Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja me Italinë, Rama: S’na takon ne t’i japim mend Evropës, nuk do të jenë 36 mijë…
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Marrëveshja me Italinë, Rama: S’na takon ne t’i japim mend Evropës, nuk do të jenë 36 mijë…
Lajmi i funditPolitike

Marrëveshja me Italinë, Rama: S’na takon ne t’i japim mend Evropës, nuk do të jenë 36 mijë…

Published: November 20, 2023
Shpërndaje

Kryeministri Edi Rama ka folur sërish për marrëveshjen e nënshkruar me Italinë për kampet e refugjatëve.

Në një intervistë për France24, kreu i qeverisë theksoi se emigrantët që do të vijnë në Shqipëri, nuk do të bëhen temë për historitë me mafies.

Mes të tjerash ai tha se nuk duhet të skandalizohemi, pasi sipas tij bëhet fjalë për qendra pritjeje si në vendet e tjera të BE.

- Publicitet -

– Përse kjo marrëveshje surprizë që i kapi të gjithë në befasi?

Kryeministri Edi Rama: Duhet theksuar një arsye shumë e thjeshtë. Është e vërtetë që Shqipëria nuk është ende vend anëtar i BE, por është vend plotësisht evropian, fqinj me Italinë, dhe sikur e njëjta marrëveshje të ishte bërë me një vend të BE, nuk do të ishte fare lajm i ditës. Por fakti që kjo marrëveshje bëhet me një vend jo anëtar shkakton, jo vetëm lajm, por dhe teori konspiracioni dhe dyshime që nuk janë serioze, për mua. Nëse ngremë pikëpyetje për metodën, duhet të ngremë pikëpyetje për gjithë Bashkimin Evropian, duhet të ngremë pikëpyetje për metodën në gjithë vendet e BE, sepse këto qendra pritjeje nuk janë gjë e re. Bëhet fjalë për një qendër pritjeje që është standard në të gjitha vendet e BE.

– Vetëm se është e eksternalizuar, sikurse e thatë mirë, jashtë territorit të BE. Edhe në vendin tuaj ka ngjallur habi kjo marrëveshje, më tepër se 30.000 emigrantëve që mund të mbërrijnë në vit në një nga qendrat e pritjes do të vendoset në zonën e Shëngjinit 75 km larg Tiranës. Disa shqiptarë kanë frikë se kjo masë do të vërë në rrezik industrinë e turizmit lokal.

Kryeministri Edi Rama: Përse duhet të skandalizohemi nëse është e eksternalizuar nga një vend i Bashkimit Evropian në një vend plotësisht evropian që është fqinj me këtë vend evropian? Nuk duhet të skandalizohemi nga kjo, duhet të mendohemi si të reagojmë të gjithë ndaj këtij fenomeni që është gjithnjë e më i madh dhe që askush nuk i ka dhënë përgjigje. Ndoshta qendrat e pritjes nuk janë zgjidhja e vërtetë, por nuk na takon neve t’i japim mend Evropës. Ne thjesht po i japim një ndihmë të vogël një vendi jo vetëm fqinj, por me të cilin jemi të lidhur thellësisht prej një kohe të gjatë. Nga ana tjetër, duhet të them se nuk bëhet fjalë për 36 000 njerëz, por për një qendër pritjeje me 3000 vende në dispozicion. Kjo do të thotë që do të ketë 3000 njerëz në Shqipëri dhe asnjë më tepër, nëse ka rotacion kjo është diçka normale, mund të ketë më tepër njerëz që priten dhe të cilëve u shqyrtohet kërkesa në Shqipëri. Por janë 3000 njerëz. Dhe nuk mendoj se këta 3000 njerëz do të tronditin industrinë e turizmit. Sepse kemi strehuar tashmë 4000 e ca afganë…

-Në 2021. Ju jeni social – demokrat, kur OJF si Amnisti Internacional e konsideron këtë marrëveshje të paligjshme me pasoja shkatërruese për emigrantët që mund t’i nënshtrohen një izolimi të gjatë dhe dhunimeve të tjera, kjo marrëveshje që përjashton vetëm fëmijët dhe gratë shtatzëna, nuk keni frikë se do të ndihmojë zhvillimin e trafikut shqiptar të qenieve njerëzore?

Kryeministri Edi Rama: E gjithë kjo më duket e vështirë për t’u kuptuar. E përsëris, kjo nuk është e vetmja qendër pritjeje në Evropë, ka të njëjtin standard dhe natyrë si ato në Greqi. Greqia është vend anëtar i BE dhe nuk e di nëse ka ndonjë dallim dhe ku e shohin dallimin ata që kritikojnë. Dhe 3000 njerëzit që do të vijnë në Shqipëri në qendrën pritëse të bëhen shkas për refrenin e vjetër të historive me mafiozë, me trafikantë, me të drejtat e njeriut e të tjera si këto, nuk është serioze. Duhet të mendojmë më në thellësi për këto gjëra, duhet gjetur zgjidhje …

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • ​Goditje politikës së emigracionit të Trump: Gjykata Federale në SHBA rrëzon pezullimin e vizave për 75 vende, përfshirë Shqipërinë
  • Impiante në ishuj, Greqia dhe Turqia, në një përplasje të re diplomatike për Detin Egje
  • ​Vrasja në Ksamil dhe “lojërat” me kombësinë e viktimës
  • Skandali i spiunazhit me trupat e KFOR-it: Prokuroria kroate ngre aktakuzë ndaj ish-pilotit dhe partneres së tij serbe
  • Normalizimi i inkompetencës

Komentet e Fundit

  1. Artan on Turqia lëshoi urdhër-arrest ndërkombëtar ndaj tij, reagon Netanyahu: Erdogani diktator antisemit
  2. Inis on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  3. labi doktori on Përplasja e gazetarit me truprojat e Kryeministrit, Rama: Shau si i përdalë një grua, e bullizoi bashkë me fëmijën
  4. Otto on Shqipëria nuk do të pasurohet nga turizmi dhe as duke shkatërruar atë që e bën unike
  5. Artan on Pse emigrantët preferojnë demokracitë dhe lënë pas shtetet joliberale

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?