthyer në Shqipëri. Këto të dhëna përfshijnë shtetas që kanë depozituar kërkesa të pabazuara azili, shkelës të ligjit, si dhe kthime vullnetare, për periudhën nga 13 dhjetori i vitit 2022 deri në javën e parë të prillit 2023.

Ekipet operacionale të Shqipërisë dhe Mbretërisë së Bashkuar kanë ngritur një Task Forcë të Përbashkët për Migracionin, e cila shërben si pika kyçe për të koordinuar masat dhe veprimet e posaçme operacionale për menaxhimin e migrimit të paligjshëm të shtetasve shqiptarë drejt Britanisë së Madhe.

Këtu përfshihen kontrolle të përforcuara për kriteret e lëvizjes së lirë në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar në të gjithë vendin, verifikime shtesë për shtetasit shqiptarë që konstatohen se ndodhen ilegalisht në territorin e Britanisë së Madhe, si dhe shkëmbimin e oficerëve të lartë të policisë në të dyja vendet.

Drejtuesi i Policisë Kufitare dhe Migracionit, në Policinë e Shtetit, Saimir Boshnjaku u shpreh: “Po punojmë krah për krah me kolegët britanikë, në kuadër të Task Forcës së Përbashkët për Migracionit, për të parandaluar migrimin e parregullt drejt Mbretërisë së Bashkuar, si dhe krimet që lidhen me to.

Policia Kufitare dhe Migracionit iu bën thirrje të gjithë qytetarëve të ndjekin rrugën e ligjshme të migrimit dhe thekson se të gjithë personat që thyejnë ligjin do të përballen me pasojat”.

Drejtori i Përgjithshëm për Çështjet e Migracionit në Mbretërinë e Bashkuar, Tony Eastaugh, tha: “Shifrat janë dëshmi se partneriteti ynë me Qeverinë Shqiptare për të përshpejtuar largimin e atyre që nuk kanë të drejtë ligjore të qëndrojnë në Britani, po funksionon. Teksa ne i intensifikojmë më tej këto masa, shtetasit shqiptarë që hyjnë ilegalisht në Mbretërinë e Bashkuar dhe nuk kanë të drejtë të qëndrojnë këtu, nuk duhet të kenë asnjë iluzion, pasi do t’i largojmë me rastin më të parë”.

Në vitin 2022 ka pasur 1 888 kthime të shtetasve shqiptarë, nga të cilët 954 prej tyre (51%) janë kthime të detyruara dhe 934 (49 %) kthime vullnetare;
Në vitin 2023, nga janari deri në mars janë kthyer 795 shtetas shqiptarë. Prej tyre, 389 shtetas (49%) ishin kthime të detyrueshme dhe 406 shtetas (51%) janë riatdhesime vullnetare. Rritja e kthimeve vullnetare është një tendencë në rritje dhe shpresëdhënëse dhe është 90% më e lartë se në vitin 2021 (kur ishin 492 kthime vullnetare).
Operacionet e riatdhesimit do të vijojnë.

Policia e Kufirit dhe Migracionit në Policinë Shqiptare dhe Ministria e Brendshme e Mbretërisë së Bashkuar do të vazhdojnë punën për të adresuar problemin e migracionit të paligjshëm, fenomen që pengon seriozisht zhvillimin e vendit dhe sigurinë e qytetarëve, si dhe nxit kriminalitetin, shfrytëzimin apo forma të tjera të paligjshmërisë.

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  • VIDEO: Mijëra protestues përpara Kryeministrisë, flamuri shqiptar hapet te Piramida
  • LIVE: Pjesëmarrje e jashtëzakonshme në ditën 21 të protestës
  • Cila është sot detyra e çdo të majti!
  • Ndryshojnë rregullat në kufi: sinjalistikë e re për hyrje-daljet nga Shqipëria

Komentet e Fundit

  1. KTH S on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  2. Kiri on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  3. Dajti on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!
  4. K O R C A on Ditë-Nata e Edit dhe këshilla e Arta Dades për gjermanishten
  5. I lir on SHËNIM: Gjithë bota gabon, vetëm Edi ynë ndriçon: Kryeministri, përballë bashkimit të madh të armiqve globalë!

Kategori

Rreth nesh

E përditshme e Analizës dhe e Informacionit. Numri i parë, 1 nëntor 2012. Botohet nga "Publikime Shqiptare". Kryeredaktor Adrian Thano. Zyra e Botuesit: Rogner Hotel, Bulevardi "Dëshmorët e Kombit", Tiranë

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?