Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Mashtrimi me kreditë, arrestohen 4 punonjës të Fondit Besa dhe Noterja/ Zbardhet skema
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Kronike > Mashtrimi me kreditë, arrestohen 4 punonjës të Fondit Besa dhe Noterja/ Zbardhet skema
KronikeLajmi i fundit

Mashtrimi me kreditë, arrestohen 4 punonjës të Fondit Besa dhe Noterja/ Zbardhet skema

Published: June 3, 2024
Shpërndaje

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar masa sigurie arrest me burg dhe arrest shtëpie për 4 punonjësit e Fondit “Besa” dhe Noteren, që dyshohet se kanë mashtruar qytetarët duke marrë pa dijeninë e tyre kredi, ndërsa kanë përvetësuar paratë.

Sipas njoftimit zyrtar, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

“Shtetasi L.V., ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare.

- Publicitet -

Po kështu, shtetasi L.V., nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm”, thuhet në njoftim.

Njoftimi nga Prokuroria

Mashtruan qytetarët duke marrë pa dijeninë e tyre kredi dhe përvetësuan paratë, Prokuroria e Tiranës kërkon ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest në shtëpi’ për 4 punonjësit e Fondit ’Besa’ dhe Noteren

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, kërkon masa sigurie ‘Arrest në burg’ dhe ‘Arrest shtëpie’ për 5 persona nën akuzë për veprat penale të ‘Mashtrimit’ dhe të ‘Falsifikimit të Dokumenteve’.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, këta persona duke përdorur gënjeshtrën dhe shpërdorimin e besimit, kanë përvetësuar shumat e kredive të marra nga 11 persona që kanë bërë kallëzim penal duke i mashtruar dhe duke ju përvetësuar shumat monetare.

Shtetasi L.V., ka shtyrë të dëmtuarit nga kjo veprimtari kriminale që të hapnin llogari bankare në emër të tyre, ku janë transferuar shumat monetare të marra nëpërmjet kredive bankare. Po kështu, shtetasi L.V., nëpërmjet gënjeshtrës dhe shpërdorimit të besimit ka siguruar kopje të dokumenteve të identifikimit për personat e dëmtuar dhe pa dijeninë e tyre, ka bërë të mundur realizimin e dosjeve të kredisë dhe kontratave të kredise, në institucionin financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, duke bërë të mundur çeljen e kredive, disbursimin dhe transferimin e shumave monetare në llogaritë bankare të personave të dëmtuar, tërheqjen e shumave dhe përvetësimin e tyre.

Në kryerjen e këtyre veprimeve, shtetasi L.V., ka bashkëpunuar me shtetasit E. A. dhe L. P., të cilët kanë qënë punonjës të shoqërisë ‘Fondi Besa’ sh.a, që kanë qënë në cilësinë e oficerit të kredisë, në lidhje me personat e dëmtuar. Po kështu, ka bashkëpunuar edhe me shtetasen L. N., e cila ka qënë përgjegjëse e zyrës përkatëse të ‘Fondi Besa’ sh.a, që ka patur në varësi dy punonjësit e mësipërm.

Personat e dëmtuar nuk janë paraqitur ndonjëherë në zyrat e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a, nuk kanë nënshkruar ndonjë dokument për marrjen e kredive, nuk kanë nënshkruar kontratat noteriale për marrjen e kredive, nuk kanë pasur dijeni në lidhje me ekzistencën e kredive në emër të tyre. Punonjësit e institucionit financiar ‘Fondi Besa’ sh.a kanë qënë plotësisht në dijeni të faktit se personat e dëmtuar nuk janë paraqitur në zyrat e tyre, për të aplikuar për kredi dhe për të dorëzuar dokumentacionin e kredisë, por kanë plotësuar dosjen e aplikuesve me dokumente me përmbajtje të falsifikuar.

Sa më sipër, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasi L. V., në bashkëpunim me shtetaset L.N., E.A. dhe L.P., kanë krver veprën penale të “Mashtrimit”, me pasoja të rënda dhe të kryer në bashkëpunim, të parashikuar nga nenet 143/3 dhe 25 të Kodit Penal.

Po kështu, ekzistojnë prova të mjaftueshme se shtetasja M. D., në cilësinë e Noteres, ka kryer veprën penale të ‘Falsifikimi i dokumenteve’, nga personi që e ka për detyrë, në 11 raste, të parashikuar nga nenet 186/3 i Kodit Penal.

Në përfundim, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kërkon:

-Të caktohet ndaj personit nën hetim L.V., masa shtrenguese e sigurimit personal “arrest në burg”, parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale;

-Të caktohet ndaj personave nën hetim L.N., E.A., L.P. dhe M.D., masa shtrënguese e sigurimit personal “arrest në shtepi”, parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale;

-Të caktohet ndaj personit nën hetim M.D. edhe masa ndaluese “Pezullim i ushtrimit të një detyre a shërbimi publik” parashikuar nga neni 242 i K.Pr.Penale.

b.m/dita

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Fundi i një epoke 25 vjeçare për një prej emisioneve më të njohura investigative në vend
  • VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  • VENDIMI: Presidenti, kryeministri dhe ministrat në hotele me 5 yje, deputetët në hotele me 4 yjë, ndërsa administrata në hotele me 3 yje
  • CNN artikull për Alpet Shqiptare: Shtegu epik i ecjes që përshkon një nga zonat e fundit të egra të Evropës
  • Goditën shefin e Krimeve në Sarandë, 6 persona nën hetim nga Prokuroria

Komentet e Fundit

  1. Igor on Kulmin e arritëm në 1991, projeksioni i OKB: Popullsia e Shqipërisë do të tkurret në 1.18 milionë banorë në vitin 2100
  2. Boss on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  3. 1thundrak on Shqipëria shpenzon për arsimin 2.9% të PBB-së, e fundit në Europë
  4. Tiranë on VIDEO: Zjarrfikësja shuan zjarret në SHBA, Taulant Balla e reklamon videon si në Shqipëri
  5. Anime Stars Tools on Koha kur në rast agresioni, një milionë shqiptarë ishin nën armë për pak orë

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?