Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Kisha Katolike në Itali reagon ashpër
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Aktualitet > Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Kisha Katolike në Itali reagon ashpër
AktualitetPolitike

Marrëveshja me Shqipërinë për emigrantët, Kisha Katolike në Itali reagon ashpër

Published: February 16, 2024
Shpërndaje

Kisha Katolike në Itali ka reaguar disa orë pas miratimit nga Senati italian të marrëveshjes Shqipëri-Itali për emigrantët.

Kryepeshkopi katolik Giancarlo Perego, president i fondacionit “Migrantes”, i cili ofron mbështetje për emigrantët dhe refugjatët, shprehu kundërshtimin e tij të fortë ndaj marrëveshjes.

“673 milionë euro do të hidhen në det për shkak të pamundësisë për të ndërtuar një sistem pritjeje refugjatësh në vendin tonë. 673 milionë euro mund të rigjenerojnë jo vetëm jetën e shumë njerëzve, por edhe jetën e komuniteteve tona. Një humbje e burimeve publike. Një akt i ri i paaftësisë qeveritare për kontrollin e migrimit. Një disfatë e re e demokracisë.”, tha kryepeshkopi.

- Publicitet -

Kujtojmë se senati italian i ka dhënë dritën jeshile projektligjit për ratifikimin e protokollit Itali-Shqipëri me 93 vota pro dhe 61 kundër. Në të dy strukturat në Lezhë, me një kapacitet total prej 3 mijë emigrantësh, do të mbahen emigrantët e shpëtuar në ujërat jashtë BE-së dhe do të kryhet kontrolli i parë, sipas asaj që u raportua nga ekzekutivi italian në parlament. Miratimi u kundërshtua ashpër dje nga opozita italiane, sipas së cilës projekti është rezultat i propagandës së qeverisë Meloni, i cili cënon të drejtat e njeriut të emigrantëve dhe do të kushtojë rreth 650 milionë euro.

Kujtojmë se edhe nga opozita shqiptare është kundërshtuar, ku 30 deputetë të opozitës e çuan marrëveshjen për refugjatët në Gjykatën Kushtetuese. Kjo e fundit i dha miratimin më 29 janar, me arsyetimin se kjo marrëveshje është në përputhje me Kushtetuese.

Marrëveshja e firmosur në Romë në 6 nëntor të vitit të kaluar, mes kryeministrave të të dy vendeve, përfshin emigrantët që nisen nga Afrika e Veriut dhe kapen në det nga anijet italiane.

Ajo parashikon ngritjen e një pike në Shëngjin ku do të kryhen procedurat e verifikimit të emigrantëve dhe një qendre në Gjadër, ku ata do të mbahen të izoluar, deri në përfundim të procedurave për pranimin ose jo të azilit. Përgjegjësia mbi çdo veprimtari do të jetë e Italisë, së cilës i njihet dhe juridiksioni i plotë mbi qendrën e pritjes.

 

j.l./ dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Protesta e studentëve, Ministria e Shëndetësisë për të plagosurit: 6 persona vijojnë të marrin trajtim te Trauma
  • PS i vendos ultimatum opozitës për reformën zgjedhore, ekspertët kërkojnë konsensus
  • Protesta 8-orëshe para Ministrisë së Arsimit, 16 persona të arrestuar nga Policia
  • Rama anulon mbledhjen e grupit të PS që do mbahej sot
  • Parashikimi i horoskopit 14 Tetor 2026, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

Komentet e Fundit

  1. Ytt patronazhist muti on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  2. Mut ti, mut kush te ka bere on VIDEO: 13 të plagosur nga trazirat në Tiranë, mes tyre policë, gazetarë, protestues dhe kalimtarë
  3. K R on VIDEO: Policia dhunon një student, e merr në gjendje të fikëti, ndërsa i varet këmba totalisht e thyer! (KUJDES, pamje të rënda)
  4. Skypion on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?
  5. Poshte patronazhistet si anonymous on Fatura e prepotencës politike: A mund ta shuajë Rama me dhunë atë që ndezi me arrogancë?

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?