Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: Maskarallëk politik
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Lajmi i fundit > Maskarallëk politik
Lajmi i funditopinion

Maskarallëk politik

Published: August 5, 2026
Shpërndaje

Nga Fatos Tarifa

E keni vënë re sa shumë flet Kryeministri Rama kohët e fundit?

Duket sikur përpiqet të krijojë përshtypjen se, më në fund, ka kuptuar çfarë nuk shkon në këtë vend, çfarë e pengon demokracinë, se ka reflektuar pas nisjes së protestave qytetare dhe se ka ndryshuar mënyrën e qeverisjes e të kërkimit të llogarisë. Madje, herë pas here, pranon edhe ndonjë prej kërkesave të protestuesve, por vetëm ato që i leverdisin, ndërsa injoron thelbin e pakënaqësisë së tyre.

- Publicitet -

Problemi është se kryeministri u flet veshëve të gabuar. Nuk u drejtohet atyre që kërkojnë llogari prej tij, ndërkohë që një pjesë e madhe e qytetarëve, edhe nëse nuk kanë dalë në protestë, as e besojnë më, as duan ta dëgjojnë. Arsyeja është e thjeshtë: nuk e duan më në krye të qeverisë. Ata kërkojnë largimin e tij.

Po çfarë u thotë kryeministri? Edhe pak ditë më parë ai përsëriti të njëjtën tezë, një ide që dëshmon një injorancë të frikshme të vetë demokracisë: “Populli”, tha kryeministri, “flet kur vijnë zgjedhjet”.

Ky nuk është thjesht një interpretim i gabuar i demokracisë, por një element thelbësor i narrativës së tij politike në një kohë kur gjithnjë e më shumë qytetarë kërkojnë dorëheqjen e tij.

Në një demokraci funksionale, populli nuk flet vetëm një ditë në katër vjet. Populli flet çdo ditë. Demokracia nuk është një ngjarje që ndodh vetëm ditën e zgjedhjeve; ajo është një proces i pandërprerë. Demokracia është ajo që ndodh në periudhën mes dy zgjedhjeve—në lirinë e fjalës, në protestën qytetare, në kritikën publike, në kërkimin e llogarisë dhe në kontrollin e përditshëm të pushtetit.

T’u thuash qytetarëve shqiptarë se duhet të flasin vetëm kur të vijnë zgjedhjet do të thotë t’u kërkosh të heshtin katër vjet me radhë; të mos protestojnë, të mos kritikojnë, të mos kërkojnë llogari nga ata për të cilët kanë votuar, t’i lënë qeverinë dhe kreun e saj të bëjnë çfarë të duan, të shkelin premtimet elektorale dhe standardet e qeverisjes demokratike, ndërsa në Kuvend të vazhdojnë të vegjetojnë të njëjtët deputetë të paaftë, mes tyre jo pak sharlatanë, të përzgjedhur jo nga populli, por nga kryetarët e partive për interesat e tyre.

T’i kêrkosh popullit të heshtë dhe të presë të flasë vetëm kur të vijnë zgjedhjet nuk është makiavelizëm politik. Është maskarallëk politik. Maskarallëk politik në kuptimin më të plotë të fjalës.

Përmes këtij maskarallëku, kryeministri shpreh jo vetëm përçmimin për qytetarët e vendit të vet, por edhe dëshirën për të qëndruar në pushtet me çdo kusht, edhe kur nuk gëzon më besimin e tyre. Ai shpreh, gjithashtu, frikën se zgjedhjet e parakohshme—po aq legjitime dhe demokratike sa zgjedhjet periodike—mund ta largojnë nga pushteti.

Në një demokraci, pushteti nuk i përket qeverisë. Ai i përket popullit. Populli ua delegon atë, përmes zgjedhjeve, Kuvendit dhe Qeverisë, që të drejtojnë në emër të tij dhe në interes të tij. Por delegimi nuk është një çek i bardhë. Nëse Kuvendi, Qeveria ose kryeministri i zhgënjejnë qytetarët, këta kanë të drejtën të kërkojnë largimin e tyre në çdo kohë, jo vetëm ditën e zgjedhjeve.

Pikërisht për këtë arsye zgjedhjet e parakohshme janë një instrument krejtësisht legjitim i demokracisë. Ato nuk janë një devijim nga rregullat demokratike, por pjesë e vetë këtyre rregullave.

Mjafton të shohim Britaninë e Madhe. Gjatë dhjetë viteve të fundit, pesë kryeministra britanikë janë larguar nga detyra përpara përfundimit të mandatit: David Cameron, Theresa May, Boris Johnson, Liz Truss, pas vetëm 49 ditësh në detyrë, dhe, së fundmi, Keir Starmer, i cili njoftoi dorëheqjen dhe u zëvendësua nga një lider i ri i Partisë Laburiste.

Rama nuk i njeh demokracinë dhe rregullat e saj më mirë se ata. Përkundrazi, gjatë njëzet viteve në krye të Partisë Socialiste dhe trembëdhjetë viteve në krye të qeverisë, ai ka dëshmuar se ose nuk i kupton, ose i shpërfill rregullat themelore të garës demokratike.

Shqiptarët nuk duan të heshtin deri në zgjedhjet e vitit 2029. Ato janë shumë larg me një Kuvend si ky, me një qeveri si kjo dhe me një kryeministër që u kërkon qytetarëve të mbyllin gojën e të presin edhe katër vjet për të folur. Demokracia nuk u kërkon qytetarëve të heshtin. Përkundrazi, u garanton të drejtën të flasin, të protestojnë dhe të kërkojnë llogari çdo ditë.

Unë flas dhe kërkoj sot të njëjtën gjë.

DITA

 

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo

Lajmi i Fundit

  • Temperaturat e larta, Instituti i Gjeoshkencave: Rrezik i lartë për zjarre në këto qytete
  • Drafti i marrëveshjes SHBA-Iran-Oman për hapjen e Ngushticës së Hormuzit, pesë kushtet kryesore
  • Horoskopi 5 Gusht 2026, çfarë parashikojnë yjet për shenjat ditën e sotme
  • Temperatura përvëluese, parashikimi i motit për sot
  • Maskarallëk politik

Komentet e Fundit

  1. Dashi on Bashki që shkrihen, qytete private që ngrihen
  2. demo on Qeveria nis anullimin e koncesionit, Pacolli paralajmëron arbitrazh: Fajin e kanë zyrtarët, faturën do e paguajnë shqiptarët
  3. Mapo on 302 milionë dollarë për mbrojtjen, SHBA ratifikon marrëveshjen me Shqipërinë
  4. xhaxhi moderatori on SPAK: Padia ne Itali ndaj Dumanit, manovër procedurale
  5. Five company on Skënder Brataj për Edvin Priftin: Një narcist sociopatik, skizofren patologjik

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?